Kreu i opozitës ka dhënë një intervistë për Radio Radicale duke prekur disa nga temat kryesore të aktualitetit politik. Rama ka shpjeguar arsyet pse PS do të jetë fituese e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe reformat që do të ndërmarr si kryeministër i vendit.
Duke konsideruar teorikisht se i fitoni zgjedhjet…mund të na thoni nëse e keni gati listën e ministrave me të cilët do qeverisni, domethënë një “qeveri hije” si në praktika të ndryshme evropiane?
Jo nuk e kam! Praktika e “qeverive hije” nuk është evropiane, por anglo-saksone e cila nuk funksionon në botën e mesdhetare dhe mendo sa mund të funksionojë në botën e Ballkanit…
Nëse do te vini në pushtet do të ketë ndryshime në politikën e jashtme socialiste? Duke konsideruar këtu që dinamika globale është duke ndryshuar dhe nuk mund të thuhet që nuk ka probleme…
Unë besoj që praktikisht nëse ka një gjë e cila ka nevojë të konsolidohet dhe jo të ndryshohet, është politika jonë e jashtme. Është një gjë një veprimtari që e kemi bërë mirë gjithmonë…
Edhe qeveria Berisha?
… në politikë-bërjen tonë, ka qenë politika e jashtme që ka bërë që Shqipëria të shihet si një vend që ja del të sillet në mënyrë të përshtatshme me rrethanat edhe nga më të vështirat në rajon. Tani nevojitet të shihet çfarë mund të përmirësohet në këtë drejtim në të gjitha këto pikë-pamje, por padyshim që nevojitet të konsolidohet ky qëndrim i Shqipërisë. Një vend që përfaqëson dëshirën e mirë për paqe dhe stabilitet në rajon. Jo ndryshim kufijsh në Ballkan dhe Integrimin Evropian të tij dhe bashkëpunim me të gjithë.
Nëse flasim konkretisht për një aktor dhe faktor të rëndësishëm gjeopolitik siç është Turqia…Unë si vëzhgues i vëmendshëm i zhvillimeve në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri shoh një prani dinamike të Turqisë në vend, prani sa ekonomike ashtu edhe kulturore dhe ai vend ka një rol të diskutueshëm nga pikë-pamja evropiane… Nëse do kemi një qeveri “Rama” cili do jetë pozicionimi i Tiranës karshi saj?
Por nuk ka… nuk ka asnjë dyshim që Turqia përfaqëson një fuqi kulturore dhe ekonomike pozitive jo vetën për rajonin tonë por edhe për një diagonale shumë më të madhe. Besoj qëe duhet shkuar përpara dhe të shihet si mund të nxisim kooperimin ekonomik dhe çfarë duhet të bëjmë që të forcojmë lidhjet tona në të gjitha aspektet dhe mbi këtë nuk ka asnjë dyshim.
Nëse flasim për protagonizëm politik përballë ndërkombëtarëve, protagonizëm të Berishës dhe të Ramës kundrejt aktorëve të huaj! Personalisht vë re që z. Berisha pas takimeve me ta në konferencat e shtypit thotë përgjithësisht që qeveria e tij dhe partia demokratike do bëjnë të pamundurën që kërkesat, këshillat e tyre të realizohen! Ndërsa Rama, në konferencat e tij nuk thotë gjë tjetër veçse: i kërkova zgjidhjen e “x” problemi, qe këtu ka shumë pengesa, që këtu nuk veprohet si duhet etj…ç’mund të themi për këtë konstatim? Ka nevojë reflektimi për politikanin që nesër dëshiron të drejtojë vendin?
Boh…nuk e di! Nevojitet të pyesni ndërkombëtaret për këtë! Unë bëj më të mirën time për të prezantuar tek ata pikë-pamjet e mia, botën tonë të disa vlerave, disa pikëpamje, pastaj nuk më përket mua të gjykoj nëse ja arrij të kryej këtë detyrë mirë, shumë mirë, apo keq…
Le të flasim për gjëra konkrete. Përça i përket edhe Memos së publikuar tashmë të Departamentit të Shtetit mbi retorikën nacionaliste…ose ajo që thotë Berisha se në rajon ka albanofobi së cilës i nevojitet një përgjigje. Sipas Ramës, ka në rajon albanofobi?
Por, unë besoj se ne nuk duhet të harrojmë për asnjë sekondë të gjithë këtë që është bërë në këto vitet e fundit dhe si është bërë. Shqiptarët sot në rajon janë historikisht më mirë se kurrë. Dhe, kjo është realizuar në sajë të një mbështetje ndërkombëtare, një mbështetje pa doreza të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe të cilët morën drejtimin e luftës për çlirimin e Kosovës. Mjafton të sjellim në vëmendje faktin që kryeministri i Kosovës është ulur në të njëjtën tavolinë pune me kryeministrin e Serbisë, apo të autoriteteve më të larta si të Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar mbi paqen midis tyre. Kështu që unë besoj se nuk ka asgjë më kundër rrymës dhe kundër-produktive se ajo rrugë e errët e një nacionalizmi që sipas meje është primitiv dhe nuk ka të bëjë me të gjithë atë që ne kemi nevojë.
Sipas kryetarit të opozitës, kundërshtari juaj politik, dmth kryeministri Berisha retorikën nacionaliste e ka për qëllim elektoral, apo ka një projekt i cili sipas zhvillimeve nuk është se mund të eskludohet në mënyrë absolute përderisa kemi një Komb të vetëm që jeton në pesë shtete rajonale…?
Whë…Shqipëria nuk është i vetmi Komb që jeton në disa shtete…ka edhe kombe të tjerë që…, por të imagjinosh një projekt që ti bashkojë këto pesë “copash”…në një gjë të “shkëlqyer” që të jep drithërima…sepse është ajo që thashë më parë që të kthehesh shumë mbrapa për të parë një botë që nuk ekziston më! Sot shqiptarët janë përpara një sfide të madhe që është Integrimi Evropian në një botë që ndryshon çdo ditë. Ndaj duhet të veprojmë e mendojmë sipas kësaj bote që po jetojmë pa rënë në kurthet e një nacionalizmi jashtë loje…
Po një projekt i tipit BENELUX-it Ballkanik, mund të konsiderohej…?
Le ti lemë të rrinë të tilla projekte, perceptime sepse e përsëris që janë perceptime të një ardhme të pamundur me sytë nga një e shkuar që nuk ekziston më. E përsëris që unë nuk shoh tek këto perceptime as një projekt të saktë për Kombin dhe as për Shqipërinë dhe Kosovën dhe të gjithë shqiptaret në përgjithësi. Nuk shoh as një rrugë te kalueshme në to. Kjo sepse janë rrugë që të çojnë vetëm në fatkeqësi. Nuk mund të humbin të gjitha ato që i kemi fituar dhe nuk mund të humbim simpatinë dhe mbështetjen e aleatëve tanë të mëdhenj dhe ne nuk mund të humbim mundësinë e madhe që është përpara nesh, këtë botë të re që sigurisht duhet të na shtyjë drejt themeleve të Etërve themelues të idealit të kombeve që jetojnë së bashku. Dhe, duhet të sigurojmë këtë ideal nëpërmjet instrumenteve të duhura .
Te kthehemi tek problemet e shtëpisë. Tashmë të flasim për 21 janarin. Prokuroria e Përgjithshme ka apeluar tashmë vendimin e Gjykatës së shkallës së parë. Mund të themi se kemi besim tek Drejtësia? Apo që presim të vijmë në pushtet?
Nuk është problem pushteti, apo problem i besimit tek institucionet e drejtësisë në logjike të principeve. Në Shqipëri nuk ekzistojnë institucionet demokratike të cilat janë krejtësisht nën thundrën e pushtetit të korruptuar dhe plotësisht anti-demokratik…
Për ta mbyllur dhe meqë jemi edhe në Itali në prag zgjedhjesh, shumë më afër se në Shqipëri, ç’mund të themi për Listën për Amnisti, Drejtësi dhe Liri të radikalëve italianë?
Po, unë besoj që Marco Pannella dhe Emma Bonino kanë shkruar një histori shumë të veçantë e cila do jetë gjithmonë e nderuar në të ardhmen dhe që nuk është rasti i shumë të tjerëve që kanë përfaqësuar parti të mëdha, apo të vogla. Ata kanë shkruar një histori në mënyrën e tyre me shumë ndershmëri dhe dinjitet. Thënë këtë, mund të shtoj që rezultatet elektorale kanë pak rëndësi përballë asaj që ata kanë bërë dhe do bëjnë. Kjo sepse ajo që ata kanë bërë ka qenë e një përmbajte shumë të thellë në raport me një rezultat elektoral të zakonshëm i cili nuk ka qenë me atë çfarë ata meritojnë. Më duket se ata nuk kanë shënuar kurrë rezultat elektoral si horizonti i tyre, horizont apo qëllim që nuk e kanë abandonuar kurrë për rezultate elektorale të cilat kanë qenë gjithmonë shumë, shumë më pak se ajo që kanë merituar gjithmonë ata.