Rama: Sapo i ridërgova Metës kërkesën për dekretim të Sandër Lleshit

Leda Hysa

Ashtu siç tha edhe një natë më parë, kryeministri Edi Rama i ka dërguar sërish Presidentit Ilir Meta propozimin për dekretimin e Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm.

Vetëm pak minuta pasi Meta foli për gazetarët, Rama me anë të një statusi në Twitter njoftoi se ka rifirmosur ridërgimin e kërkesës për dekretimin e Sandër Lleshit, ndërsa theksoi se bashkëngjitur do t’i dërgohet presidentin një relacion i detajuar shpjegues.

“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”, shkruan Rama.

Pak minuta më parë kreu i shtetit, pavarësisht se nuk dha asnjë argument ligjor për vendimin e mosdekretimin, tha se amatorët duhet të lexojnë Kushtetutën.

“Sa i takon anës ligjore, padashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantëve, apo të njëanshëmve, do t’i ftoja edhe një herë të lexojnë të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit”, tha Meta në një prononcim për gazetarët, duke shtuar se “akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek Presidenti”.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Duhej i degjeneruari Edvin Rama , që hajduti Ilir Meta të bëhej president .
    Demagogut iu dhanë të gjitha , me tepsi , me tigan e me kusi dhe ai tani tall bythën me ne . Është koha e horrave !

    • Ka filluar qysh me Enverin, edhe sot e kesaj dite vazhdojne ta quajne baba, hero legjendar, burre shteti, Skenderbeu i Dyte e turrli llpj badallalliqesh te tjera,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *