Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se socialistët në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit 2021, nuk do të bëjnë asnjë propozim për taksën.
Rama tha se PS do të vijojë me taksimin progresiv, që sipas tij, takson më shumë, atë që paguan më shumë.
“Përsa i përket taksës, ne s’bëjmë fushatë me taksën. Ne do të vijojmë atë që kemi thënë në fillim, kush fiton më shumë, paguan më shumë. Meqë ne jemi të akuzuar si qeveria dhe forca që mbron oligarkët, ne nuk do t’i lemë në asnjë mënyrë 500 e 30 mln dollarë që të jem i saktë, që të mbeten në xhepat e kompanive të mëdha apo oligarkëve siç i quajnë këta. Ne si lemë 530 mln dollarë që janë aty për t’i investuar në shkolla e rritje pagash e pensionesh që të kthehen mbrapsht siç ndodhte para se ne të vinim në qeveri, në xhepat e më të pasurve. Shëmbëlltyra e lidershipit të PD, pa shtyllë kurrizore. Këto që thonë këta janë të pabëshme, se do falimentonte shteti, por ata nuk do të vijnë në pushtet”, tha Rama.
j.l./ dita

PD-LSI i kane krijuar si parti thjeshte per kte qellim !
Te shkaterrojne Shqiperine .
Dhe kta deri me sot ja arriten Objektivit ,nqs do shikojme
sot Apokalipsin qe i ka rene vendit ne cdo drejtim.
Kto dy PartiBanda duhen zhdukur me rrenje nga kjo Toke ,
ndryshe do ta kemi shume te veshtire mbijetesen,
naiviteti jone ka me na kushtu shume nqs nuk veprojme
Borxhi publik Shtator 2013 63%,Nëntor 2020 97.4%!
Pano Soko: ‘Edi Rama. është i vetmi kryeministër i cili ka parametrat më të këqinj në historinë e qeverive shqiptare,duke marrë parasysh faktin që ai ka sot një shtesë prej mbi 6.3 miliardë euro në stokun e borxhit. Ka marrë më shumë borxh se çkanë marrë gjithë kryeministrat e tjerë. Këto lekë që ka marrë Rama nuk di të thotë se ku i ka çuar.Po ta pyesësh sot Ramën;ke marrë 6,3 miliardë euro borxh,ku janë? Lekët ikin nëpër projekte të cilat janë të vogla në përmasë por të shtrenjta në pagesë. ”
Jo takses se sheshte qe favorizon oligarket, por edhe taksa progresive aktuale duhet rishikuar per te favorizuar ata qe kane te ardhura nen mesataren e vendit!
Pse ka akoma shtet per te falimentuar?!