Edi Rama u pergjigjet edhe skeptikeve, te lekundurve dhe atyre qe u zhgenjyen nga aleanca me LSI per ceshtjen e 21 janarit. Premtimi i tij ishte se do te çonte para drejtesise jo me vetem per ata qe terhoqen kembezen dhe ende jane te lire nga gjykata, por edhe per urdheruesit. Fjala eshte per Berishen dhe Bashen. Piramida shteterore e njeh se Komandanti i gardes merr urdher vetem direkt nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshem. Rama ka premtuar publikisht nga Konventa se nuk do gjej paqe pa ndeshkuar urdheruesit e vrasjeve te 21 janarit.
“21 janari është çështja që do të vendosë në themelet e drejtësisë të drejtën. Ne nuk do gjejmë paqe derisa vrasësit dhe urdhëruesit e vrasjeve të shkojnë përpara drejtësisë”, ka theksuar Rama, i cili ka premtuar edhe rivendosjen e rendit në vend.
“300 ditë na duhen, do ta zmbrapsim krimin, do ta kthejmë andej nga ka dalë dhe do të vendosim përballë shqiptarëve një polic dinjitoz në shërbim të shtetit”, ka shtuar Rama.
Mbyllet Konventa, Rama: Ja si do të qeverisim pas 23 qershorit
Nën moton “Bashkë për një fitore plebishitare” nisi sot rreth orës 16:00 dita e dytë e Konventës Zgjedhore të Partisë Socialiste. Gjatë punimeve të sotme u prezantua në detaje programi 4-vjecar për një “Rilindjes Kombëtare”.
Punimeve të ditës së dytë të Konventës Kombëtare të Partisë Socialiste u parapriu konferenca për shtyp e kreut të PS-se, Edi Rama, i cili e cilësoi këtë program si më të detajuarin që kjo forcë politike ka hartuar ndonjëherë në historinë mbi 20-vjecare të saj.
“Sot është dita e dytë e Konventës zgjedhore që i kushtohet programit më të detajuar që një forcë politike ka pasur këto 20 vjet të ballafaqimit zgjedhor. Është një kontratë qeverisëse me popullin shqiptar dhe sot i ftoj të gjithë ta ndjekin shpalosjen e sintezës së programit dhe ndërkohë padyshim në ditët në vijim për të vënë në dispozicion qytetarit librin e programin. Pala tjetër nuk ka program, i rikthehet gjithnjë vetvetes dhe bën kate shtesë pa leje me pjesët e kopjuara prej nesh, ndërsa ne e kemi të qartë se çdo bëjmë në 4 vitet në vazhdim. Programi ynë është alternativa e taksimit të ndershëm që parashikon uljen e taksave për 95 % të shqiptarëve, është alternativa e shëndetësisë falas për të gjithë ata që kanë nevojë, është alternativa e rilindjes së fshatit të braktisur”, theksoi Rama.
“NË ‘BETEJË’ JO PËR VETEN, POR PËR NJERËZIT E ZAKONSHËM”
Kryesocialisti Edi Rama në mbyllje të Konventës të PS-së që zhvilloi punimet përgjatë dy ditëve (19-20 maj) në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, iu drejtua në mënyrë të vecantë njerëzve të thjeshtë, që nuk merren me politikë, pasi sipas tij ky është dhe thelbi i ‘betejës’ së socialistëve. Rama, theksoi “pas një muaji vendoset e ardhmja e vendit”.
“Një muaj nga sot shqiptarët do të votojnë për të vendosur për të ardhmen e këtij vendi. Do të votojnë nëse do të qëndrojnë kështu duke e lënë vetën në inercinë e rrugës së rrënimit, me këtë qeveri pavarësisht skandaleve dhe dështimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit apo nëse me votën e tyre, do të ndryshojnë rrugën e vendit dhe të jetës së tyre duke hapur shtegun e një rilindje për një të ardhme me shpresa, apo për 4 vite të tjera si këto ,për një fillim të ri apo për të vijuar avazin e vjetër. Në këtë sallë, ne e dimë sesi do votojmë. Gjithkush këtu do të votojë, PS, sepse ne të gjithë jemi të përkushtuar ndaj vizionit dhe kauzës sonë të përbashkët. Ne gjithë jetojmë, hamë, pimë, tresim dhe flëmë dhe ngrysemi me politikë. Ne do të luftojmë më gjithë vullnetin dhe energjinë tonë që përmes politikës të biem ndryshimin që ky vend meriton dhe ti japim shqiptarëve ‘rilindjen’ që duam. Por, duke u afruar data mes zhurmës dhe entusiazmit të fushatës, mes zotimeve dhe kundra zotimeve, pretendimeve të njërës pale dhe palës tjetër, mes flamujve të njërit kamp dhe të kampit tjetër, ne nuk duhet ta humbim arsyen themelore pse quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë, kjo arsye nuk ka të bëjë me ne, por me njerëzit që nuk hanë dhe nuk jetojnë për politikën. Me ata që në mëngjes dalin për të shkuar apo për të kërkuar punë, me ata që gdhihen me ankthin se cfarë do të gatuajnë për fëmijët e tyre, që nuk cojnë fëmijët në shkollë dhe ata që nuk kanë një rrogë se nuk kanë punë. Me ata që janë kocka, mishi gjaku dhe trupi, truri i këtij vendi, me njerëzit e zakonshëm. Njerëzit që do të vendosin nëse do na e japin apo jo votën dhe do të na ngarkojnë me përgjegjësinë për tu hapur rrugën e rilindjes duk u dhënë energjinë, përkushtimin dhe eksperiencën që ne kemi për ta. Sigurisht është e lehtë të jesh lideri mes njerëzve të tu. E lehtë të flasësh dhe të lëshosh mesazhe familjare duke rëndit që të gjithë i dini përmendësh. Por këtu sot, nuk dua ti mbetet hatri askujt. Dua të mos flas për ju, por sot dua të flas për ata që jetojnë jetën jashtë rruzullit të politikës. Ata që janë arsyeja pse dhe ne jemi këtu së bashku, për ata që duhet të na japin mbështetjen dhe ata që ne kemi detyrimi ne madh ti nxjerrim nga rruga e mungesës së shpresës , pamundësive, papunësisë dhe braktisjes socialiste, për ata që ne kemi detyrimin nga e vetmja ëndërr që të lënë Shqipërinë për një jetë më të mirë, dhe ti japim mundësinë bashkë me ne të shohin një ëndërr shqiptare që mund dhe do e realizojmë bashkë ne vendin tonë. Dua që ky të jetë rregulli themelor i fushatës, ne nuk jemi në këtë beteje për vete, por për njerëzit e zakoshëm të këtij vendi”, theksoi Rama.
Kreu i PS-së, duke i falënderuar për mbështetjen i bëri thirrje socialistëve që bindin qytetarët se të bashkuar Shqipëria mund të behet një vend më i mirë.
“Ju të gjithë socialistë dhe progresistë me jepini kënaqësinë të jem i mbështetur por ju nuk jeni këtu për mua, por për njerëzit e zakonshëm të vendit tonë që kemi detyrimin tu provojmë se politika është ai instrument që mendja njerëzore shpiku që gjërat bashkë bëhen me mire se vetëm. Ne të gjithë sa jemi e dimë që Shqipëria mund të bëhet një vend më i mirë, për të gjithë ata njerëzit e zakonshëm. Unë besoj se nga këto momente, do e merrni pushtetin për vete dhe nga nevoja për të ngrohur këto zemra jemi këtu në këtë beteje. Nga nevoja për të cuar dritën e shpresës në këto mendje të lodhura”, theksoi Rama.
Kreu i PS-së, theksoi se 23 qershori është ‘betejë’, mes dy të kundërtave. Mes politikës e përkushtuar për pushtet, dhe politikës për njerëzit.
“Kjo nuk është një betejë, mes dy të njëjtave, mes dy anëve të një medalje, por beteja e Shqipërisë të së shkuarës dhe të së ardhmes. Betejë mes dy botësh, mes botës politike, e përkushtuar tek zgjatimi për pushtet, dhe botës së një politike që dëshiron të shkëputet për tu bashkuar me botën që politikës për njerëzit. Me një botë që është mes nesh megjithëse nuk e kemi prekim në Shqipërinë tonë, që quhet familja e Evropës së bashkuar”, nënvizoi Rama.
“PROGRAMI I RILINDJES, PROGRAMI MË CILËSOR PËR TË GJITHË SHQIPTARËT”
Kyetari i Partisë Socialiste Edi Rama vlerësoi sot programin “Rilindjes”, si një program cilësor për të gjithë shqiptarët.
“Ky, vijoi ai, nuk është programi elektoral i radhës, por është një program ndryshimi, një kontratë me popullin shqiptar. Kjo është rruga me të cilën ne i propozojmë shqiptarëve të dalin nga rruga e rrënimit dhe të fillojnë rrugën e rilindjes kombëtare, dhe skuadra jonë është skuadra më e mirë për të realizuar këtë mision”, nënvizoi Rama, duke mbyllur fjalën e tij.
“PS PARTIA E 95% TË NJERËZVE, PD PARTIA E 5 % TË NJERËZVE”
“Pala tjetër thotë se ne kemi dyfishuar rrogat e mësuesve dhe cdo mësues duhet të jetë i lumtur të na votojë. Por sot është fakt se gjithë mësuesit dhe rrogëtarët e dinë se cka marrin nuk iu del të blenë cka blenë. E dinë që rrogat janë dyfishuar por jeta është shtrenjtuar shumë me tepër, ndërkohë ne u themi mësuesve dhe mjekëve, infermierëve dhe policëve dhe rrogëtarëve, se ka një gjë tjetër për tu bërë. Rritja e rrgoës në mënyrë hileqare, me rritje inflacioni dhe rritje cmimeve, nuk është zgjidhje por hile. Zgjidha fillon nga ndryshimi i sistemit të tashmit. Jo më taksë e sheshtë, ku mësuesja paguam më shumë se ministri i Arsimit. Taksimi i ndershëm do thotë kush fiton më pak paguan më pak taksa, kush fiton më shuam paguan më shumë.
Për ata mjafton që të jetojnë mirë vetë bashkë me një grusht njerëzish , por ne duam të ulim taksat për 95 % të shqiptarëve. Ato janë partia e 5 % të njerëzve”, tha Rama
TAKSAT E BIZNESIT TË VOGËL, BERISHA PROPAGANDË FASHISTE-KOMUNISTE PËR TË NGULITUR NË MENDJE TË PAVËRTETA
Kur keni qenë në Bashki taksat janë rritur? Është e vërtetë që taksat e sipërmarrjes së vogël , e të vetëpunësuarve janë rritur, por kush i rriti?! Taksa e biznesit të vogël në 2007, taksë që Sali Berisha (më falni që i përmenda emrin se kisha vendo mor me ja përmend) …erdhi pas një ulje në 2006. U premtua nga kundërshtarët tanë në 2005 se do e përgjysmojnë, e përgjysmuan në 206 dhe 2007 filloi me taksë të përgjysmuar, por pasi e përgjysmuan i vunë biznesit të vogël taksën e tatimit mbi fitim. Dhe pas 1 viti i vunë dhe TVSH. Me propagandë gënje, gënje, gënje, deri sa të binden, do që të na bindë se ka shtruar mijëra kilometra rrugë, që të ngulë një të pavërtetë përmes propagandës, tipike fashiste, komuniste si të doni quajeni. E vërteta është se biznesi i vogël paguan 3 herë më shuma taksa, jo se ja rriti Bashkia e Tiranës, por qeveria e korruptuar e Tiranës. Cfarë do bëjmë ne. Do heqim taksën e biznesit të vogël, do përgjysmojmë tatimin mbi të ardhurat”, premtoi Rama.
“INTEGRIMI I SHQIPËRISË NUK KA MBETUR TEK 3 LIGJET”
“Ka fatkeqësisht jo pak njerëz që besojnë në përrallën që integrimi i Shqipërisë në BE ka mbetur të ato 3 ligje. E vërteta është se cdo shqiptar i arsyeshëm e di shumë mirë cka e dallon Shqipërinë tonë nga Evropa. Ashtu sikundër na e ka thënë qartë vetë Evropa. Na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjidhim cështjen e pronës, një administratë në shërbim të shtetit jo si kazermë, nga ku dalin zyrtarët rresht në mitingje. Na duhet të luftojmë krimin dhe korrupsionin, na duhet ligjshmëri, trajtim i drejtë dhe i barabartë për të gjitha pakicat”, tha Rama.
“STRATEGJI TË PËRBASHKËT ME QEVERINË TË KOSOVËS”
Si do integroni Kosovën, kur ju nuk jeni integruar vetë?
“Shkurt na duhet shtet jemi ne socialistët që kemi qasje për rolin që Shqipëria duhet të marrë në funksion të bashkëpunimit me Kosovës. Bashkë me qeverinë e Kosovës do të ulemi për një strategji të përbashkët pe energjinë, për arsimin, që nga klasa e parë deri në fund të studimeve shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë të kenë të njëjtin sistem dhe të jetojnë në të njëjtën hapësirë strategjike dhe arsimore, strategji të përbashkët për turizmin, zhvillimin rural dhe prodhimet shqiptare. Strategji të përbashkët për marrëdhëniet kulturore dhe sportive për këtë hapësirë”, theksoi Rama.
“ZGJEDHJE MES RRËNIMIT DHE RILINDJES”
“Më 23 qershor, nuk është një zgjedhje me cka jemi në emër të së shkuarës, në vijmë nga e majta apo e djathta. Nuk është zgjedhje me gjyshin nëse ka qenë me ballin apo nacional çlirimtaren, por
është një zgjedhje mes rrënimit dhe rilindjes”, përfundoi Rama.
VASILIKA HYSI: PARTNERITET ME BIZNESIN
Vasilika Hysi prezantoi programin për rimëkëmbjen e biznesit, ku ndër të tjera foli për:
Partneritet të ri me biznesin, klimë lehtësuese.
Heqja e taksës së biznesit të vogël.
Heqja e referencave aktuale në dogana e tatime.
Modelim të zinxhirti që bën të mundur rimbursimin e TVSH.
Stabilizim i administratës doganore dhe tatimore.
Konsultim real me komunitetin e biznesit.
SAIMIR TAHIRI: DO RIMEKEMBIM POLICINE E SHTETIT
Në prezantimin e programit për policinë, Saimir Tahiri u shpreh se që në 300 ditët e para të qeverisjes do të rimëkëmbet Policia e Shtetit.
Pas 23 qershorit rikthejmë paqen shoqërore, garantojmë sigurinë e jetës.
Në 300 ditët e para rilindim policinë e shtetit, pastrojmë shoqërinë nga armët.
Profesionistet në detyrë dhe të larguar do vlerësohen, do pastrohet policia nga militantët dhe të paaftët.
Do rishikojmë kuadrin ligjor dhe do rrisim pagat e policisë.
Do strehojmë familjet, arsimojmë familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.
SHALSI: DO MARRIM NËN KONTROLL PASURITË KOMBËTARE
Deri më sot i ka shfrytëzuar në mënyrë barbare pasuritë natyrore, dhe përfituesin ka qenë vetëm një klikë afër pushtetit.
Prioriteti ynë:
Vendosja dhe marrja nën kontroll e të gjithë pasurive shqiptare.
Do i japim fund kontrabandës së naftës dhe evazionit në tregti me pakicë të naftës.
Do të rishikojmë të gjitha koncesionet.
Do të afrojmë paketa financiare apo fiskale për të tërhequr investitorë serioze me reputacion kombëtarë.
Shqipëria ka të gjithë mundësitë për të shfrytëzuar të gjithë pasuritë kombëtare.
Ky është misioni ynë që do e bëjmë realitet pas fitores së 23 qershor.
BESNIK BARE: KOMUNIKIM ME PUBLIKUN DHE TRANSPARENCË ME TË
Duke kujtuar përmbytjet në Shkodër, Besnik Bare premtoi se PS do të bëjë:
Ndalimi i eksporti të lëndës drusore.
Rehabilitimi i pyjeve të zonave të mbrojtura.
Përfundimi brenda mandati të parë i trajtimit të ujërave të zeza në zonat bregdetare.
Zbatimi i ligjit dhe forcimi i kapaciteteve profesionale.
Komunikim me publikun dhe transparencë me të.
AURON TARE: REFORMA PËR TRASHËGIMINË KULTURORE
Tare vuri theksin tek problemet më trashëgiminë kulturore duke premtuar se PS do kryejë me programi e saj:
Reforma për menaxhimin, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Do krijojmë legjislacion modern për ruajtjen e pejsazheve historike.
Do krijojmë dhe menaxhojmë projekte të lidhura ngushtë me pushtetin vendor.
Turizmi do konsolidojë Shqipërinë duke e kthyer në zinxhirin rajonal.
BALLA: FITORE KUNDËR KORRUPSIONIT DHE PANDËSHKUESHMËRISË
Deputeti Taulant Balla premtoi se programi “Për një rilindje shqiptare” do i japë zgjidhje
Kulturës së pandëshkueshmërisë. (Janë zhdukur 1.2 miliardë dollarë)
Do i kthejmë publikut cdo pasuri të fituar me korrupsion
Ndëshkim cdo shkelësi të ligjit
Transparencë për cdo koncesion
Goditje të korrupsionit dhe krimit fiskal
Rilindje për Shqipërinë dhe fitore kundër korrupsionit
PRONAT, GJIKNURI: NUK DO EKZITOJË MË TERMI ISH-PRONAR
Damian Gjiknuri duke sjellë në vëmendje cështjen e pronave, akuzoi vajzën e kryeministrit Argita Berisha teksa premtoi zgjidhje përfundimtare, pasi sot sipas tij qytetarët përballen me dy zgjidhje:
Të presin pafund certifikatën e pronës ose të japin 50% të pronës për certifikatën.
Angazhohemi se:
Nuk do ekzitojë termi ish-pronar
Do evidentojmë pronat publike që fshihen në zyrtaret e ministrive
Procesi i privatizimit të pronave
Në fund të mandatit të parë do përfundojmë procedurat për ndërtimet pa leje ( 800 dosje)
Për pronat si publike dhe private, siguri dhe qetësi
EMONELA FELAJ: DO PASTROJMË DREJTËSINË NGA CDO SHËRBËTOR PUSHTETI
Angazhohemi:
Drejtësi e pavarur
Shteti do sigurojë sipërmarrjet
Drejtësi që krijon akses të plotë pa barriera
Drejtësi që funksionon dhe zbaton ligjin
Do clirojmë drejtësinë nga presioni për interesat politik dhe korruptiv.
Do e pastrojmë nga cdo shërbëtor pushteti
EGLANTINA GJERMENI: SHËRBIME UNIVERSALE PËR FËMIJËT
Ripërtëritja e shoqërisë fillon tek fëmijët edhe familja
Angazhohemi
Shërbimet universale për fëmijët
Drejtësi sociale
Strehim për jetimët që aktualisht janë të papunë dhe të pastrehë
Fond kombëtar për shërbimet sociale
Dhënie përgjigjie përfundimtare e regjistrimit të fëmijëve rom dhe egjiptian
MILENA HARITOS: SHQIPËRIA DIXHITALE
Programin tonë duhet të fillojmë tek të rinjtë
Paisje personale me tableta për cdo nxënës shkolle brenda mandatit të parë.
ERiON VELIAJ: SHKOLLA TË HAPURA GJATË GJITHË KOHËS
Shkollat të hapura gjatë gjithë kohës për tu përdorur nga komuniteti për veprimtari artistike dhe kulturore.
Kjo do jetë qeveria e parë që e ka kthyer cështjen e sportit me rëndësi.
Do krijojmë qëndrën e parë olimpike për ata që janë të pasionuar.
Do clirojmë klubet sportive, që rezultati të përcaktohet nga loja dhe jo kompanitë e basteve.
OLTA XHACKA: JA PLANI YNË PËR FEMRAT
Gratë dhe vajzat vuajnë diskriminimin dhe dhunën në familje dhe akses të pakët në zyra.
Cdo grua e papunë, duhet të votojë për PS, në mbështetje të zotimit tonë për të fuqizuar gratë dhe vajzat përmes punësimi dhe kualifikimit profesional të tyre
Cdo nënë dhe grua duhet të në na votojë duke siguruar ne shërbimin e lindjes dhe shërbimet publike në mbështetje të mirëqenies së fëmijëve.
Skemë rimbursimi për gjyshet.
Vajzat e reja që jetojnë jashtë, bashkë do ndërtojmë stinët për të jetuar Evropën në vendin tonë.
GAZMIR BIZHGA: ‘RILINDJE’ SEKTORIT TË PESHKIMIT
Do i japim fund peshkimit me lëndë plasëse.
Masa për rrojtjen e resurseve.
Tregjet ë hapura me standarde më tregtimit me shumicë të këtij prodhimi.
Infrastrukture portuale të ankorimit.
Rritjen e kushteve veterinere sanitare.
Do rihapim degët në shkollar profesione për këtë sektor.
Do heqim taksën e qarkullimit për mjetet e peshkimit.
Do heqim TVSH dhe akcizën për karburantet për mjetet e peshkimit
Heqim TVSH për paisjet e peshkimit që qeveria nuk e bëri në 8 vjet.
ARTAN LAME: DO NDËRTOJMË AUTOSTRDËN E PARË SHQIPTARE
Do e lidhim Shqipërinë me 5 akset kryesore në standard dhe aks të vetëm, për të integruar veriun me jugun
Do ndërtojmë korridorin e kaltër
Do mbarojmë e rrugën e Kombit, që po shkërmoqet gjatë gjithë gjatësisë së saj
Rruga e Arbrit do e mbarojmë këtë rrugor
Do mbarojmë rrugën Egnatia
Do të ndërtojmë autostradën e parë shqiptare
ILIRJAN CELIBASHI: KANAL TELEVIZIV PËR KUVENDIN
Kuvendi do fitojë funksioni e tij Kushtetuese.
Respektim i afateve për interpelancë me kryeministrin do jetë norme për qeverinë socialiste.
Kuvendi i Shqipërisë do e bëjë procesin e ligjvënies transparent.
Hapja e një kanali televiziv për veprimtarinë e Kuvendit.
Cdo shpenzim publik do jetë transparent.
Nje prezantim shume i bukur dhe ku te gjithe pame se cfare eshte ne gjendje te arrije Rilindja. Kete qe pame sot presim qe te shohim me 23 qershor.
SHEMBULL QYTETARIE ISHTE KONVENTA E SOTME! QYTETARIA PERFAQESOHET VETEM NGA PARTIA SOCIALISTE DHE JO NGA ATA KAFSHET QE VETEM OFENDOJNE DHE NUK DINE TE BEJNE ASGJE TJETER!!!!
ME PELQEU SHUME KONVENTA..KISHTE PROGRAM JO SI ATA QE VETEM VJELLIN VRERR!
Nje konvente shume e bukur ku u thane shume gjera per te ardhmen sepse ne ate prezantim te sotem kemi pare shume premtime qe do te realizohen pas 23 qershorit.
Konvete madheshtore, po te ishe aty do ta kuptoje me te vertete se cfare eshte RILINDJA
Prisni prisni, do ta shikoni cfare fitore do arrije Edi ne 23 qeshor, do trembet sala dhe e gjithe PD-ja kur te dalin rezultatet e zgjedhjeve te ardhshme.
Dua vetem te falenderoj Z. Shalsi, pasi ishte personi qe permendi pasurite tona kombetare, pasuri te cilat sala i ka shitur dhe i ka dhene me qera. Ato jane pasurite e popullit shqiptar, jane pasurite tona dhe askush nuk ka te drejte qe ti shfrytezoje per interesa personale.
Prezantimi i programit ishte nje spektakel me vete, nje program i shkelqyer dhe “super” i detajuar i cili me te vertet te bente per vete. Nuk kisha pare ndonjehere nje program politik deri tani, me perpara neper fushata vetem bertitej (sic bene edhe sala tani), por programi qe ka bere partia socialiste ia vlente ta degjoje se me te vertete eshte programi i pare dhe i vetmi qe eshte prezantuar ne menyre perfekte e te detajuar nga nje parti politike. RILINDJE.
BRAVO Z. EDI RAMA NUK DUHET HARRUAR 21 JANARI #DrejtesiPer21Janarin
Ne kemi besim tek Partia Socialiste dhe tek Edi Rama sepse jane e vetmja shprese per te gjithe vendin, jane e vetmja shpresa qe na ka mbet!
Nje konvente e shkelqyer qe vetem vetem nje parti si Partia Socialiste mund ta bej!#RILINDJE
Mos u lodh kot, ai personi qe vetquhet kryeminister ai eshte krimineli dhe vrasesi qe urdheroi vdekjen e 4 personave ne 21 janar. Sali berisha duhet larguar nga qeveria dhe duhet te denohet me burgim te perjetshem per te gjitha krimet qe i ka bere popullit Shqiptare.
nje program per tu marr shembull nga cdo parti.suksese skuadres se RILINDJES me trajner EDI RAMEN.mbeshtetje nga cdo ane e botes per ju
me ne fund pergjegjsit kryesor do te marrin denimin e merituar dhe do te vihen perball ligjit qe do te jet maximal per to
edi rama njeriu i duhur per ti sjelle rilindjen shqiperise.21 janari eshte nje plage e hapur per te gjithe,dhe jemi te bindur qe me edi ramen ne krye do funksionoje drejtesia dhe do ndeshkohen fajtoret duke filluar qe nga kryeministri monster n ikje
Me pelqeu permbajtja dhe prezantimi por problemi eshte se sa njerez e kane degjuar dhe njohin konventen, Ne ato fletat e rilindjes do ishte mire te shkruhen te permbledhura, shkurt, pikat me te rendesishme ne cdo fushe dhe te shperndahen ne cdo familje qe njerezit te mund ti lexojne vete dhe keshtu do mendohen me mire kur votojne! Dhe ne ndonje gazete cdo dite ne faqen e pare, ne nje kuadrat te vogel, permbledhje 5-6 pika me te rendesishme nga nje cdo dite. Pra cdo dite fusha te ndryshme deri diten e zgjedhjeve. P.sh sot arsimi, neser rendi, pasneser bujqesia e keshtu me radhe qe njerezit te informohen dhe njohin konventen.
Askush nuk disktuon fitoren e Partise Socialiste me ne krye z.Rama,me kete program teper te arrire per te thene te drejten,ky popull do shpetoje njehere e mire nga keqqeverisja apo qeverisja e padrejte e praktikuar nga Saliu kryeministri ne ikje.Urime dhe fitore PS me te vertete nje program serioz.
Popull i duhet dhene nje shans Z.Rama te qeverise njehere kete Shqiperine tone te katandisur simos me keq. I duhet dhene nje shans per zellin qe kane pjestaret e ekipit te Rilindjes,i duhet dhene nje shans per zbatimin e programit Rilindje.I duhet dhene nje shans ketij vizionari qe mendon se ky vend mund dhe duhet me patjeter te behet,pasi ky popull meriton nje qeverisje te drejte e te denje.
Jane 1001 arsyet per te rrezuar kete qeveri te kalbezuar te super korruptuar nga te katra anet,po ashtu jane 1001 arsye per te sjelle ne krye te vendit nje njeri i cili te mendoje ne radhe te pare per interesat e vendit e popullit ku ai qeveris e te mos e kete si synim pasurimin e femijeve te tij.Pra Shqiperia ka nevoje te drejtohet nga nje njeri qe te qeverise per popullin e jo per pasurimin e kamjen e familjes.Dhe ky eshte z.Rama po po popullz.Rama e meriton te marre ne dore pas fateve te Tiranes ato te gjithe vendit.
KONVENTA E PS ISHTE FANTASTIKE DHE RILIDNAJ ESHT EME AFER ME KETE PROGRAM BRILANT QE ESHT EPER CDO SHQIPAR
shume nga ceshtjet e shumdiskutuara deri tani pas 23 qershorit do marrin pergjigjen qe nuk e kane marr deri me tani
SI GJITHMONE PS KA PASUR RISI DHE KONVENTA FANTASTIKE NE FUSHATE…SHPRESE PER RILINDJE ME KETE PARTI SOCIALISTE
do marrin denimin qe ju takon fajtoret kryesor te 21 janarit dhe fajtor kryesor te gerdecit.me ne fund me ardhjen ne pushtet te PS do te vihet drejtesia ne vendin qe i takon
RAMA DUHET TE BEHET 1 ME SHTRESEN E MAJT QE NE SHQIPERI ESHTE 96%.ME TAKSEN TE MERRET NE FORUME ,NJERZVE TI THOT DO ZGJIDH HALLIN E VEGJELIS.
me ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste do te vihet drejtesi per ato padrejtesi qe jane bere ne qeverisjen berisha.dhe organet e drejtesise do te jene te pavarura jo sic jane
BERISHIZMI kesaj here nuk mbledh dot as 30 DEPUTET.
Edi Rama ka krijuar bindje se do jet kryeministri i ardhshem.ADMINISTRATA duket shum e friksuar.
BERISHIZMI kesaj here nuk mbledh dot as 30 DEPUTET,.
Nje super Konvente…nje organizim perfekt Bravoooo…Kjo eshte Skuadra e Rilindjes ku shqiptaret beojn..kjo eshte rruga e e mire drejt ashqiperis europiane.
Rilindje per cdop sektor,,,,Kjo konvente ishte nje histori me vete menyra me e mire per prezantimin e nje programi te rradhe, nje programi dinitoz qe eshte hartuar nga antaret e skuadres se Rilindjes, njerez me vizon e ide novatore…Shqiptaret sot kane perpara tyre programin qe nuk kane patur kurre ndonjehere
Shpresoj qe kjo paraqitje fantastike te menyres se qeverisjes per te cilen foli Rama ne konvente te behet e vertete pas 23Qershorit kur ai te marre qeverisjen e vendit.I uroj atij suksese,i uroj edhe popullit sukses dhe shpresoj te marre vendimin e duhur e te mos lejoje qe vota e tij te vidhet.Sepse vendi ka nevoje per ndryshim.
Kjo eshte skuadra e Rilindjes, Edi Rama eshte super lideri i shqiperis europiane, ky eshte Kryeministri i ardhshem i shqiperis. Bravo per Konventen e shkelqyer qe mbajtet.
Edi Rama eshte Kryeministri qe ka ngjallur shpresen te shqiptaret per nej shqiperi ndryshe, per me shume zhvillim e punesim. Per drejtesin e munguar…pas ardhjes ne pushtet te skuadres se Rilindjes pergjegjesit e 21 janarit do te vihen perpara drejtesis, bashke me ato te Gerdecit e shume krimeve qe i jane bere ketij populi.
Punimet e Konventes te shkelqyera , fjalimi i Edi Rames i paarritshem…Bravoooo ky eshte lideri qe ne meritojme te na qeverisi…..Ky eshte lideri qe do te sjelle frymen europiane ne qeverisjen Shqiptare…..Rilindje
Fantastik Edi Rama e meriton me shume se kushdo tjeter qe te jete Kryeministri i Shqiperis…te gjithe besojn ne ju. Besojne ne vizionin eurpian, besojne ne vullnetin per te punuar, besojne ne kembenguljen tuaj…..Ndaj une sot me e bindur se kurre votoj Skuadrene Rilindjes dhe Edi Ramen Kryeminister…….Rilindje
Po per Ilir Meten shkaktarin e 21 Janarit asnje fjale? U harrua blloku i tij? U harruan fjalet e tij qe na quajti ne dhe viktimat kokepalare?U harrua gjyqi qesharak qe e nxorri te pafajshem per video-pergjimin? Duket se Rilindja po fillon si shkerdhatokracia e Nanos.
Partia Socialiste eshte forca ku besojm, eshte forca qe do te Rilinde shqiperin, per ta nxjerre nga llumnaja ku e ka fundosur ky pushtet i korruptuar….Eshte forca qe do ti jape kuptim Drejtesis, eshte forca politike qe do te beje te mundur qe ne shqiperi te vije era shtet.
Ne programin e PS eshte percaktuar:
1-TAKSA PROGRESIVE per BIZNESIN E MESEM DHE TE MADH.(lere ate per buxhetoret apo per biznesin e vogel)
TAKSA PROGRESIVE NDAJ BIZNESIT TE MESEM e TE MADH.Shkateron ekonomine!
Detyron keta biznese ose te zvogelohen,ose te mbyllin fare dhe te shkojne ne shtet tjeter.
Duke humbur mijra e mijra vende pune
2-NDERTIMIN E AUTOSTRADES SE KALTER,qe e con borxhin kombetar nga 62% ne stratosfere.Ose gjer ne fyt
Prandaj nuk eshte rilindje POR SHKATERRIM TOTAL
Rilindje Rilindje Rilindje..forca Edi Rama drejt fitore se sigurte..23 Qershori do te jete dite historike per Shqiptaret e zakonshem te ketij vendi qe me padurim presin Rilindjen e ketij vendi, presin nje shqiperi si gjithe europa.
Kemi 8 vite qe shpresojme per nje shqiperi me te mire, por asgje nuk ka ndodhur vec se shkaterimit dhe varferimit te ketij populli, ndaj me 23 Qershore une votoj Rilindjen, per me shume investime ne vend dhe per nje ekonomi te qendrueshme..votoj per progresin e shqiperis votoj per Edi Ramen Kryeminister. Beje edhe ti, behu pjese e ndryshimit
Rilindje per nje shqiperi me te mire, Rilindje per shqiperin europiane…23 Qershori eshte mundesia me e mire per ti thene ndal nejhere e mire rrenimit te metejshem te ekonomis se ketij vendi nga keqeverisja e Berishes…23 Qershori eshte dita e Rilindjes se ketij vendi per nje te neserme me te mire.
Sot cdo shqiptar i zakonshem i ketij vendi beson tek forca, vullneti dhe vizoni i Rilindjes. Ju zoti Rama jeni lideri ideal i kesaj Super Skuadre qe do te hape nje kapitull te ri te historis me 23 Qershor. Ndaj une besoj ne energjite tuaja te pashtershme per te bere pune te mira per kete vend.
Edi Rama nje lider qe ky vend ka aq shume nevoje pas nje shkaterrimi dhe nje rrinimi qe i eshte bere ketij vendi ne gjithe keto vite, nje njeri me vizion dhe nje fitues i padiskutueshem ne 23 qershor.
Urdherdhenesit dihen.Bersha dhe Basha.Kush do
t’i hetoje dhe gjykoje?Ta shohim.
Sa deshire do kishte ¢do shqiptar te vendoset
drejtesi.Por .. te presim.Fitorja e te majtes nuk
eshte larg.Me te thene e me te bere eshte ne
mes nje det i tere.Une besoj ne fjalet e Edit.Se
duam te besojme.Do zoti nuk zhgenjehemi.
Kjo konvente e sukseshme ishte deshmia me e qart se Skuadra e Rilindjs eshte skuadra model eshte skuadra e punes dhe e vlerave…Rilindje Rilindje Rilindje eshte e vetmja fjale qe degjon sot ne gojen e cdo shqiptari.
Tashme i kemi syte vetem tek RILINDJA dhe EDI RAMA qe do t beje ndryshimin e madh ne kete vend. Fitoreeeee
Ne programin e PS eshte percaktuar:
1-TAKSA PROGRESIVE per BIZNESIN E MESEM DHE TE MADH.(lere ate per buxhetoret apo per biznesin e vogel)
TAKSA PROGRESIVE NDAJ BIZNESIT TE MESEM e TE MADH.Shkateron ekonomine!
Detyron keta biznese ose te zvogelohen,ose te mbyllin fare dhe te shkojne ne shtet tjeter.
Duke humbur mijra e mijra vende pune
2-NDERTIMIN E AUTOSTRADES SE KALTER,qe e con borxhin kombetar nga 62% ne stratosfere.Ose gjer ne fyt
Prandaj nuk eshte rilindje POR SHKATERRIM TOTAL
E kuptoj qe keni bere programin e zhvillimit te kapitalizmit ne Shqiperi me eksperte socialkomuniste,qe enjohin pak kete fushe.
Prandaj hiqini nga programi ato dy pika se nuk voton kush per veteshkaterrim.
Mjaft me me budallaleqe fushate e premtime per fluturime ne Hene se vertet nuk ju voton kush!
Ishte sigurisht një prezantim shumë real, i vërtetë, pa zbukurime, pa fishekzjarre, pa tullumbace, pa ulurima, por me ide të qarta, duke na kthyer ne qytetarëve shpresën e humbur dhe duke na bërë të mendojmë edhe një herë më seriozisht për votën e 23 Qershorit. Kush nga qytetarët shqiptarë nuk do e donte mjeksinë falas? Kush nga qytetarët shqiptarë nuk do e donte administratën të aftë dhe jo militante? Kush nga qytetarët nuk do e donte funksionimin e shtetit në drejtësi, polici, arsim, punësim, bujqësi, miniera, rrugë, bregdet, turizëm?
Përse vallë duhet t’ia japim edhe njëherë votën Saliut? Që të na gënjejë për të tretën herë? Nuk e keni ndjerë në kurriz politikën “përjashtuese” të Saliut? Nuk e keni ndjerë në kurriz papunësinë, mos respektin, mospërfilljen, sorollatjen, talljen, zhvatjen, përmbytjen, indiferencën, varfërimin? Çfarë besimi dhe shprese na jep akoma Saliu? Që na kërkon votën për 5% të super pasanikëve dhe ne të jemi 95% të varfër të përjetshëm???
Mendoj se ka ardhur koha që vota jonë duhet të shkojë në mënyrë plebishitare për politikën “gjithpërfshirëse” të së majtës sociale. Sepse në kundërshtim nga fryma e politikave të gjërave të “mëdha” unë mendoj se ne duhet të zgjidhim së pari të përditshmen, pastaj të mendojmë për tu bërë “superfuqi”!!!
Diskutimi i Z. Rama qe shumë koherent dhe i saktë. Në se deri dje kisha dyshime për të shkuar ose jo në votime, tanimë e kam vendosur votën për të majtën sociale gjithpërfshirëse. Shqipëria është kaq e vogël në numër popullsie, por kaq e pasur në burime natyrore, saqë ti vijë turp pushtetit për varfërinë dhe papunësinë që i ka “dhururar” në këtë pothuaj çerek shekulli popullit të vet! Mjaft me rrenat e Saliut. Këtë herë duhet të votojmë për të mirën e përbashkët, sepse kjo do të jetë dhe në të mirë të gjithsecilit!
Njeriu I pare qe duhet denuar jeni ju z Rama,si organizator e demonstrates se dhundshme per te marr pushtetin me dhune.I dyti Skender Gjinushi qe kerkoj ket dhune me fjalet te marrim shembull nga Tunezia.Si dhe te gjith liderit e majt ne fund Spartak Ngjela qe dekleroj u vran tre,asgja nuk jan jemi pregadit per 12000000.te tjer sikur kta te ishin kokrra gruri.
Shko mor thyej qafen shpellar. Ju me 14 shtator 1998 nxorret tankun ne rruge,dogjet kryeministrine,parlamentin ,moret TVSH dhe plagoset me arme zjarri ushtaret e gardes. Askush nuk qelloi per tiu vrare.
nese iben keto edi shqiptaret do te jene per jete mirenjohes une jam idjathte po joi saliut ,,,,ata qe equajne demokratike partine e berishes jane te hurit e te litarit suksese rama
ec perpara caja ballin varkarit – karikatura shqiptare e shekullit te ri.
Me pelqejne shume idete qe ka hedhur e perserit Rama . Nuk diskutohet qe pushtetin do ta mari .Eshte nje llogjike e thjeshte .Kur qelbet uji pishina duhet zbrazur .
Ajo qe ka rendesi, ne kete rrotacjon politike,eshte vendosja e shtetit te se drejtes jashte diktatit partiak .Shqiperia nuk ka ende nje shtet, te konceptuar nga pikpamja organizative, me normat e demokracise. Shpesh cfaqet si ne kohen e diktatures ku Njeshi bene cte doje e llogari nuk ka kujte ti japi.Vete zot e vet shkop.
Nese Rama do te arrije te realizoje Drejtesine shqiptare ne parametrat ligjor te pranueshme jo qe do marin rruge ngjarjet tronditse por nuk do guxoje me asnje pushtetare e administrator shteteror te livadhisi me siglen e partise ne pushtet.Shtet do te kemi vetem kur cdo perfaqsues i tije ndien peshen e ligjit .Ndryshe z’do bejme gje tjeter vec se do te rrahin uje ne hava sic ka ndodhur me skamdalet e 23 vjetve te shkuara.Deri me sot shteti ka goditur ne menyre selektive koka te vogla qe me pas jane riabilituar . Le te presim se cdo te thote : S’do gjeje paqe derisa te ndeshkohen vrasesit.
Po sa i paskrupullt dhe i pa moral qe eshte.Edhe ILIR META ja tha.Po te mos kishim video dhe ILIR METE nuk do kishim 21 janar dhe kater fryme do ishin gjalle sot.Po fyen rende ILIR META me 21 janarin.Gazeta DITA e ka lene shume prapa ZERIN E POPULLIT ne devocionin ndaj PARTISE.
Me bukur ska. Vetem plaku i Vitit te Ri mund ti plotesoje deshirat me mire.
Keto premtime i ngjajne atij qe do te kapi nje goce te bukur dhe me oratorine e tij
e mahnit te shkreten pa e ditur ajo a do perfundoje ne shpi nuse apo ne Itali ne rruge.
Pervec se premtime asnje fjale si do e zgjidhesh financimin e ketij programi.
Gjithe grupi premtues me lart ska asnje dite pune ne biznes privat.
Keta do na nxjerrin nga rrenimi qe thoni ???
Gjithe Europa ben zgjedhje te lira por jane ne krize te thelle. Zgjedhjet e lira pa menaxhim
skane asnje vlere. Menaxher i zoti dhe orator premtues jane dy gjera krejt te ndryshme.
Ujkun e 21 Janarit e ke ne Vath tani kerkon te denosh delen.
Populli do alternative mireqenie , ju jepni premtime mireqenie.
Deri ketu ku kemi arritur mire ose keq , eshte bere me djersen e qindra mijera Shqiptareve te ndershem qe punojne jashte ose brenda.
Lerini vetem te punojne kaq mjafton.
Ky do ishte premtimi me i ndershem.
Formacioni perfekt , do ndryshojm te ardhmen do jete me i bukri , skrahasohet me asnje ky grup, Bravo Edi Rama qe di te bej fushate dhe bravo qe di te zgjedhi njerez te zgjuar dhe te mire , Rrespekte RILINDJE
zoti Rama a nuk ishit ju ai qe i nxorret ne shesh ato te pafajshem vetem sepse Meta beri koalicion me PD dhe te la ne opozite.
nuk keni per te gjetur kurre paqe pasi ishit ju ai qe i nxorret ne shesh dhe u fshehet pas tyre.
do zoti nuk e ngrini perseri popullin ne protesta se e keni bere si tufe bagetish, te shikojm sesi do ti ndash pazaret me Meten
pak me siper zoti Rama eshte shprehur qe te votojm per nje Shqiperi qe te ece perpara dhe mire e ka thene pasi ai e ka mbajtur vendin ne bllokim duke mos miratuar tre ligjet dhe shqiparet e dine me se miri se kush pshtet i liberalizoi vizat, futi vendin ne NATO dhe kerkon me ngulmin qe ta coje drejt Europes por me Ramen kjo gje nuk arrihet.
Nëse në 100 ditët e para të qeverisjes nuk arrihen objektivat kryesore,duhet besuar pafuqishmeria e kualicionit të partive opozitare,sepse Sovrani voton fuqishëm kete rradhë kunder vrasesve të Gerdecit,21 janarit,’97…Moscuarja e tyre para drejtesise së vertet që duhet reformuar;do tregoje deshtimin skandaloz por jo të pariparueshëm per Sovranin!Ardhjen në skene të Levizjes shqiptare 5 Yjet,levizje qe nuk ka drejtues,por si në Itali,Arbiter…i cili nuk merr asnjë post parlamentar e qeveritar…Shpenzimet do të jene Zero,per fushate elektorale dhe do të behen nëpërmjet Revolucionit Web! Shkurtim i rrogave të qeveritareve dhe deputeteve duke u perafruar me parlamentin zviceran ku deputetet nuk paguhen….Do shkurtohet numuri i parlamentareve dhe synimi i Levizjes eshtë vetem një:ASNJE shqiptar i varfër dhe i pambrojtur nga ligji!….Dhe të tjera!….Gjer atëherë le të shpresojmë se Rama do mbajë premtimin jo të 300 diteve, por 100 per të gjetur qetsine e vertet jo vetem ai por gjithë shqiptaret,per të vraret e pafajshëm dhe perfundimin e luftes civile krijuar nga Berisha dhe banda e tij antishqiptare!Jemi ne vezhgim të perorshëm,duke besuar që cdo shqiptar edhe në fshatin me tê larget do të arrijë te komunikojë me Revolucionin botror Web!…