Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar drejtuesve të spitaleve rajonale dhe atyre të institucioneve të shëndetit publik, që nesër të japin dorëheqjen. Sipas kryeministrit Rama, në këtë mënyrë do t’i hapet rrugë ristrukturimit tërësor të organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik.
Por nga ky urdhër i kryeministrit Rama kanë shpëtuar drejtorët e Tiranës, të cilët sipas kreut të qeverisë e kanë bërë mirë punën e tyre në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.
“Jo vetëm mbani përgjegjësi që s’keni bërë një kërkesë të vetme, por edhe sesi pasojë e mosbërjes së këtyre kërkesave, njerëzit e rretheve që kanë nevojë për këto shërbime turren të gjithë në Tiranë. Pra mbani përgjegjësi jo vetëm për shpenzimet e qytetarëve, për vete dhe njerëzit që i shoqërojnë, por edhe për ngarkesën që krijohet këtu.
Drejtorët e spitaleve rajonale mbajnë përgjegjësi për sorollatjet pafund të njerëzve. E gjitha kjo bëhet sepse ju nuk bëni dot një kërkesë për ta sjellë mjekun nga Tirana tek pacienti. Ndërsa drejtuesit në Tiranë kanë patur sy dhe veshë për të kuptuar si duhet të veprojnë, dhe të menaxhojnë këto institucione”, tha Rama.
Kreu i Qeverisë në takimin e organizuar me drejtuesit e spitaleve dhe të institucioneve të shëndetit publik në rrethe, theksoi se thelbi i kësaj reformë është rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

NORMALE, ESHTE NDONJE SI PUNA E DAKOS TE DURRESIT, QE E CON PLIKON ME EURO MUAJ PER MUAJ, AI NUK KA SHANCE TE LERE DETYREN.
AS QE NUK DISKUTOHET.
LESHOJINI O TE LODHUR.
vertet Tirana e ka bere me mire detyrenpor,a jane po ato kushte te Tiranes neper rrethe?
Shendetesia si te gjithe sektoret jo prodhues kane nevoj per me shume investime.
Po ky plehna flet per “rregull” ne spitale kur vuni Drejtoireshe te Pergjithshme Manastirliun, nje prosti nga Kalaja e Beratit, dashnorja e ketij-monstre..dhe e qelloi me te prape te dores dhe e gjakosi me unaze – ministren dhe ajo ndejti mbyllur dy jave sa ju sherua plaga, dhe ju pritni nga ky plehne se do bej ndonje gje te hajrit per ket milet-kurre, vec llomotit kot si legen qe asht se s’di me ba tjeter gja vec me llomotit dhe me u q..n’byth..ky monster njeri..