Kryeministri Edi Rama ka thënë se shpreson që Shqipëria e Serbia të jenë në Ballkan, ashtu si Franca dhe Gjermania në Europë.
Deklarata e Ramës është bërë në gazetën serbe “Danas”, një ditë para vizitës së kryeministrit serb në Tiranë, Aleksandar Vuçiç.
“Ne shpresojmë të thellojmë bashkëpunimin me Serbinë, dhe së bashku të ecim në rrugën e paqes dhe të integrimit europian, me besimin se Shqipëria dhe Serbia, shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë për Ballkanin sot atë që Franca dhe Gjermania, francezët dhe gjermanët bënë për Europën pas Luftës së Dytë Botërore”
Kjo është vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri dhe do të pritet me të gjitha nderimet që përcakton protokolli shtetëror.
Çka nënkupton se, siç u ngrit flamuri shqiptar në pallatin “Serbia” dhe u këndua himni shqiptar, kur Rama vizitoi Beogradin më 10 nëntor, edhe në Tiranë nesër do të këndohet himni serb dhe do të ngrihet flamuri serb.
“Kjo vizitë ka një domethënie të vecantë, është një indikator i vendosmërisë tonë për të ecur përpara në rrugën që nisëm në Berlin, gushtin e kaluar, nën lidershipin vizionar për Ballkanin të kancelares gjermane Angela Merkel” tha Rama.

Kjo e forcon rajonin dhe e ben qe te zhvillohet se tepermi!
Serbia esht pjes e historis son te hershme,pavarsisht se si interpretohet nga ekstremistet orjentale!
Vojsava brankovic e ema e heroit ton gjergj kastriotit vjen nga familja e gjyro,gjergj brankovic!
Perpara ne rrugen qe keni zgjedhur, zoti Kryeminister. Kjo eshte e vetmja rruge, veçanerisht per ne, shqiptaret.
Jeta eshte dhe duhet te mbetet nje kompromis i gjate…ne favor te popujve dhe paqes.
U hap goja e kozmopoliteve ,globalisteve.multikultisteve,bashkeimvlazerimisteve ,harrrojne se ky bashkepunim,ky mirekuptim ky rreflektim kjo ndjese,nete gjithe koherat historike qe kemi me serbet,duhet te vije nga serbet,une nuk besoje ne ket portparoll siq ishte ky i millosheviqit,une nuk besojne ne keto figura politike qe ka sot serbia,po te vine ne pushtet socilademokratet e dimitrije tucoviqit,apo cedomir jovanoviq,mund te flasim per nje frym te tille mes serbve dhe shqipetarve,serbet jan shumm shumm shumm larg realitetit,ju duhet se paku nja 50 vite ta bejn se pari denacifikimin e popullit serb,tu e shkurtojne bishtat qe kan mbrenda pantollnave,e besa kjo don kohe e don pune nete kunderten e sotmes qe bejn serbet,dhe nete kunderten e serbeve ne duhet te punojme te behemi popull qe kur te flasim ne ,ne ballakn te dridhen greket dhe serbet,se pa nje barazpesh poltike,ushtarake,serbet dhe greket nuk njofin vlerat e ktyre qe i ceka me lartre se u hap goja e tyre.
Serbet duhet ta shohin vetvetin nje here siç Jane,edhe te zdrypin edhe pak nga niveli qe pretendojne:te pranojne fajin e tyre,te pranojne kosoven shtet te pamvarur,te pranojne realitetin shqiptare qe kerkon bashkpunim me presheven,me kumonove edhe ulcinjnin pa pah aty shqiperine e madhe po vetem shqiperine natyrale,ashtu sic eshte!
Kur kjo te pranohet nga serbe ,dialogue mundet me filluar,perndryshe kemi vetem d’y monolog!
Mendoj se kjo eshte nje qasje e arsyeshme dhe tejet e domosdoshme. Ndryshimi eshte se Franca dhe Gjermania nuk ishin nen influencen e Kishes. Ndersa Serbia eshte e influencuar tej mase nga Kisha, Rusia dhe marreveshjet shekullore me Greqine, Maqedonine dhe Malin e Zi.
Çdo deklerate e fqinjeve tane (armiqe te perbetuar dhe shekullor te Shqiptareve) Serbe se ”duhet bere kujdes me shqiptaret sepse jane ne zgjerim” jane thjesht dhe vetem me na vene ne gjume siç kane bere me sukses tash e 100 e kusur vjet.