Rama: Shëndetësia pjesa më e vështirë e kantierit të reformave dhe ndryshimit

Dita

Në një nga kabinetet e check up-it në qytetin e Lushnjes, një numër qytetarësh janë në pritje të kryejnë kontrollin bazë. Ata besojnë në rëndësinë e këtij kontrolli, ndaj disa prej tyre janë rikthyer për ta kryer atë edhe në vitin e dytë.

Kryeministri Edi Rama ishte në këtë kabinet,  për t’u njohur nga  mjekët dhe qytetarët me ecurinë e check up-it.  Shifra e përgjithshme e kontrolleve, sipas specialistëve të shëndetësisë, flet për një interesim të madh të qytetarëve për të kryer kontrollin bazë mjekësor.

Në shumë raste, thotë mjekja në kabinetin e check up-it, falë kontrollit bazë, qytetarët kanë mundur të zbulojnë në kohë probleme të rënda shëndetësore dhe të trajtohen më tej tek mjeku specialist. Mjekja shpjegoi se funksionimi i check up ka një performancë shumë të mirë, është viti i dytë dhe vazhdon i njëjti ritëm.

“Kërkesa janë të shumta. Qytetarët njoftohen nga mjeku i familjes, flasin me njëri-tjetrin, vijnë interesohen tek mjeku i familjes enkas për këtë gjë dhe lënë takimet që përpara për të bërë check up-n”, tregon mjekja eksperiencën në vitin e dytë të punës së kabinetit.

Pranvera Bazaj, 54 vjeç, është një nga qytetarët që i është përgjigjur thirrjes së mjekut të familjes për të kryer kontrollin bazë. Po ashtu, për 56 vjeçarin Idris Çela, check up është një mundësi shumë e mirë për të pasur kontrolle periodike.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *