Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot në Qarkun e Gjirokastrës kandidatët e PS-se për deputetë.
Rama nënvizoi në hyrje se sot drejtorët e shkollave dhe spitaleve në këtë qytet kanë bërë të pamundurën për të penguar qytetarët të mblidheshin në këtë shesh. Por sipas tij, pas 23 qershorit këta qytetarë nuk do lejojnë më presionin e institucioneve të shtetit për interes të pushtetit.
“Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Këlcyra, Dropulli të gjithë janë gati për rilindjen për t’i dhënë PS më 23 qershor një fitore historike në këtë qark. E di që sot, dje pardje drejtorët e Gjirokastrës janë përpjekur t’ju pengojnë të vini në këtë shesh si në të gjithë Shqipërinë. Janë përpjekur shumë të ushtrojnë të gjithë presionin e pushtetit për t’i mbajtur larg këtij sheshi po ja që përgjigjen më të mirë e kanë marrë sot nga ky shesh i mbushur kaq shumë me të reja dhe të rinj. Pas fitores së 23 qershorit do marrin edhe përgjigjen tjetër, atë të merituar, përgjigjen për zgjedhjet e tyre antikushtetuese e kriminale ndaj njerëzve, nxënësve dhe nxënësve që më 23 qershor do bëhen pjesë e asaj fitore që do e ndryshojë Shqipërinë dhe shkollën. Kurrë më drejtorë shkollash që bëjnë presion, përdorin institucionet e shtetit për interesat e pushtetit, kurrë më arsimtarë që merren zvarrë në sheshe. Ne i mbushim sheshet me qytetarët që kërkojnë ndryshimin ndërsa ato të Saliut nga turmat e robërve që do i çlirojmë më 23 qershor”, tha ai.
Sipas kreut të selisë rozë, në Gjirokastrës PS do arrijë më 23 qershor një fitore historike, pasi sic shtoi ai, ky qytet do përfaqësohet në Kuvendin e pas zgjedhjeve nga katër deputetë socialistë.
“E di shumë mirë se çfarë do i thotë Gjirokastra Saliut më 23 qershor. Ju jeni sot të izoluar nga mungesa e rrugëve, në varfëri dhe papunësi. Ndëshkimin historik do e jepni me zgjedhjen e 4 deputetëve të PS në parlament. Emigrantët do vijnë për të ndëshkuar qeverinë e rrënimit me votën e tyre qeverinë e papunësisë, qeverinë që po e shkatërron biznesin, qeverinë e shërbimeve sipas qejfit. Nuk e di çdo ju thotë Saliu tregtarëve të vegjël që janë në prag të falimentimit, por di çdo t’i thonë ata Saliut më 23 qershor, ata me votën e tyre do heqin taksën e biznesit të vogël, do ulin tatimfitimin dhe do krijojnë kushte për zhvillimin e biznesit të tyre. Mësuesve, mjekëve, infermierëve do ju thotë se ju ka dyfishuar rrogat, por ata me votën e tyre do ju thonë se dyfishimi i rrogave është shoqëruar me dyfishimin e çmimeve të papërballueshme edhe ata do ta ndëshkojnë me votë”, tha Rama më tej.
Sipas Ramës, rilindja e Shqipërisë më parë do kalojë nga “Rilindja e Gjirokstrës, Beratit, Korçës, Shkodrës, Lezhës, Vlorës e me rradhë sepse Rilindja shqiptare nuk mund të kuptohet pa kthimin e shkëlqimit të humbur në këto qytete”, tha ai
Kreu i opozitës tha më tej se, në Gjirokastrës PS do arrijë më 23 qershor një fitore historike, pasi sic shtoi ai, ky qytet do përfaqësohet në Kuvendin e pas zgjedhjeve nga katër deputetë socialistë.
Rama premtoi se nuk do të ketë më kurrë drejtor shkollash që bëjnë presion mbi mësuesit e nxënësit, se nuk do të ketë kurrë një qeveri që përdor shtetin për interesat e pushtetit dhe kurrë më rrogëtarë të këtij shteti që merren zvarrë nëpër mitingje.
E cuditshme,asnje koment nga administrata akoma,zgjohuni o budallenj se ju hoqen nga puna 😆
I ndame ne klasa sipas Rilindjes;
Qytetare(social-komuniste proletare) dhe demokrate(klasat e borgjezise klasat qe duhet ti shtypim, per burg ju beme te ditur qysh sot)
Lufta e klasave dergon shoqerine PERPARA(ne humnere)
Besoj se gjirokastritet kane kuptuar se kaloi koha e Genc mashtruesit. Ai i beri cfar i desh qejfi, miqte dhe shoket e tij injorante, kontrabandiste e hajdute po ashtu. C’ duan me ?
Ka ardhur koha ti thuhet ndal politikave te mbrapshta e mediokre te Saliut. Tallja me e madhe e tij dhe e Genc Rulit me Gjirokastren ishte kur emeruan prefekt Spiro Kseren (kokren e injorantit ), kur vune 13 drejtore nga lazarati, kur zevendesuan drejtoret e shkollave me ata qe paguan taksen te perversi Baci Muka, kur u vune arsimtare dhe specialiste ne administrate gjith ata qe kishin mbaruar shkollen e larte me 5 mije dhrahmi provimi, etj. Te gjithe te rekrutuarit ne administrate dhe ne pune me lek jane nga Libohova, Nepravishta, Lazarati, Valareja, Zhulati, Kolonja, e fshatra te tjere.
Dhe keto i bene ne Gjirokaster-ne vendin qe ka nxjerre drejtues, menaxhere dhe specialiste qe kane drejtuar e drejtojne me kompetence sektore te rendesishem te shtetit dhe biznesit.
Ne 23 qershor gjirokastritet, tepelensit, permetaret, memaljotet, etj. do ti thone boll me injoranteve te Saliut me ne krye Genc Mafien, dhe do te votoje masivisht per PS-ne dhe aleatet e tjere PSD, PDS, LSI, PDNj, etj.