Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rama premton Shëtitoren e Vlorës: Brenda 2 vitesh
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Rama premton Shëtitoren e Vlorës: Brenda 2 vitesh
Aktualitet

Rama premton Shëtitoren e Vlorës: Brenda 2 vitesh

anazapta
Published November 28, 2013
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka përuruar sot në Vlorë nisjen e konkursit për projektin e shëtitores së Vlorës që do të mbajë emrin “Lungo Mare”.Rama tha se ky konkurs shënon një kapitull të ri në Vlorë.  “Gëzuar Pavarësinë. Më lejoni që si deputet i qytetit, t’i uroj mirëseardhjen kreut të Kuvendit, kabinetit dhe të të gjithë vëllezërve tanë nga të gjitha trevat e rajonit. Dua të falënderoj nga zemra, skuadrën e Ministrisë së Zhvillimit Urban, për këtë konkurs ndërkombëtar që shënon një kapitull të ri për qytetin tonë dhe ky konkurs hapet sot në vitin e parë të 100 vjetorit të dytë të Pavarësisë së vendit tonë dhe të rrugëtimit të Shqipërisë drejt, integrimit Europian nën udhëheqjen e Aleancës për Shqipërinë Europiane”, tha gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama, duke nisur prezantimin e projektit të shëtitores.

“Sot keni një thesar që për shumë vite na humbi nga sytë dhe u desh një ndërhyrje jo shumë e vështirë që të shohim bregdetin e qytetit tonë. Sot nuk ka asgjë që na duhet ta shpikim, por ka shumë shembuj në të gjithë Mesdheun. Kemi shembuj edhe për të mësuar nga gabimet e të tjerëve për projektet e bëra. Kemi edhe eksperiencën e nevojshme për të ndërtuar një konkurs që të përfshijë jo vetëm talente dhe forcën e imagjinatës të arkitektëve me famë në botë, por edhe atë të qytetarëve të Vlorës”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri tha se shëtitorja e re është projekti i parë në listën e atyre që synojnë t’i japin zonës zhvillim të qëndrueshëm. “Kemi marrë një zotim që ta zhvillojmë dhe këtij zhvillimi t’i japim edhe qëndrueshmëri. Ky konkurs dhe projekt janë hapi i parë drejt realizimit të këtij zotimi. Ky qytet dhe vija bregdetare janë një sfidë për t’u promovuar, nga Pylli i Sodës deri lart tek Tuneli, në një realitet të ri europian dhe urban. Në një kohë të shkurtër, brenda 2 vitesh do ta prekim me sy dhe do ta jetojmë si realitet këtë projekt që nisim sot. Objektivi ynë është që projekti të jetë i realizuar para sezonit të verës 2015 dhe ne i kemi mundësitë. Jemi duke u përgatitur edhe për projekte komplementare që ky zhvillim të shtrihet në të gjithë bregdetin Jon”, tha ai.

anazapta November 28, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • Bravo Z.Rama says:
    November 28, 2013 at 4:18 pm

    Bravo Z.Rama, ” gati pas 2 vitesh” fjale te verteta popullit ….. jo 23 vjet mashtrime dhe genjeshtra si krimineli shpellar s-Ali Bisha.

    Reply
    • raimondi Vlonjati says:
      November 30, 2013 at 2:28 am

      Ky Edi kalon ne ekstrem –E ka gabim ta beje shetitoren nga Pylli i Sodes deri tek Uji i Ftohte
      –se ne kete menyre krijon nje uniformitet shume te madh dhe behet e merziteshme –Cdo gje duhet me mase

      Shetitorja te behet nga Skela ne Uje te ftohte _-Pastaj andej te vazhdoje dicka tjeter

      Aty ne Skele jane disa hotele ne buze te detit dhe nuk ka pse ti prishi ,pse do e ktheje Edi gjithe vendin ne shesh -besh

      Aty ne Skele meqense eshte Moli dhe do kete ndertesa per arsye te doganes –edhe hotelet jane shume bukur ..dhe Skela mer pamjen e nje qendre buze detit

      Pra do kete qyteti nje pamje ne Skele tip si Monte Karlo ku ndertesat jane buze detit dhe molit…dhe pjesa tjeter ka nje pamje te ndryshme qe eshte nje shetitore buze detit nga Skela ne Uje te ftohte

      Edi e ka komplet gabim projektin dhe ai perdor dhunen e pushtetit per te cuar ne vend egon e tij qe ne kete rast eshte e merziteshme (boring)

      Per kete qe ben ai duhet te mari edhe mendimin e urbanisteve te qytetit , dhe te beje referenduim biles me qytetaret,
      dhe te kihet gjithmone parasysh qe edhe shetitorja te behet por edhe hotelet buze detit te mos prishen ..
      ..se ato jane hotele shume te bukura te cilat i kane mburur edhe agjensite amerikane te turizmit si hotele te shkelqyera

      Aty brenda ne qytetin e Skeles nuk ka te drejte te prishi , le te jene buze detit, se aty nuk ka pasur plazh
      -Ato andej tutje nga ruga Skele – Uje i ftohte beri mire qe i prishi se ato bllokonin plazhin dhe pamjen _
      _Por keto hotelet ne Skele nuk bllokojne plazhin _ Keto krijojne bukuri me prezencen e tyre …….dhe me sherbimet qe ofrojne

      Aty pjesa e Skeles te ngelet sic eshte …Ndersa pjesa matane Doganes dhe tutje nga pylli i Sodes te regullohet dhe te behet si shtetitore …apo dicka tjeter

      Reply
  • kot says:
    November 28, 2013 at 5:34 pm

    Do e ndertoje Koco me Ramen tue e ba lamsh si Tiranenn me ndertimet

    Reply
    • zeni says:
      November 28, 2013 at 9:54 pm

      Shko mor shpellar meso te shkruash shqip.

      Reply
  • maria says:
    November 28, 2013 at 5:55 pm

    hallall 2% te atyre qe po thot nu jane pak……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?