Rama shkarkon drejtorin e Postës Shqiptare, Ervin Bushati

Amelda Amelda

Shkarkohet Ervin Bushati. Ish-deputeti i PS-së, që mbante postin e Drejtorit të Postës Shqiptare është shkarkuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Mësohet se Bushati është zëvendësuar nga Anisa Kaltanji.

Ai ishte emëruar në krye të Postës Shqiptare në shtator të viti 2021, detyrë që nuk e mbajti shumë gjatë.

Kujtojmë se Bushati ka qenë një nga njerëzit me te afërt të Ramës, ndërkohë që nuk dihet motivacioni i shkarkimit të tij.

a.m/dita

Share This Article
9 Comments
  • Ki Bushati punoi fort,per partine,por Rama e vuri prapa liste ne rreshtat jofituese,si Lipe Shtogun.
    Tani sa Bushate ka Dynastia,nuk do behen gjithe pashallare,o Bushat.
    Keni pushtuar 4 parti..Cdo parti qe te fitoje,ju po ne buke te sulltanit.
    Edhe Hysni Kapon e rekrutuat.

  • Jam shume kurioz te di shkaqet?
    Bushati ka hequr nga puna ndonje kushuriren e Lindes apo te Dalines ?
    Keta drejtoret nuk i shkarkon Keshilli Mbikqyres apo ka ndonje perjashtim kryeministri ?

  • Une nuk e di se si ka punuar ky Bushati dhe perse e ka shkarkuar Rama nga posti i drejtorit.
    Por di te them se asnje nga kartolinat e festave te fundvitit qe i kam derguar ketej nga jashte shtetit ku banoj njerzve te mij ne Sauk te Tiranes disa vite rradhasi, kurre nuk kane mbrritur atje, megjithe kerkesat dhe ankesat e perviteshme te tyre ne Posten Qendrore.
    Me siguri ato kartolina jane hapur dhe kontrolluar nga shperndaresit e postes ose, me keq akoma qe ne qender ku behet selektimi i tyre, me qellimin e pervetesimit te parave apo dhuratave te vogla te mundeshme te mbyllura ne zarfet e derguara.
    Qe do te thote se sistemi i kontrollit dhe sigurise se postes, qe eshte detyra kryesore e drejtuesve me te larte te saj, perfshire drejtorin, nuk ka funksionuar.
    Qofte edhe vetem per mungesen e ketij treguesi shume te rendesishem te seriozitetit dhe garancise qe duhet te tregoje posta bashkekohore. ky drejtor dhe vartesit e tij direkt pas tij, duhen shkarkuar ne grup.
    Pas sigurise dhe garancise sistemit bankar ne nje shtet, vjen garancia dhe besueshmeria e shperndarjes se plote ne adresen e sakte dhe ne kohen optimale te postes private apo zyrtare.
    Uroj qe kjo cupa e sapo emeruar si drejtoreshe te kete nje formim dhe njohuri minimale mbi rendesine dhe eficiencen e shperndarjes korrekte te postes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *