Rama shkund hipotekat: Drejtorët të japin dorëheqjen brenda 24 orëve

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot të gjithë drejtorët e hipotekave në kryeministri, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të ALUIZNI-t Artan Lame dhe drejtoreshën e re të hipotekave Blerina Doracaj.

Ai i ka bërë thirrje të gjithë drejtorëve që nuk zgjidhin dot problemet e qytetarëve të japin dorëheqjen brenda 24 orësh. Ai i ka quajtur hipotekat një nga pjesët më kanceroze të sistemit të tepsisë.

Rama ka thënë se drejtorët e hipotekave janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes sepse janë larg realitetit dhe problemeve të njerëzve.

“Keni raportuar vetëm 5126 kërkesa për leje, në të vërtetë janë pesëfish më shumë. Sa larg realitetit jeni ju dhe sa larg njerëzve është kjo strukturë kaq problematike. Pavarësisht se ka një problem real me pronën, me hartat dhe dokumentacionin, struktura vetë nuk është pjesë e zgjidhjes por pjesë e problemit.

Vështirësitë objektive janë njëra anë dhe vështirësitë subjektive që i krijohet njerëzve janë një gjë tjetër. Këto vështirësi janë një mal që njerëzit e zakonshëm nuk e kalojnë dot pa kaluar në vrima, në labirinte etj. Nëse doni t’i jepni vetes të dilni nga kjo punë minimumin e dinjitetit jepni dorëheqjen. Nuk me intereson fare nga vini, nga partia, shoqëria apo krushqia”, ka thënë kryeministri Edi Rama.

Share This Article
8 Comments
  • ME PELQEU SIDOMOS TEK AJO PIKA E ETIKES NE VESHJE ME UNIFORME.

    KUR SHKUAKE NE TAKIME ME KRYEMINISTRAT E BOTES, NUK KA PROBLEM ETIKA, PER NJE PUNONJES HIPOTEKE QENKERKA THELBESORE.

    POR, PRAPE JEPI PARA SE POPULLI SHQIPETAR, ESHTE TRIM DHE HEROIK, EDHE BAR DO TE HAJE DHE NUK DO TE TE LERE NE BALTE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

  • Artan Lame kryehajdut dhe veprojn bashk si mundet me len kryehajdutin me legalizimet. Shiko pallatet ne Tiran pa dokumente 4 vjet asgje.

  • Vetem at qe kane pasure mundesi dhe nevoje per hipoteke e dijen mire se c1fare veshtersishe kan hasur nga keta idjota qe pak e ken heqjen nga puna pore duhet te ndiqen penalishte.!
    Prandaj reagimi i Edi Rames eshte ne mbeshtetje te qytetarve te stermunduar.!

  • Ore aman,ca po thoni ??Sidomos me gazetaret e kam,nuk kuptoni pak gje?????Po ata te ikur ishin se u mbaroi mandati…Shumica e tyre jane te LSI…AHAHAHAHA..Talle trapin me show talle…o Ed Rama…

  • Fillim I mbare Edi.
    Shtrengoja freret kesaj shoqerie te c’orientuar qe eshte mesuar te bredhe hazat.
    Te marre ate qe i takon dhe te mos kerkoje ate qe nuk i takon.
    Vetem keshtu mund te terezitet shteti me rregulla dhe ligje.
    Suksese!

  • Bravo z. Rama,duhet te shkarkohen te gjithe shitesat e vendeve te punes ,me emrin drejtor,se na vjen per te vjelle kur i shohim,te pafytyre,te korruptuar dhe injorante

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *