Rama njofton personalisht “paketën e shpërblimeve” për Vitin e Ri

Saimir Lleshi

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, qeveria ka vendosur të shpërblejë për vitin e ri të gjithë pensionistët, personat me aftësi të kufizuar si dhe të gjithë ata që marrin ndihmë ekonomike.

Shpërblimi do të jetë vetëm 20 mijë lekë të vjetra. Vendimi i qeverisë është marrë mbrëmë, ndërsa u bë publik sot nga kryeministri Edi Rama.

Tashmë, zyrat e Postës Shqiptare do të nisin shpërndarjen e parave për pensionistët. Kryeministri sqaroi me detaje të gjithë ata që do të marrin shpërblim.

“Duke ndjekur të njëjtën filozofi të një viti më parë dhe në qendër të mbështetjes të atyre që kanë më shumë nevojë. Kemi vendosur që të shpërblehen për vitin e ri 84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike me 20 mijë lekë të vjetra”, theksoi kryeministri.

Sipas tij, pjesë e skemës përfitues prej 20 mijë lekësh të vjetra do të jenë edhe rreth 600 mijë pensionistë të të gjitha kategorive, si dhe rreth 63 mijë persona me aftësi të kufizuar. Në listë përfshihen edhe ata që marrin pension të parakohshëm. “Kjo është gjithë paketa e shpërblimeve për personat dhe familjet në nevojë”, sqaroi ai.

Në paketën e qeverisë për shpërblimet janë edhe nxënësit dhe studentët e dalluar që kanë të gjitha notat 10-ta, të cilët do të mund të marrin 50 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që në listë janë edhe mësuesit e spikatur, të cilët do të përfitojnë 400 mijë lekë të vjetra.

Gjithashtu, shpërblim me këtë shumë do të marrin edhe punonjësit e shërbimit spitalor publik, që kryeministri u kujdes të theksonte se përfitues do të jenë në shumicë infermierët.

“Është një paketë e cila konfirmon plotësisht vëmendjen dhe interesin e qeverisë në këtë vit jo të mirë financiar në këtë përpjekje të madhe reformash dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë jo si një iluzion, por i bazuar në rrugën e reformave. Jemi ende në një fazë të ndërmjetme reformash”, tha Rama. /Dita/

Share This Article
13 Comments
  • Detyra e kryeministrit nuk eshte “shpalosja” e paketave te shperblimeve. Edhe nese duhet shperblyernje grup i caktuar personash, kete e vendos keshilli dhe jo ai personalisht.

    Vendimi zbatohet ne heshtje, kurse puna e mediave eshte te njoftojne publikun vetem se sa do jete rritja, por jo se kush ishte “Ai” qe e dha urdhrin.

    Mos na e beni si piktorin si GOGOL ekrani, se do e merrni me qafe. Zgjedhjet e reja s’jane me larg.

    • O Kariz te ben mire te urosh dhe ti njerezit ne nevoje ,uroj qe viti pasardhes te jete me i mire per gjithe popullin

    • Me mire pak se asgje.
      Pensionistet burre e grua me 40 mije leke marrin dicka.
      Po te kishte mundesi tu jepte me shume, me mire do ishte, sepse Pensionistet jane forca kryesore qe mbeshtet PS.

  • poshtersi e papare te talleshe me 15 euro o te pabese e antishqiptare te betuare dhe duane te risine te ardhurate ne buxhete po jep 100 dollare dhe shikoni se do hyne 3 maune me moll jo 1 dhe kjo 1 nuk shitete komplete po gjysem po si ka mundesi ta kete zaptuare kjo poshtersi kete vende te mjer

  • PËRRALLË ME…GJEL… GJYSMAGJEL …HARABEL DHE…HIÇ GJEL
    (Meditim i një pensionisti përballë dhuratave të Kryeministrit të tij për Krishtlindje e Vitin e Ri… )
    E shkruar DJE, e kohës SOT dhe… NESËR
    Unë jam pensionist…
    Edhe Ti…
    Edhe Ai…
    Edhe Ajo…
    Edhe Ata…
    Edhe Ato…
    Ju rrofshi…
    Unë…
    Mos qofsha,
    e mos rrofsha!
    Si të jem?
    Si të rroj?
    Një gjel…
    Para parvjet,
    Një gjysmë gjel…
    Parvjet,
    Një çerek gjel …
    Vjet,
    Alla harabel,
    Hiç gjel…
    Sivjet…
    Dhuratë,
    Për krishtlindje,
    Për Vit të Ri
    Shamatë…
    Kryeministri im,
    Që di
    Shkrim e këndim,
    Në dialekt,
    Me mastër në Perëndim.
    Doli sot,
    Në televizor,
    Siç del.
    Tri herë
    Në ditë,
    E katër herë
    Në natë,
    Me një dhuratë…
    Pjatë me sallatë.
    Dy gjethe hithre,
    Tre kokrra groshë,
    Dy bishta pras,
    Ujë në shoshë.
    Kryeministri im,
    Që di
    Shkrim e këndim,
    Me mastër
    Në Perëndim,
    Më dha dhuratë,
    Një listë të gjatë
    Një zog pule,
    Një harabel,
    Teveqel…
    Ta marrësh,
    Tha,
    Në janar,
    Ta hash.
    Qeshi,
    Si qesh ai,
    Vesh më vesh.
    Karravesh.
    Ta hash:
    Për Krishtlindje,
    Për Vit të Ri
    Në nj’at dynja!
    Kaq ka thesi,
    Kaq ka Shqipëria,
    Rrofshi ju!
    Rrofshim ne!
    Rrofsha unë!
    Jam pensionist,
    I lumi unë,
    I lumi ti.
    Për lumë…
    Kjo pleqëri.
    Ministri i lekëve,
    Që di
    Aritmetikë,
    Algjebër,
    Trigonometri,
    Ekonomi,
    Me mastër
    Në parti
    Me portofol,
    Bosh,
    Kodosh,
    Me dy gishta
    Numëron
    Lekë
    Të vjetra,
    Euro,
    Dollarë,
    Magjarë…
    Krizë…
    Mizë…
    Surprizë…
    Administrata,
    Gjel deti,
    Plus
    Pulë toke,
    Njëqindmijë,
    Lekë,
    Dhuratë,
    Militantëve
    Në administratë,
    Për krishtlindje,
    Për Vitin e Ri,
    Gallatë…
    Sallatë,
    Kjo kohë,
    Ky shtet,
    Pa mend,
    Pa kuvend.
    Hasana,
    Baraba…
    Unë,
    Ti,
    Ai,
    Ajo,
    Ne,
    Ju,
    Ata,
    Ato…
    Vjet
    Gjysmagjel
    Harabel…
    Sivjet,
    As pulë,
    As gjel,
    As vezë
    harabel,
    Teveqel.
    U nisëm,
    Për Evropë,
    Ecim
    Vrapojmë,
    Në gropë…
    Abdurahim Ashiku

  • Ore Edi, a ke keshilltare ti apo jo. Si nuk doli njeri qe te ndaloje te dalesh e te njoftosh keto shperblime, per popullin, sikur po i nxjerr nga xhepi, ku Berisha desh te te fuste duart – vite me pare.
    Nuk jane keto: as shperblime, as meshire, as xhest filantropie kapitaliste demokratike. Tallje.
    Ato jane nje Turp.
    Dhe me Turpin mburresh
    Kaloje Turpin ne heshtje
    Se eshte me e shendetshme
    Trumpetimi i ketyre shperblimeve = kryeministri shenoi nje tjeter pike-renie, me doren e vet.
    Socialiste: kritikoheni kryeministrin – qe ti hapen syte dhe veshet; qe ti kthehen ndjenjat humane.
    Nese Ai eshte lule, perpara Berishes, te mos ta leme te thahet.

  • Ti gezoni, pensioniste te ngrate, keto kacidhe te Rames qe per turp te tij jane sa gjysma e atyre shperblimeve qe jepte Berisha e qe Rama i quante atehere Qesharake.

  • DUHET TA KUPTOJME SHTETI NUK PO MER VEHTEH / SHKATERIMI QE LA BANDA E SALI DRAKULES ESHTE FATKEQSI E POPULLIT / DURUAM 25 VJET KATILIN EDIT QE PO PUNON PA U LODHUR I KERKOJME ATO QE SMUND TE REALIZOI / PARE SKA SALA BORXHE LA/ GEZUAR VITI I RI QOFTE I BEGATE PER SHQIPERINE DHE SHQIPETARET /ME EDIN QE SHQUPSIT E KANE ALE NE SY SHQIPERIA DO BEHET /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *