Takimi me nënat më të reja për 2020, ka qenë vizita e parë për kryeministrin Edi Rama, i cili mëngjesin e sot ka takuar edhe ekipin e mjekëve në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’.
Kreu i qeverisë përgëzoi stafin mjekësor për përkujdesjen dhe angazhimin maksimal dhe duke iu uruar 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, jetë të gjatë dhe të lumtur.
Ndër të tjera, kryeministri ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve.
Ndërsa shpërndau bonusin e bebeve, Rama nuk ka kursyer as batutat.
Pas këtij takimi, kreu i qeverisë, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka uruar të gjitha nënat e reja dhe u ka premtuar mbështetje, që jeta e bebeve të jetë sa më e lehtë dhe e bukur.
‘GËZUAR nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e saponisur??❤️ ? Ne u jemi e do t’u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur, ardhjen e bebeve?♂️?’, shkruan ai , pas vizitës në maternitet.” shkruan Rama.
o.j/dita

Ehe aty ku pjellin grate hyri?
EDHE 2020 ,ME ME ‘MBRETERESHEN’ GERARDINE? VAZHDOJME TE PERFUNDOJME NE GREMINE?
Shpresojmë të japi edhe pensionin se ato që e shpërndajnë vijnë me vonesë.