Rama: Shqipëria jo më vend origjine i kanabisit

Dita

Përmes postimit në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një foto mbi sasinë e më të madhe të bimëve kanabis sativa të asgjesuar nga Policia e Shtetit gjatë periudhës janar-shtator 2014 se sa në 5 vite 2008-2013 dhe mbi sasinë e drogës kanabis sativa të sekuestruar nga Policia e Shtetit në periudhën janar-shtator 2014, më shumë se sa në 8 vitet 2005-2013.

“Kur komenti është i tepërt. Në 5 vite, nga viti 2008-2013 janë asgjesuar 503.626 bimë kanabis sativa, ndërsa vetëm në periudhën janar-shtator 2014 janë asgjesuar 530.177 bimë kanabis sativa. Gjithashtu, në foto tregohet se si “në 8 vite 2005-2013 janë sekuestruar 96 ton drogë kanabis sativa, ndërsa vetëm në periudhën janar-shtator 2014 janë sekuestruar 101.7 ton drogë kanabis sativa”, shkruan Rama.

 

Gjatë vitit 2014, sipa stë dhënave,  ka pasur 1918 procedime penale, 1058 persona të arrestuar, 604 persona në gjendje të lirë, 187 persona në kërkim, 41 grupe kriminale të shkatërruara, 9 kryetarë komunash dhe kryepleq të proçeduar penalisht. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *