Shumë shpejt vjen drafti për kultivimin e kanabisit mjekësor?

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se brenda pak kohësh do të jetë gati drafti i cili lejon kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore.

“Kemi thuajse një vit që punojmë për këtë. Edhe pak do të jetë gati. Nuk bëjmë asnjëherë një punë të pa konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, dhe ekspertë të huaj të nivelit të lartë. Por gjëja kryesore është konsultimi me eksperienca të tjera. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë. Shumë shpejt drafti do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik”, u shpreh Rama.

Ai tha se do të ndodhë ashtu sikundër drafti i amnistisë fiskale i cili fillimisht po diskutohet me disa institucione ndërkombëtare.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë gjatë konferencën me ambasadorin Luigi Soreca, në kuadër të ditës së Europës.

 

l.h/ dita

Share This Article
22 Comments
  • I pari qe e tha kete pune ishte Koco Kokedhima. Po si duket ketij sadrazemit tone nuk i pelqen kur gjerat i thone te tjeret te paret. I pelqen te jete vete zot vete shkop.

    • Në fakt, aty nga viti 2016, kryeministri u pyet për idenë e Koço Kokëdhimës që propozonte pikërisht për këtë gjë dhe ai tha se “nuk jemi gati”.

      Sot Shqipëria është gati. Çfarë ka ndryshuar përveç se në Ministrinë e Brendshme ka ardhur Sandër Lleshaj?

      Asgjë, me përjashtim të një fakti mediatik se idenë e legalizimit të kanabisit mjekësor prej gati dy vjetësh e promovon një nga televizionet kombëtare, TvKlan.

      Lidhjet më poshtë ilustrojnë këtë politikë.
      https://tvklan.al/kanabisi-miliona-euro-ne-buxhetin-e-maqedonise-se-veriut/
      https://www.youtube.com/watch?v=zY9NO6ICiG0&feature=emb_title
      https://tvklan.al/kanadaja-legalizon-marijuanen-rekreative/
      https://tvklan.al/pse-te-mos-legalizohet-hashashi-ne-shqiperi/
      https://tvklan.al/corona-investon-4-bilione-dollare-per-birre-me-shije-k
      https://tvklan.al/nje-tjeter-shtet-legalizon-perdorimin-e-kanabisit/
      https://tvklan.al/lejimi-i-zhvillimit-te-industrise-se-kanabisit/

      Ndoshta është rastësi, por duket se z. Rama, si ndjekës i rregullt i lajmeve, ndoshta mund të jetë bindur nga trajtimi profesional i televizionit në fjalë dhe ka dalë me idenë e legalizimit. Për liçencat do flitet më vonë kuptohet.

      • Po kuptohet, nuk ishte sadrazemi gati, se kishte akoma neper kembe nja dy miliard euro qe duhet te bente sikur i shperndante me PPPra e me te tjera, keshtuqe nuk e “ndiqte” dot edhe kanabisin dhe sigurisht nuk donte qe ta linte ne doren e Kocos, se ky i fundit kishte dhene prova qe kalonte lumin e pastaj te dhiste kalin. Nejse, te na rroje kanabisi i legalizuar.

    • Ky kryeminister don qe te shkaterroje shqiperine me kete ligj duke legalizuar kanabisin. Ketu ka ardhur atje ku smban me. Mbas largimit masiv te shqipetareve nga shqiperia dhe shkaterrimit te sistemit te drejtesise. shitjes se territoreve shqipetare grekeve per varreza , lenies dore te lire politikes shoviniste te armiqeve shekullore greke ndaj shqiperise, dhenia dore te lire dhe perkrahja e pasardhesit te milloshevicit vuciqit, vjedhjes se mandateve te opozites ne parlamentin shqipetar, pas vjedhjes se zgjedhjeve vendore dhe rrembimit pa zgjedhje te bashkive dhe komunave te vendit dhe marrjes dhunshem te pushtetit vendor, Perfundimisht kupa u mbush njerezit te ngrihen sa nuk eshte vone dhe ta shporrin kete monster nga shqiperia sa nuk eshte vone. Tu tregohen dhembet sa nuk eshte vone ketyre armiqeve dhe shkaterrimtareve te shqiperise.Te shpallen non grata me ligj keta deputete dhe e gjitha shpura e rilindjes me krye kriminelin. Te hapet hetimi penal dhe te behen padite penale per kete krimienle dhe te gjithe bashkepunetoret e tyre te rilindjes ne administrate, polici, gjykate e prokurori, per te gjitha krimet qe keta bandite kane bere duke abuzuar me pushtetin duke shkelur ligjet dhe normat kushtetuese te shtetit shqipetar.
      Nese prokuroria e gjykata heshtin dhe nuk veprojne ndaj ketyre krimineleve te shpallet shberja e reformes gjyqesore si reforma shkaterrimtare e shtetit shqipetar pasi do te dale qarte qe perkrah dhe eshte teresisht e politizuar.
      Te arrestohen keta kriminele dhe hajdute te shqiperise.
      Poshte edvin rama dhe shpura e tij e rilindjes. Poshte partia socilaiste.

    • @? Si Koco Kokdhimes me pare, si Edi Rames tani, nuk eshte se u rref vertet tek arsyet mjeksore, apo arsye te lirise se studimeve shkencore, por u rref vetem tek fitimi, tek leku, tek euro! Paraja i mban shume njerez dritshkurter!

    • ? Si Koco Kokdhimes me pare, si Edi Rames tani, nuk eshte se u rref vertet tek arsyet mjeksore, apo arsye te lirise se studimeve shkencore, por u rref vetem tek fitimi, tek leku, tek euro! Paraja i mban shume njerez dritshkurter!.

      • O Kuluf, kush tha qe Koco kishte qellime fisnike, apo eshte burre me i mire se Naltgjatesia? Thjesht e nuhati i pari ate pune dhe donte ta zhvaste per vehte. Po desha vetem te them qe kur vjen puna ke paraja keti Naltgjatesise si zor ia kalon dot poshte rrogozit. Kaq.

  • Nuk ka arsye , pse te mos legalizohet kanabisi mjekesor Jo vetem se e kane legalizuar shume shtete , por eshte materjal i kerkuar nga mjekesia . . Do te ulet mjaft kriminaliteti , sepse jan embushur urgjet me fakire , qe jan ekapur me doza , qe do t’i lejoi ligji . Krim eshte kultivimi me shumice , ndaj te cilit , policia e ka me kollaj te orientohet .Nuk ka rendesi , kush e propozoi . E rendesishme eshte te funksionoi ligji . Zgalem

    • Legalizim do te thote qe disa, jo-oligarke, te pa-lidhur me qeverine, te mund te marrin license per kete veprimtari pa patur nevoje te korruptojne ndonje qeveritar, pa financuar fushatat e zgjedhjeve politike.
      Ti zgalem ke mundesi te marresh nje license në kete menyre?

  • O droge,po kokainën do ta legalizosh po more mandatin e tretë?
    Sipas delegacionit të BE në Shqipëri as ata, dhe as Komisioni Europian nuk janë pjesë as e konsultimeve, as e përgatitjes dhe as e hartimit të këtij drafti.
    ‘Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.’

  • Rekomandimi eshte vision horrash qe do të shkaterroje me të brishtin me të shtrenjtit: femijte
    Horrëzuan drejtimin e vendit, parlamentin, gjykatat, arësimin,
    Çkarakterizuan administratat, promovuan paaftësinë, korrupsionin madhor dhe banal, antihumanizmin, arrogancën, prostitucionin dhe tani DUAN TË SHKATËRROJNË FËMIJTË ME HELMIN DROGË QË DHE VETË KORONAT 19-20 E TJERA DO E KISHIN ZILI PER AFTESI SHKATËRRUESE.
    Tu bëftë bunkeri Surrel varr i trurit tend të kancerizuar vetëm nga ligësitë obskure që prej kaq vjetësh.
    Do ZOTI!

  • Te huajt ta kane bere te qarte. Nqs prodhon Kanabis CBD me perqindje te THC jo me te larte se 0.05% nuk eshte problem. Problemi eshte ndryshe. Ata e dine shume mire se Shqiperia nuk ka kellqe per te kontrolluar fermeret per t´iu permbajtur rregullores qe te mos prodhojne Kanabis me perqindje me te larte TBC-je (ajo qe perdoret per t´u tymosur apo per perpunimin e hashashit). Gjithashtu Europianet e dine se me cfare politikanesh te korruptuar kane te bejne, prandaj mos ha mut kot o Rame, por na u shporr me mire nga syte.

  • bravo kryegomar ,do e shikosh rinine shqiptare te djallosur gjithe diten ,,,,se dhe pune ju ke ofruar boll tani ,hoqe gjoja llotot u fute drogen .Ca do mbjellesh do korresh karrin do maresh ne votime ,ndonje plazh nudistesh per te nxjerre bythen kur do legalizosh

  • Te lirohen te gjithe fshataret e thjeshte qe per disa dhjetra kg hashash jane denuar e ndodhen ne burg.

  • Me ne fund iu gjet “ombrella” edhe kontrabandes se kanabisit! Hipokrizia me e madhe e “Luftetareve” te droges!

    • Sajmir Tahiri nuk eshte denuar dhe s’ka asnje prove qe ta coje atje ku do monstra e Vicidolit dhe banda e Trustit te geshtenjave te Tropojes. patjeter qe do te lirohen te gjithe te denuarit per Canabis, se eshte marrezi kombetare te humbasim miliona euro nga lufta politike e krereve te krimeve masive te kunder shqiptareve dhe shkaterrimit te Shqiperise.

  • O pis kryeminister kujt do ja japesh licencen per ta kultivuar kanabisin fshatarit te shkrete? Jo o njerez jo, ky mostra do ja japi te drejten vellait te vet ne menyre direkt ose indirekt per ta kultivuar. Para se te iki nga shqiperia ky moster do ta marri dhe kete dhe pastaj cdo gje e ka te legalizuar.

  • Saje qorri eshte si Al Capone. Edhe kunder tij nuk kishin prova, ama e rrasen brenda per evazion fiskal. Ne Shqiperi ai as mos ta rruaje fare, sa te kete liderin global mik.

  • Hosteni @…
    Mos u merzit Saje Qorri do ta mbroje Rama , se me urdher te tij punoi ,tamam ashtu si po mbron edhe banditin Vanjgjush Dako ne Durres ,qe ka ndare me kete miliarda ne Euro ,shiko vetem plazhin e Durrsit ,sa troje kane ndare ,e kane kaluar me firmen e tyre ,.Por ben gabim te lutem ,kur permend AL KAPONEN .Ky Al Kapone , do i kishte zii keta bandillet tane .Me Minishengenin Ballkanik e dhjeve kondra intersave te shqiptareve dhe te Kosoves ,tani ler dhe kanabesin ,qe ta pshurresh komplet shqierine dhe mbi te gjitha rinine ,.Ke femi ti o Rame ,????A e kupton qe e shkaterove rinine dhe shqiperine deri ne themel .Si ore Rame , nuk e ngope akoma me para ,ti monopolizove edhe lodrat e fatit per vehten tende ,e ti leme PPPT e tua . Kujdes shqiptare ky ka ik per lesh . …

  • Kanabis industrial

    Tekstili ose kërpi industrial (kërp) ka një përmbajtje minimale THC, ndërsa Bashkimi Evropian tashmë subvencionon
    52 lloje të certifikuara të fibrave të kërpit me përmbajtje THC më pak se 0.2%. Një përmbajtje e tillë e ulët e
    substancës psikoaktive THC përjashton përdorimin e tij euforik-argëtues.

    Përkundrazi, fijet, gjethet, vaji dhe sporet e bimës kanë mijëra përdorime siç janë prodhimi i pëlhurave të qëndrueshme,
    litarë, tul letre, ushqim me vlera të larta ushqyese (superfoods), materiale ndërtimi dhe izolimi, bioplastikë,
    biokarburantë (naftë) fillimisht për të djegur vaj kanabisi), nënshtresa kafshësh etj.
    Farat e kanabisit dhe vaji kanë një vlerë shumë të lartë ushqyese, ato përmbajnë proteina me cilësi të lartë,
    acide yndyrore Ω3, aminoacide, minerale dhe vitamina.
    Qepa e tekstilit-industriale gjithashtu ka veti shumë të dobishme për dekontaminimin e ujit dhe tokës, restaurimin e ekosistemit,
    zonat rurale dhe kimikisht dhe zonat me dëmtim bërthamor. Mund të përdoret si një pesticid natyral dhe është i dobishëm në
    pasurimin e tokës së punueshme përmes rrotullimit të të korrave. Për shkak se rritja e kanabisit nuk kërkon sasi të mëdha uji
    dhe plehra kimike ose pesticide, konsiderohet se ka një gjurmë negative të karbonit dhe një ndikim të dobishëm të përgjithshëm
    në mjedis.
    Fibra kanabis mund të zëvendësojë kultivimin e pambukut pasi është më i qëndrueshëm (deri në 3 herë) dhe fibër cilësore dhe ka
    rendiment më të lartë akraksie sesa pambuku i cili kërkon të paktën 4 herë më shumë ujë dhe shumë kimikate. Mund të zëvendësojë
    edhe pulpën e drurit (p.sh. për prodhimin e kartëmonedhave dhe letrës), pasi është më e qëndrueshme dhe më efikase për hektarë
    të zonës së kultivuar, duke kursyer kështu pyje dhe burime të vlefshme.
    Letra e kanabisit mund të riciklohet deri në 7 herë ndërsa letra e rregullt mund të riciklohet vetëm deri në tre herë. Në Evropë,
    aktualisht janë kultivuar më shumë se 15,000 hektarë (150,000 hektarë), kryesisht në Francë, Angli, Hollandë, Gjermani, Rumani,
    Itali, Austri, Spanjë, Poloni, Hungari dhe Republikën eke. Kina është prodhuesi më i madh në botë dhe mbulon pothuajse 80% të
    prodhimit në botë, me më shumë se 30 vende pjesëmarrëse.
    Kanabisi është përdorur që nga kohërat e lashta nga shumë kultura si një litar, leckë, letër dhe ushqim. Nga Faraonët Egjiptianë
    deri tek civilizimi i lashtë Grek dhe Perandorët Kinezë, nga të krishterët e parë deri tek Presidentët e parë Amerikanë dhe
    prodhimi masiv gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe Greqia në shekullin e kaluar prodhonte, përpunonte dhe eksportonte shumë
    ton kanabis me fibra në vit. Pas 50 vjetësh të një ndalimi të paarsyeshëm, në 2013 ne arriti të legalizojë kërpin e tekstilit
    në Greqi dhe në vitin 2016 të nënshkruajë JMC që rregullon kultivimin dhe përpunimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *