Rama: Siguria rrugore, do të zmbrapsin lumin e shifrave
Kryeministri Rama tha sot se qeveria është e vendosur dhe mirëpërgatitur të marrë një hap të rëndësishëm të sigurisë në rrugë. Gjatë një tryeze të përbashkët lidhur me sigurinë rrugore, Rama theksoi se është e domosdoshme ndërhyrja në disa aspekte që bëjnë të mundur qarkullimin rrugor, për të parandaluar aksidentet.
Rama tha se pavarësisht se për rrugët janë hedhur shifra marramendëse gjatë qeverisjes së kaluar, siguria rrugore ka degraduar.
“Më lejoni të sjell disa shifra krahasuese për degradimin e sigurisë rrugore, ndërkohë që janë hedhur lekë pa fund për rrugë. Por nuk janë vetëm rrugët e këqija, por edhe mungesa e frikshme e rendit ligjor dhe moszbatimi i rregullave që kanë bërë të regjistrohen bilance si bilance lufte.
Numri i vdekjeve ishte 250 në 2002, 334 në 2012. Ne nuk duam të krahasohemi me çfarë gjetëm, por me ku duam të mbërrijmë. Në kushtet e katrahurës dhe degjenerimit ku e gjetëm Policinë e Shtetit, në kushtet e një pune në shumë plane për të rivendosur gurët e themelit në vend, nga 16 shtatori 2013 deri sot në rrugët e Shqipërisë ka 21 të vdekur më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, tha ai.
Kreu i qeverisë tha se është gati projekti që do të përmirësojnë ndërveprimin e policëve në terren me qendrat e monitorimit.
“Gati projekti që lidh online në kohë reale patrullat e policisë së shtetit në rrugë me qendrën e monitorimit në departamentin përkatës, që do të thotë se me futjen e këtij shërbimi çdo qytetar që kontakton me policin, nuk është duke kontaktuar vetëm me policin, por edhe qendrën e monitorimit”.
Rama u ndal në monitorimin e rrugëve të kryeqytetit, një projekt që dy vjet më parë u inaugurua me bujë nga Bashkia e Tiranës.
“Miliona euro janë hedhur për kamerat në rrugët e kryeqytetit, por të vetmet që funksionojnë janë ato te kryeministria. Janë bërë inaugurime, premtime e rrahje gjoksi se e mbuluam me kamera kryeqytetin”, tha Rama.
Në lidhje me gjobat e Policisë Rrugore, Rama tha se ato nuk janë selektive dhe kanë për qëllim zbatimin e ligjit. “Jam krenar që nuk është se këtu po goditet një pjesë dhe po mbrohet një pjesë. Po goditet çdo shkelje, po goditet llastimi i frekuentuesve të përditshme të bulevardit të Tiranës”, tha Rama.
O Rama mos degjo brockullat e Saliut, krimin e rruges nuk e ka ne dore qeveria. Pse qeveria u thote shoefereve pini e ikni me shpejtesi? Kush e ka koken teper te sëmes te shkoj, bile mendoj as te mos trajtohen ne spitale e invaliditete mostra te tille se konsumojne taksat tona. kam degjuar dje ate te shoqtes se paraplegjikeve ne teelvizor dhe shtanga kur mora vesh qe 5 mije jane invalid nga ata mostrat qe bejne si trupa ne rruge e perplasen me makina dhe marrin pensione si invalid e pagesa per sherbetore dhe trajtime te tjera.
o z. rama kamerat do te punojne vetem atehere kur luleziu te ece sipas mendjes se tij dhe jo te salibabes.
Shoku Ramo-Rama .Te pakten kete sekret mos e nxirr ne pazar se pastaj populli rremujaxhi i yni do i shkele dhe me shume se me pare rregullat e qarkullimit..Dordolecat ne are vihen per te trembur zogjte qe tu duken si njerez e mos te demtojne te mbjellat…Kurse kamerat i vuri Saliu qe shoferet te kujtojne se filmohen…