Ka kaluar mes batutave, ceremonia e inagurimit të nënstacionit të Babicës dje në Vlorë, një investim ky i financuar nga një kredi e Qeverisë gjermane, nëpërmjet Bankës KfW.
Kryeministri Rama merr shkas pikërisht nga përfaqësuesja e KfW në ceremoni, vajza gjermane, e cila siç tha Kryeministri kishte gjetur dashurinë tek një inxhinier shqiptar, i sugjeroi asaj që në udhëtimin më të afërt në vendin tonë të sjellë me vete shoqet beqare, duke e siguruar se ka shumë si inxhinieri i saj.
“Duam të bëjmë më të mirën që të kemi sa më shumë prezencë të investimeve dhe turistëve gjermanë në Shqipëri dhe ku padyshim do të mund të marrim dhe shumë nuse të tjera nga Gjermania falë të gjitha atyre që i përshkroi mrekullisht nusja jonë më e re. Falë dhe faktit që veç natyrës, klimës dhe gjithë atyre gjërave që tek shqiptarët i tërheqin gjermanët dhe vajzat gjermane do të gjenden dhe të tjerë si inxhinieri yt i mrekullueshëm, që të siguroj se nuk është i vetmi. Si ai kemi dhe të tjerë dhe shpresoj që shumë shpejt të kthehesh në Shqipëri me shoqe të pamartuara dhe inxhinieri të bëjë prezantimet e duhura me shokët e tij të pamartuar”.
E dini raportin z.Kryeministër, që është një me shtatë, ku do i çojmë vajzat ne, edhe ajo na duhet, të martohen djemtë me gjermane. Nejse, shaka, dashuria nuk njeh kombësi. O burra të forcojmë krushqit, me gjermanët dhe ia hodhëm fukarallëkut pastaj.
