Rama: S’ka ngërç për reformën në drejtësi, i hapur për referendum

Saimir Lleshi

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ngërç për reformën në drejtësi dhe asnjë ndryshim në qëndrimin e mazhorancës.

Shefi i qeverisë ka thënë se, politika duhet të diskutojë dhe kërkojë konsensus mbi një draft pasi të ketë thënë fjalën e fundit Komisioni i Venecias, ndërsa ka theksuar se nuk ka asnjë krizë në koalicion. Rama konfirmoi se komisionit parlamentar për reformën në drejtësi do të mblidhet gjatë ditës së nesërme.

“Dua të theksoj që dakordësia është e plotë, procesi do vijojë siç është parashikuar dhe padyshim është pjesë e procesit që palët të shfrytëzojnë këtë mundësi që veç draftit të punuar nga grupi i ekspertëve të kërkojnë nga Venecia shpjegime plotësuese lidhur me mënyrën e interpretimit të rekomandimeve të opinionit, mbi të cilin janë bërë dhe reflektimet e draftit”, ka theksuar Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se ishte dakord që të kishte konsensus me opozitën për reformën, por mbi bazën e raportit final të Komisionit të Venecias.

“Konsensusin e garanton këndvështrimi i Venecias, duke u bazuar në faktin se të gjitha palët e konsiderojnë atë pikë referimi të besueshme e të palëkundur. Dhe përsa kohë kemi këtë konsideratë, është Venecia që do të na ndihmojë në raportin final për të çelur një rrugë të sheshimit të mosmarrëveshjeve, që janë rezultat i një leximi të ndryshëm”, tha Rama për Top Channel.

Rama thotë se nuk është e nevojshme që të ketë një tryezë politike për këtë çështje.

Nuk ka asnjë nevojë e asnjë shans që ne të ulemi në një tryezë të përbashkët dhe të gjejmë zgjidhje pa Komisionin e Venecias. Për këtë arsye duhet të shterrojmë mundësinë e Venecias dhe të përmbushim marrëdhëniet me Venecian në bazë të kalendarit të dakordësuar dhe mbi atë bazë mund të ketë diskutime nëse ka ende mosdakordësi”, tha gjithashtu.

I pyetur nëse mund të zhvillohej një referendum për këtë reformë, Rama tha se për të shkuar deri atje duhen votat e 2/3-ve të deputetëve në Parlament, pra kërkon edhe votat e opozitës.

“Unë jam absolutisht pozitiv dhe i gatshëm të shkojmë në referendum nëse palët gjykojnë se populli duhet pyetur në këtë proces dhe në rast se dakordësia e plotë mes palëve që përfaqësojnë popullin në Parlament nuk është e mundur, ajo do të ishte rruga më e mirë e transparente për të gjitha palët”, tha kryeministri.

Ai deklaron se reforma në drejtësi nuk ndodhet në ngërç. Absolut jo”, u shpreh Rama. /Dita/

 

Share This Article
3 Comments
  • 1- “Rama tha se për të shkuar deri atje duhen votat e 2/3-ve të deputetëve në Parlament, pra kërkon edhe votat e opozitës”…..
    OPOZITA KA HUMBUR DHE NUK KA TE DREJTE TE VENDOSE BARIKADA MBI VOTEN E SOVRANIT. KESAJ I THONE DIKATATURE E JO DEMOKRACI. SKLLAVERIM E JO LIRI.

    2- “Une jam absolutisht pozitiv dhe i gatshëm të shkojmë në referendum nëse palët gjykojnë se populli duhet pyetur në këtë proces……”
    PER CILET PALE E KENI FJALEN ZOTI RAMA. POPULLI ESHTE PALE ME VETE, DHE NUK KA PALE MBI VENDIMIN E PALES SOVRANE. E NUK KA PAZARE ME VOTEN E SOVRANIT. E NUK MUND TE NA NDRYSHOJE ARITHMETIKA PERENDIMORE REZULTATIN E ARITHEMTIKES SE VOTES POPULLORE.
    ZOTI KRYEMINISTER DUHET TE KUPTONI O ME POPULLIN O KUNDER TIJ E ME SALINE…..RRUGE TE MESME NUK KA. STOP LOJRAVE PREJ TE MARSHE.
    ESHTE KOHA PER REFERENDUM. DURIMI I KETIJ POPULLI ESHTE SOSUR. PASOJAT DO TE BIEN MBI JU ZOTI RAMA. KENI NJE MILION ME VETE C’FARE PRISNI DHE NDA KUSH?

  • MIRE FJALEN ‘BIZNES'(allishverish) 25 VJET NUK JA PERKTHYET NE SHQIP SHQIPETAREVE POR TANI NA NXORET FJALEN ‘NGERÇ’ O KRRIÇA!

  • BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    KJO ESHTE REFORMA NE DREJTESI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *