Rama: S’keni ujë, s’keni rrugë, s’keni legalizime, po kemi Saliun

redaktor

Kreu i PS-së. Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një bashkëbisedim me banorët e njësisë numër 6, tek “Misto Mane”.

Duke iu përgjigjur interesit të banorëve, Rama shprehu bindjen se, PS ndryshe nga 8 Maj i vitit 2011, në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit do të fitojë me rezultat të thellë. Sipas Ramës, SHBA nuk luan as rolin e qeverisë dhe as të opozitës në Shqipëri.

Një nga bashkëbiseduesit ka kërkuar që të mësojë se çfarë do bëjë ambasadori amerikan për të mos vjedhur votat prapë siç ndodhi më 8 maj.

“Nëse pret që Amerika të marrë vota për ne, mos prit, pasi Amerika është miku më i madh i Shqipërisë, por Amerika këtu nuk është për të bërë qeverisjen apo opozitën. Shqipërinë e bëjmë ne. Me 23 qershor mos mbaj mendjen tek 8 maji, por nëse fituam me 10 vota dhe na i morën, me 23 qershor fitojmë me 50 mijë vota dhe do na marrin të keqen,” tha Rama.

Shumë banorë janë interesuar që të mësojnë se çfarë do të bëhet me infrastrukturën e mjeruar në lagjen e tyre.

Ramës i ka mjaftuar një batutë për të acaruar edhe Bashkinë e Tiranës, që ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp.

Kreu i PS tha se tani kemi një kryebashkiak në kutinë e televizorit, por jashtë televizorit nuk ka asnjë institucion.

Një i moshuar është ankuar për gjendjen e mjeruar të sistemit shëndetësor, duke i thënë se do ishte fat që të vinte spitali i kohës së Enverit.

Rama përsëriti tezën e tij se tashmë çdo gjë në këtë vend është kthyer në mall. “Nëse nuk ke para, nuk merr asnjë shërbim,” tha Rama, duke premtuar se ata do vendosin shërbimin shëndetësor kombëtar, për të mundësuar barazi në spitale e poliklinika për të gjithë.

Banorët janë ankuar për gjendjen e sigurisë në vend, duke thënë se krimi po u kërcënon edhe sigurinë brenda në shtëpi.

Rama tha se kjo vjen për shkak se ka triumfuar varfëria dhe papunësia. Ai shtoi se të rinjtë kanë vetëm një aktivitet, atë të llotarive dhe basteve sportive. “E vetmja shpresë vjen nga Reali, Barcelona, Juventus apo Bajerni,” tha Rama.

Në fund një banorë iu drejtua me një pyetje Ramës, duke i thënë se ajo ka banesën të palegalizuar, nuk ka ujë në shtëpi dhe se infrastruktura rrugore është e mjeruar.

“Nuk paske rrugë, nuk paske ujë, nuk paske legalizim, po çfarë kemi? Kemi Saliun,” tha Rama.

“Kryeministri, ngeli rrugëve dil në rrugë dhe gënje kush ta hajë ta hajë. Në çdo fushatë thotë do i legalizojmë të gjitha shtëpitë. Në 2005 ka thënë se në fund të vitit 2006 të gjitha ndërtimet pa leje do legalizohen. Kështu bëri dhe në 2007, kështu dhe tani. Gënjen. Nxjerr njerëz me metër dhe i din shqiptarët për budallenj. I ka ecur në fakt se ka njerëz që akoma i besojnë. Por, këtë radhë të rrijë mëngjes, drekë, darkë të vjedhë vota ne do marrim aq shumë vota sa nuk do e hedhë lumin. E gjeti Shqipërinë me 200 mijë ndërtime pa leje e lë me 400 mijë. Dhe ka legalizuar vetëm 8 %. Duhet të presësh 165 vjet të legalizohesh shtëpinë,” tha Rama.

Sipas tij, Berisha merret gjithë ditën me rrugët, kurse natën merret me diçka tjetër. Pas batutave nga banorët, Rama tha se ndoshta edhe natën rri rrugëve.

Share This Article
37 Comments
  • Aha edhe Amerika ja paska trgue kartonin e verdhe dhe tani ska cte beje me me mashtrime.
    Ky thote 50 mije vota teper po keto ne qarqe nuk do te thote se fitn ti more Rame.Vota plebishitare me 50 mije teper mund te rzultoje me me pak se 70 depudet.Keshtu ka ndolle me pare.Merre me mend kur thote 50 mije me teper do dale te pakten 150 mije me pak
    QUO VADI RAMA

    • Te gjithe ne zgjedhje te votojme masivisht kunder Saliut.Nje rezultati te thelle Saliu nuk ka se cfare ti beje pra nuk e shmang dot humbjen.Opozita po e ben punen e saj duke u marre me cdo parregullsi e duke e denoncuar ate.Por edhe ne duhet te shkojme ne votime ama te mos neglizhojme fitoren.Edhe nderkombetaret do vezhgojne rreptesisht zgjedhjet

    • po skane si vjedhin me qindra mijera vota qe do dali para PS me koalicionin e saj. Skane asnje shans ta bejne nje gje te tille…

    • fitorja e partise socialiste eshte e padiskutueshme ,njerezit kane nevoje per nje freski per nje fytyre te re ,kane nevoje per ndryshim kjo eshte mese e sigurte.

    • Nuk Duam me te na udheheqin haduta dhe njerez qe na kercenojn te drejten tonne esht koha per rilindje esht koh te shporrrim saliu nga pushteti qe po na shkaterron me gjith anijen e e ti Te ishte per te ber te bente para 8 vitesh jo Sot dy javet e fundit

    • Po te kishim nevoje per nje diktator, kishim mbajtur origjinalin cdo na duhej kopja e shemtuar e tij??? Del e pellet pa pike turpi “ta leme opoziten edhe te pakten 12 vjete te tjera ne opozite” …po ty mor zoteri ta kuptojme hallin se do mbetesh pa pune,,,

    • po po saliun e kena po kujt po i hyn ne pune thuaj.ne shpresojme qe kur ta heqesh ate pleren nga karrikja ku eshte ulur ta rilindesh kte vend

    • populli e ka kuptuar se kush eshte sali berisha dhe me 23 do ta japi verdiktin e tij duke votuar ne menyre masive per Partine Socialiste.do ta largoje njeher e pergjithmone kte diktator qe eshte ulur ne krye te vendit

  • Per me shum frymemarje dhe hlehtesira per Biznesin permes takses progresive, une mbeshtes Skuadren e Rilindjes dhe programin e saj per biznesin.

  • Fitorja e 23 Qershorit eshte e sigurte, e ajta do te mare nje fitore historike, per ti dhene shqiptareve shqiperin qe ata meritojne.

    • Nuk E diskutojm voten e popullit se e dim cfare ka vujt populli 8 vjet po diskutojm hajduta qe vjedhin voten e popullit dhe Japi ryshfet Dhe i kercenojn per vote ku vota esht e drejta e popullit
      Esht koha te kemi nje rilindje te vertet

  • Nuk ka vjedhje qe e ndal fitoren e te majtes me 23 Qershore, sepse rezultati do te jete aq i thelle saqe cdo tetative e Berishes per te manipuluar voten e shqiptareve do te rezultoi e deshtuar. Rilindje

  • Nuk do kete shansin me te vogel Saliu te rivjedhe.Kesaj radhe lupa e rrepte e nderkombetareve puna e palodhshme e opozites duke denoncuar cdo parregullsi gjithashtu edhe vota masive kunder Saliut,ja lehtesojne edhe me shume fitoren Partise Socialiste.Askush nuk ndal dot fitoren e Partise Socialiste.

  • Me 23 Qershore une votoj Edi Ramen Kryeminister, sepse ai eshte zotuar qe do tu ofroje shqiptareve sherbimin shendetesor falas…sepse sot populli i varfer ka frike te shkoi ne spital sepse do te shkundet edhe nga ato pak leke qe mund te kete kursyer nga buka

  • Me 23 qershor fituesi do je te Edi Rama lideri me i mire i te gjitha kohrave dhe per ta nisur mbare kete 100 vjtor te ri te shtetit Shqipetar.

  • Te drejte ke Edi. Me 23 qershor Saliu dhe delet e tij do te na marin te keqen te gjitheve ne. Zgjedhja jone eshte Rilindja e jo rrenimi, prandaj le te presim dhe keto pak dite qe kane mbetur. Dhe une jam e sigurt qe mengjesin e 24 qershorit kryeminister do te jeni ju, Edi Rama. Suksese! 🙂

  • Une votoj patrine socialiste dhe Edi Ramen Kryeminister sepse dua nje sistem arsimore me te mire per femijet e mi…Per ta zhbere dhe zhdukur analfabetizmin qe eshte rritur frikshem vitet e fundit

  • ME 23 QERSHORE DO TE VOTOJ PARTINE SOCIALISTE SEPSE DUA NJE VEND PUNE ME MERITE DHE JO ME 5 MIJE EURO…DUA ZHVILLIM TE QENDRUESHEM EKONOMIKE DHE JO VARFERI MBYTESE KU NDODHEMI SOT.

  • Do te votoj partine socaliste sepse Edi Rama eshte njeriu qe do te ndryshoi shqiperise, une besoj tek energjit e ketij njeriu vizionar qe ndryshoi Tiranen..une voto Rilindjen

  • Kjo qeveri na e ka nxire jeten. Na ka ardhur ne maje te hundes, 8 vite vetem rrenim, rrenim dhe rrenim. Une mendoj se duhet Rilindje, Rilindje dhe vetem Rilindje. Programi per Rilindje Shqiptare eshte programi qe e con Shqiperine drejt nje ndryshimi rrenjesor. Ky program e ben Shqiperine si gjithe Europa. Kjo ka qene dhe eshte edhe endrra e te gjithe ne shqiptareve, prandaj do te votojme Partine Socialiste me 23 qershor. Fitore PS. Fitore Edi Rama.

  • UNE SHPRESOJ TEK RILINDJA, SPRESOJ TEK VLERAT, VIZIONI, IDETE DHE VULLNETI I SKUADRES SE RILINDJES, I SKUADRES QE DO TE NDRYSHOI SHQIPERIN

  • Rrugeve do te perfundoi Berisha pas 23 Qershorit, kur shqiptaret me vote masive ta nxjerrin ne pension…Per ta denuar per gjithcka qe i shkaktoi ketij vendi duke e rrenuar deri ne piken e fudit…

  • Askush nuk e prek voten e 23 Qershorit, sepse SShqiptaret do ta mbrojne voten e tyre, per te mos lejuar me qe vjedhesi i perhereshem i xgjedhjeve, Sali Berisha te manipuloi rezultatin…

  • Edi Rama eshte Kryministri ideal i shqiperise europiane, eshte lideri vizionar e largpames qe do ta ndryshoi kete vend, per ti kthyer vlerat dhe dinjiteti e neperkembur cdo shqiptari te zakonshem te ketij vendi, qoft i majte apo i djathe, sepse ai mbi te gjitha eshte shqiptare.

  • Shqiperia ka nevoje per Edi Ramen. Ai eshte njeriu qe duhet te udheheqe Shqiperine. Njeri punetor, me nje vizion qe rrallekush e ka. Fitoren Edi Rama e ka shume te lehte, sepse perballe ka nje njeri qe shqiptaret e njohin me rrenje e dhemballe tashme. Sali Berisha me 23 qershor do te mare goditjen tone te fuqishme. Kjo goditje nuk do te jete as me grusht, as me arme, por me VOTE. Urime Edi Rama fhe PS 🙂

  • Jo ne dafina kujdes Ilir Meten ,se na duket se diçka po e dredh nen rrogoz ky njeri.Se çka dale nje propozim tani,shiheni mire dhe jepini vleren qe i takon.Qofte larg ishalla s” ndodh gje si ne 2009,se pastaj te gjitha kupat jane mbushur dhe derdhja do shkoje lume.
    Ku ka ze nuk eshte pa gje ,per kete k/minister ne hije

  • Saimir Tahiri eshte ndoshta me i riu i Skuadres, por eshte me i talentuari me vizionari dhe me inteligjenit…Eshte nje vlere e madhe ne Skuadren e Vlerave te Rilindjes

  • Po paten Saliun s’kan nevoje per uje, drita, as per rruge..u mjafton interneti dhe dixhitalizimi per te cilin Berisha flet , por nuk e rezlizon,,sepse gjithmone ai ka thjeshte fjale dhe jo vepra.

  • Ne do ta ndertojme shqiperin, ne te gjtihe bashke, Skuadra e Rilindjes dhe populli shqiptare. Rilindja do te ofroje mundesine e punesimit brenda shqiperis qe cdo i ri energjit e tij ti vere ne sherbim te ardheut te tij …RILINDJE

  • Asnje investim per Tiranen, bashkia eshte inegzistente persa i perket inveastimeve, nuk ka kohe kryetari i baskise te mendoi per Tiranen se eshte i angazhuar me fushate. Po e perdor Berisha si zzevendes ne ato vende ku nuk ka fytyre te shkoi, si per shembull ne Kavaje

  • Asnje legalizim prone apo toke nuk eshte bere gjate ketyre 8 vitetve, jo vetem qe nuk eshte legalizuar asgje, por eshte rritur akoma me shume numri i ndertimeve pa leje. Ja si i hane premtimet genjeshtaret e PD-s.

  • kete here se marrin dot sikur te kishin edhe shkop magjik sepse nuk ka zot qe i mashtron me nje pjese te madhe te njerezve te ketij vendi

  • Edi Rama eshte shpenzuar me mish dhe me shpirt,per te ju shpjeguar Shqiptareve,se vota e tyre eeshte e rendesishme dhe se pa vote te lire nuk mund te shkohet asgjekundi.Edi Rama u tregoi Shqiptareve se Sali Berisha ka instaluar ne Shqiperi nje regjim,ku shkon ne gjykate per te marre drejtesi dhe del nga dera e saj,me duar bosh.Edi rama u ka treguar Shqiptareve se Sali Berisha eshte kriminel.Dhe kjo u faktua me 21 Janar te vitit 2011-te.Edi Rama ka patur nderkohe dhe shume armiq e spiune te infiltruar ne brendesi te PS-se si Islami,Dogjani,Kadeli etj,qe kane sabotuar fsehur dhe me tej edhe haptazi punen e opozites.Zgjohuni Shqiptar.Tregoni se jeni njerez qe dini kush ehste me e mira.Nese Edi Rama nuk do punoje ashtu sikunder premton kur te jete ne qeveri,ta votojme kunder dhe te sjellim dikend tjeter akoma me te mire dhe te afte se Rama.Por se pari duhet te heqim njehere epergjithmone kete shtaze dhe monster te papare ne Historine tone,qe ka nje emr e mbiemer.Sali Killer.

  • kete here e meriton fitoren dhe do ta kesh sepse ska se si te ndolle ndryshe . do te fitosh sepse je vizionasr dhe novator ne kete atmosfere politike

  • NUK KA NJERI QE TE MUND TI BESOJ VOTEN NJE NJERIU SI TY DHE KJO DIHET TASHME. POR TI JE NGA ATA QE NUK PARA BESON TEK FJALET DHE NE ME 23 QERSHOR DO TE TA FAKTOJME. ASNJE SHQIPTARE QE E DO SHQIPERINE NUK DO TE MARR KURRE GUXIMIN TE VOTOJ NJE NJERI EGOIST DHE TE PASJELLSHEM SI PUNA JOTE. SE TI PO I BEN KEQ KETIJ VENDI DHE NUK KE BERE ASGJE TE MIRE PER KETE SHTETIN TONE. DHE NE DO TE MUND TA JAPIM PERGJIGJEN. POR DO TE JESH TI PASTAJ QE ME 24 QERSHOR NUK DO TE KESH AS DRITE DHE AS UJE PER VETEN TENDE. SE GJITHE POPULLI E DI TASHME QE NUK I MUNGON ASGJE NGA ATO GJERA QE THONI JU. POR TI MESA DUKET JE PAK MBRAPA PERSA I PERKET LAJMEVE SE E KE TE VESHTIRE TI PRANOSH ARRITJET E SALES, QE EDHE PSE KEMI DRITA NE KETO KOHE ESHTE SI REZULTAT I PUNEN SE SALES. MESA DUKET TI NUK MBAN TELEVIZOR NE SHTEPI. MBAJE NJE TV SE TE DUHET TE JESH ME I INFORMUAR KETE PERIUDHE TE VITIT.

  • “…Dhe keshtu mos te te shkoj kurre ne mendje te pyesesh per ke bie kembana:
    Ajo bie per ty…. Sali Berisha” Ka ardhur koha per RILINDJE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *