Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rama: Ja të punësuarit përmes zyrave të punës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Rama: Ja të punësuarit përmes zyrave të punës
AktualitetPolitike

Rama: Ja të punësuarit përmes zyrave të punës

anazapta
Published March 27, 2014
Share
SHARE

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një seti fotografish të hedhura në rrjetin social “Facebook” ka publikuar personat e punësuar së fundmi përmes zyrave të reja të punës.   Ai shpejgoi se derisa dje po hapnim zyrën e punës në Elbasan dikush ka shkruar në një postim se “Nuk duam zyra, por duam punë”. Dhe Rama i ka sqaruar, se nuk ishte i vetmi që shprehte mosbesim se në zyrat e punës mund të gjendet punë. Rama ka dashur që ta bind atë përmes shifrave dhe fakteve. “Me rritjen dita – ditës të këtij shërbimi të ri modern të punësimit do të rriten edhe mundësitë për punë, edhe numri i të punësuarve përmes zyrave të punës. Për më shumë hidhini një sy shifrave.”- shprehet Rama.

1

Referuar shifrave të para të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Rama deklaron se, “nga dita e inaugurimit deri sot, punësime direkte nga zyrat e reja moderne të punës, me emër e mbiemër, janë realizuar: Në Tiranë 528. Durrës 299. Vlorë 180. Kavajë 83. Totali 1090. Mbani parasysh që zyra e Tiranës ka vetëm dy muaj, e Durrësit vetëm 1 muaj, e Vlorës dhe Kavajës vetëm pak javë. Ndërkohë janë aktualisht të publikuara nga punëdhënësit privatë 3969 vende të lira pune. Në Tiranë 2289. Në Durrës 1052. Në Vlorë 457. Në Kavajë 171”.

“Mosbesimi reciprok i krijuar në vite ndaj Shërbimit të vjetër Kombëtar të Punësimit, qoftë nga punëdhënësit qoftë nga punëkërkuesit, është i jashtëzakonshëm. Prandaj në klimën e këtij mosbesimi në të cilën Shërbimi Kombëtar i Punësimit sapo ka rilindur, këto shifra e fakte janë një fillim shumë i mbarë. Dora – dorës besimi do të rritet dhe punësimi padyshim po ashtu, sepse zyrat e reja të punës janë më në fund pas njëzet vjetesh, një nga instrumentet e rritjes së punësimit.”- përfundon Rama në “Facebook”.

 

anazapta March 27, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
7 Comments
  • Toni i Madhe... says:
    March 27, 2014 at 12:00 pm

    BRAVO …………………… Kry. Rama…….!!, me ecè me kèt ritèm punsimi ka mundesi tè arrimè vendet mè tè zhvillume ne EUROPE. Pyetja lind a eshtè i vertetè ky lajm-sihariq per ata qè nuk
    kanè njè vend pune….. , apooo……, futja kot e gri sallatè sa tè kalojè kjo ditè e gjatè… .

    Reply
    • Elsa says:
      March 27, 2014 at 5:26 pm

      fantastike. Puna qe duket ska nevoje per fjale po ne jemi mesuar te na i japin gati te tera.

      Te lumte rama per gjithcka

      Reply
      • Tiku says:
        March 27, 2014 at 5:27 pm

        Ore pune ka po ne pertojme thuaj.. ne i duam gati. Zyrat jane moderne, ka vende pune, sherbim shume te mire, por dembelizem

        Reply
        • Urani says:
          March 27, 2014 at 5:31 pm

          Pune e mbare zoti Rama. E keni nisur per se mbari. Me pelqen vizioni juaj

          Reply
  • nastradinhoxha says:
    March 27, 2014 at 12:40 pm

    KUR TE PUNESUARIT E EDVINIT JANE ME PAK SE NENPUNESAT E ZYRAVE TE EDIT.

    Kur e pyeten Shvejkun sa vjet ishte denuar ai u pergjegj: “Derzhava me ka denuar me 30 vjet burg per thyerje te disiplines ushtarake, por jam i gezuar dhe i lumturuar se kane kaluar tre dite qe do te thote se nga 30 vjet kane mbetur tre dite me pak qe kur jam ketu.”

    Keshtu si Ushtari i Mire Shvejk po flet edhe Kryeministri yne Famoz qe nga 300 mije vende te reja pune ka punesuar 1090, por prape me mire se hic ose rritje te papunesise. Vetem mbetet pyetja: Cfare prodhojne keta te punesuar socialiste te kontigjentit te pare te premtimeve elektorale te Edi Rames? Sepse nga fotot famoze socialiste te punesuarit e Edi Rames duken me shume si MOVING STARS Hollivudi. Sepse PRODHIMI yne kombetar ka mbetur ne vend numero dhe GDP-ja per fryme si tregues kryesor i standartit te jetes dhe i punesimit real eshte bere fare dys-taban dhe nuk do te levize pak larte si te gjitha vendet e tjera.

    Reply
  • DUKA says:
    March 27, 2014 at 1:20 pm

    Zoti Rama, leri t’i thone ca gjera ministrat perkates se u Bete punonjes i televizioneve.
    Me respekrt V.Duka.

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    March 27, 2014 at 2:31 pm

    Hapat e krijimit të fronteve të prodhimit te madh krijojnë vende të shumta pune dhe jo zyrat e punësimit. Kjo më duket se ështe logjika e një vendi që kërkon të zhvillohet? A sjellin zhvillim zyrat e punës? Nuk e besoj. Janë vetëm një libër adresash qe ma do mendja se e cojnë pronarët që deri tani bënin lajmerime te “Çelësi”. Pyetja që më trazon ështe gjithnjë kjo: ku është fronti i ri i prodhimit të madh? Që té ketë dhe punë, dhe prodhim!? Që té punësohemi dhe të rrisim gamën e prodhimit vëndas!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?