Rama s’më duket aspak i shqetësuar, jo më i tmerruar!

Ornela

Dalin radhë shqupistët,
duke recituar,
dhe thonë se Rama,
qenka i tmerruar!

Qenka i tmerruar,
s’gjen derman ai,
se humbjen në zgjedhje,
e ka siguri!

Po ju pyes juve,
more të uruar,
po ju përse jini,
kaq shumë të shqetësuar?!

Dhe gjersa në zgjedhje,
garant do fitoni,
përse Edi Ramën,
shani dhe mallkoni?!

Se mua në fakt,
me çfarë kam vëzhguar,
Edvini s’më duket,
aspak i shqetësuar!

Edvini s’më duket,
aspak i shqetësuar,
edhe jo se jo,
të jetë i tmerruar!

Nëse do t’i marrim,
me radhë gjithë pistat,
çfarë problemi ka,
po të hapen listat!

Çfarë problemi ka,
dot nuk e kuptoj,
gjersa kushtet mbeten,
për të gjithë njëlloj?!

Po varianti i listës,
i kësaj beteje,
duket që nga larg,
ka një farë hileje!

Sepse një e treta,
që kanë kryetarët,
në listën e madhe,
renditen të parët!

Të tre kryetarët,
aspak nuk riskojnë,
se njerëzit e tyre,
sigurisht fitojnë!

Dhe Meta vijon,
me një melodi,
se njeh në Kuvënd,
veç tedhjet e dy!

Po nëse janë kaq,
që dreqi e mori,
si do të votohet,
aty Pesë Qershori?!

Ata që s’njeh Meta,
duke ngritur tonet,
vinë pikërisht,
nga koalicionet!

Ata thotë Ulsiu,
s’janë prurjet tona,
ca i pruri Luli,
ca i pruri Mona!

Të qenë një e dy,
qe problem vërtetë,
po janë të paktën,
dyzet deputetë!

Në këtë debat,
kemi hyrë të tërë,
po aty ndryshime,
nuk kanë për t’u bërë!

Ajo që është nisur,
them se s’do bitiset,
se Luli nga zgjedhjet,
ikën-arratiset!

Po mirë do të qe,
të dilte nga skena,
së bashku me Lulin,
SHQUPI me bedena!SHQUPI me bedena!

Ikja do të jetë,
mat i lajmëruar,
se partitë janë,
për të konkuruar!

Ta mbyllim aty,
ku kemi filluar,
realisht është Luli,
që është tmerruar!

A.DUKA

Share This Article
8 Comments
  • Rama yt or Duke s’ka pse te jete i tmerruar,
    se ekonomine shqiptareve ja ka rregulluar,
    rroga e pensione ka rrit sa nuk numerohen,
    e plot begati anemban sa dot nuk tregohen,
    pra ka mbajtur premtimet qe ka bere ne 2013,
    300 000 ka punesuar, shendetesia ne selamet,
    Rama pra me keto sukseset kudo ne ekonomi ,
    do mbahet mend gjithmone nga pleq edhe te ri,
    gjithmone do ta kujtojme Ed Ramen e qeverine
    qe suksesin permbi sukseset paten – Varferine!

    • Per nje gje ke te drejte se me te varfer jane hajdutet e PD dhe LSI tani se sa kur ishin ne pushtet. Prandaj bejne propagande idioteske debilat e PD dhe LSI se kane rene nga fiku hahahahahahaha.

  • O Gono po si mund te besh vargje me kto karlliqe paj zotin?? Na e shpifet mer burr. Po si stu lodh llapa duke lepi iher. Qetesohu mer burr, se me ra Rama ne burg do na bosh noi vetvrqsje e do na lesh batall.

  • Rama tha qe nje e treta e deputeteve qe jane me liste do te jene femera.
    Ne historine e Vatikanit njihet se papa pasi mer voten nga kardinaler kontrollohet per gjendjen e veglave.Kurorezohet po qe se ka dy kokra te varura
    Ne shqiperi komisioni i mandateve nuk duhet ti jape mandatin deputetit te listes qe ka dy koqe te varura por vetem atyre qe kane te mberthyer natyrshem pjeshken

  • Mire e thue poetaruc me pages se Ka spiun si puna jote kudo.Mashkull plak e me qene Kaq servil se burre nuk ke qen as nuk behesh nuk gjindet ne bote.Dua te ju pyes a jeni aktiv I deges tesh apo tesh merresh me rolin e qenit te cilen po e krye edhe pa pages ndoshta.

  • O rapsod dua te vazhdoj edhe nje rjesht mbas fundit
    -Paten varferin
    paten pabesin
    paten cburrerin
    paten pazarxhiun,kte aventurier te pa ftyr qe luan me kte popull budalla e qe per fat te keq esht me i miri i ter kohes postkomuniste ….
    Kjo band kryeministrash “njeri me i mir nga tjetri” jan shembulli i paharuar i tradhtis dhe se keqes qe ju sollen shqiptareve dhe Shqiperis , qe as armiku me i madh i saj nuk do te guxonte te bente ! Asgje nuk u besohet ktyre ma ,as kur “zihen”as kur “shahen”.e bile akoma me keq, kur perqafohen ….Jan pjella me e keqe e ter historis ……….JAN TURPI I KOMBIT……….

  • Rama po punon per shtetin,
    Shala punoi veç per xhepin.
    Per para shala s’eshte me i miri,
    Konkurent i forte eshte lil floriri,
    Si njeri, si tjetri s’jane mire nga fiqiri,
    Shume gardiane ”drejtesie” po heq ”RamaForma”,
    Shpejt pede, lese-i dalin nga platforma.
    Qysh do beje ky vend, fiton nje parti!
    Masha-basha, mona ikin ne shtepi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *