Rama: Solidaritet me SHBA në luftën me forcat e errësirës

anazapta

Kreu i PS-së, Edi Rama, solidarizohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve të ndodhur ndaj ambasadës së këtij vendi, mesditën e sotme, në Ankara. Përmes një postimi në Tuiter, Rama shprehet se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë mbështetëse e Amerikës në çdo front me forcat e errësirës.

“Sulmi mbi ambasadën amerikane në Ankara vazhdë e një lufte të dëshpëruar të forcave të errësirës kundër forcës simbol të botës demokratike!

Shqipëria ka qenë është e do të mbetet solidare me SHBA në çdo front të kësaj lufte të vështirë, por pashpresë për forcat e errësirës”, shkruan Rama.

Share This Article
3 Comments
  • SOLIDARITET ME POPULLIN ZOTI RAMA, SOLIDARITET ME POPULLIN!! KUR KE POPULLIN ME VETE, EDHE SHBA-TE ME EVTE DO TI KESH. POR E KUNDERTA NUK ESHTE E VERTET FATKEQESISHT. SIDOMOS NE DITET E SOTME. NESJE, JU E DINI
    JU UROJ GJITHE TE MIRA

  • E nderuar DITA. Ju lexoj çdo ditë sidomos faqen Opinion, më pëlqen sepse aty thuhen gjërat troç. Unë, që thoni ju, këmbehem dy herë në ditë me Presidentin dhe më vjen keq, (sidomos për Presidentin) si ia lejon vetes të kalojë përditë në një rrugë që të kujton Kandaharin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *