Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mbledh sot në Korçë konferencën për arsimin, ku janë të ftuar të gjithë krerët e PS në rrethe ku pritet të zbardhet edhe strategjia e opozitës për të kërkuar votat e arsimtarëve, por edhe për të përmirësuar arsimin në vend. Kryetari socialist Rama ka zhvendosur në rrethe konferencat për arsimin, punësimin dhe ekonominë. Pritet që më 25 nëntor Rama të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e PS në Greqi ku do të shpalosë programin për një rilindje kombëtare edhe në vendin fqinj, si dhe pritet të ftojë shqiptarët që jetojnë atje të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit.