Kryeministri, Edi Rama sot do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.
Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, Rama dhe Veseli do të takohen në ora 13:15, raporton KosovaPress.
Rama pritet të marrë pjesë edhe në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri Hashim Thaçi, megjithatë kjo ende nuk është bërë zyrtare.
