Rama s’përjashton mundësinë që Presidenti të jetë edhe politik: Nëse palët nuk propozojnë emër, e zgjedhim vetë në raundin e katërt

Ornela

Kryeministri Edi Rama nuk përjashtoi mundësinë që Presidenti i ri të jetë edhe politik. I pyetur nga gazetarët se nëse mazhoranca do të rishikojë kriterin që Kreu i ri i Shtetit të mos jetë aktiv në politik, Rama dhe se nuk është vendosur asnjë kriter.

I vetmi kriter tha ai është që kandidati të mos jetë nga grupi parlamentar i PS.

Ai u shpreh se nuk beson se brenda PD ka nje kandidat per President, por ironi u shpreh se nese ka ndonjë kandidat te pazbuluar le te publikohet.

Mund ta rishikojë PS kriterin që Presidenti mos të jetë aktiv në politikë?

Rama: Ne nuk kemi kushtëzuar askënd ne thjesht kemi thënë që kandidati për President nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar. Nuk kemi vënë kushte të tjera dhe aq më pak të kushtëzojmë të tjerët. Kur hedh vështrimin në lëndinat e tjera të parlament aty është të identifikosh ndonjë kandidat të mundshëm.

Nëse ata kanë ndonjë që ne nuk e kemi parasysh që është aktualisht në parlament dhe plotëson nevojat që ka vendi për president të na e thonë cili është dhe mbase në kaq vite ka mbetur ndonjë figurë e pazbuluar, por nga sa ne i shohim janë jo vetëm të zbuluara, por edhe të pambulueshme.

Nëse nuk do të ketë asnjë propozim nga opozita, Rama thotë se nuk iu mbetet gjë tjetër përveçse të presin dhe ta votojnë presidentin në raundin e katërt me votat e moxhronacës.

S’kemi, megjithatë presim, nuk i ndajmë ne se kush është kush, dihet se kë ne refuzojmë ta marrim në konsideratë. Jemi të gatshëm të flasim me çdo palë pjesë që do donte të fliste me ne, nëse nuk duan të flasin nuk kemi mundësi tjetër përveçse të presim dhe kur të futemi në raundin e katërt për përdorim mandatin që na jep kushtetuta për të zgjedhur presidentit. Është një proces që mund të ishte më i kulturuar më i edukuar, më i harmonizuar në aspektin e ballafaqimit të shkëmbimeve të idesë, për më tepër një një kohë si sot kjo kur ne nuk kemi nevojë të shpikim hendegje ekstra se boll janë ato që ajnë të trashëguara.

Kushtetuta parashikon që presidenti i ri në raundin e katërt zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pra me 71 vota, të cilat maxhoranca i posedon.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Po ec o lider global se cilindo qe te vesh kuklla jote do te jete. E luani teatrin sikur se c’po behet per te gjetur nje pupac qe do te kete hapset e kashtes.

  • Vetem kujdes, mos na veshe ndonje femer te perdale gjirokastrite nga ato qe ke ne Amerike si na e bere me Mitatit! Se pastaj na ngeli dhe Xhafer Deva ti ngreshe nje bust ne rrugen 4 shkurti (ish)

  • Z Kryemister behuni nje here te pa anshem, te ndihmoni popullin ,ju provuam qe te gjithe keto 30 vite , Zgjidhni per President nje intelektual apolitike , kemi plot ne Shqiperi qe e duan vendin , jane patriote , nuk jane karjerista ,por jane me ideale ,qe mendohen vetem te lene nje emer te mire e as edhe nje gje tjeter . Mos e zgjasni , mos beni mbledhje dhe sbritje , e kam fjalen mos u lodhni ,Zgjidhni PR PERPARIM KABO . . Eshte shume e domosdoshme ne keto momente ,te prezantohemi edhe ne sy te botes te qyteteruar , qe edhe ne Shqiptaret kemi perfaqesues dinjitoze , te kemi njerez te tille ne ate karrige , jo vetem ne Shqiperia , por edhe nje vend i perparuar perendimor , do e kishte per nder ta kishte ne gjirin e saj nje intelektual i mirefillte si PR PERPARIM KABO..

  • Presidenti duhet te jete me profil te larte politik.
    Jashte politikes, do te kemi dhe ne Zhelenskin shqiptar, qe e perdori Perendimi per interesat e veta, pergjegjes per shkaterrimin e Ukraines dhe mijera viktima.
    Zelenski e ka kuptuar mendjelehtesine e tij, por nuk mund te dale nga situata.

    Presidenti jashte poltikes eshte kukull.
    Me mire te jete nga partia ne pushtet, nga PS, por me integritet, se sa jashte politikes.
    Rama e ka vendosur kush do jete president qe ne fillim.
    Kjo qe po ben eshte teater politik.

  • Uaaaa
    Si arritem ktu ne kurre skemi pas president politik
    Dhe perher kemi gjetur nje president qe i sherben vetem popullit mjaftojne me permend dy te fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *