Në një intervistë për tv RFI në Francë, Kryeministri Edi Rama shprehet mbi çështjen e statusit, takimin me Hollande, premtimet që presidenti francez i bëri kreut të qeverisë shqiptare. Rama theksoi se ndjehet optimist për statusin, por shton se “me Europën e ditëve të sotme asgjë nuk është tërësisht e parashikuar, po unë jam optimist sepse ne kemi bërë gjithçka që duhej bërë”. Rama shprehet se nuk ka lidhje me procesin e integrimit dhe as nuk mund të shtrohet për diskutim fakti se pjesa më e madhe e popullsisë në Shqipëri i përket besimit mysliman.
“Nuk ka krahasime, edhe pse, ka një reflektim për t’u bërë, në rastin e Turqisë, një Turqi në Europë do të ishte sot një Turqi me demokraci shumë më solide. Pikë. Por edhe ky është një diskutim tjetër. Kjo do t’i bënte më shumë mirë sesa keq Europës.
Por Shqipëria është tërësisht një rast tjetër, Shqipëria nuk është një vend mysliman, Shqipëria është një vend europian, me mysliman dhe të krishterë që festojnë së bashku, Ramazanin dhe Krishtlindjet. Është një rast unik dhe i mrekullueshëm i bashkëjetesës që do t’i vlente shumë edhe Europës. Dhe jam i bindur që Shqipëria dhe Ballkani ka nevojë për Europën ashtu si Eurpoa ka nevojë për Shqipërinë dhe Ballkanin”, thekson Rama.
Komisioni Europian ka konfirmuar, para disa ditësh rekomandimin e tij për t’i akorduar Shqipërisë statusin e kandidatit në Bashkimin Europian. Është hera e katërt që Shqipëria troket në dyert e Europës, deri tani kërkesat nuk janë marrë parasysh. Janë shefat e qeverive të bashkimit Europian që do të vendosin për statusin e vendit kandidat në mbledhjen e fundit të muajit që do të mbahet në datat 26 dhe 27 qershor, a mendoni, dhe a keni arsye për të shpresuar që kjo herë e katërt e kërkesës do të jetë e pranuar?
Me Europën e ditëve të sotme asgjë nuk është tërësisht e parashikuar, po unë jam optimist sepse ne kemi bërë gjithçka që duhej bërë, ne e kërkuam statusin edhe në dhjetor, por siç ju e përmendët Këshilli tha se ishte shumë herët, ndoshta sepse në atë kohë qeveria kishte vetëm tre muaj që kishte ardhur në pushtet. Edhe pse në atë kohë e theksuan që puna e bërë ishte mbresëlënëse, sërish konkluduan se kishin nevojë për kohë, kështu u kërkua Komisionit që të ndiqte sërish punën dhe të paraqiste një raport tjetër në muajin qershor, për të afirmuar, ose jo, vijueshmërinë e punës së bërë, veçanërisht kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe Komisioni e nxori raportin, para pak ditësh, është shumë pozitiv, dhe për më tepër arsyeja që nuk u tha, ishin zgjedhjet Europiane, ishin për t’u mbajtur. Tani që zgjedhjet Europiane përfunduan, shpresoj shumë që do të shërbejnë dhe do të shtyjnë fort, për më shumë Europë dhe jo, më pak Europë.
Partitë anti-europiane, kanë arritur të marrin shumë pikë në zgjedhjet europiane në shumë vende europiane si psh në Francë, në Britaninë e Madhe, në Danimarkë, ne dimë që zgjerimi, ritmi shumë i shpejtë i zgjerimit në vitet e fundit ka kontribuar në këtë shmangie, në këtë eurofobi. A mendoni se për rrjedhim kjo mund të jetë një fren për hyrjen e Shqipërisë në Europë?
Nuk është ritmi i zgjerimit që është shumë i shpejtë, por është mungesa e më shumë reformave në Bashkim, është mungesa e më shumë vullneti dhe kurajoje për të arritur drejt realizimit të vizionit të baballarëve themelues, drejt Shteteve të Bashkuara të Europës. Duhet një Europë më politike dhe jo një Europë që është peng i takticizmit të lidhur me zgjedhjet e shumta në vend të ndryshme.
Ju keni takuar dje, presidentin e Republikës, François Hollande, a besoni se e keni mbështetjen e tij? Sepse Franca në të shkuarën ka qënë kundër hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.
S’do të thosha që ka qenë kundër, por me një mbështetje të vetëdijshme. Jam shumë i gëzuar për mënyrën sesi Presidenti na mirëpriti, dhe sa i kujdesshëm ishte në gjithë ato që kishim për të thënë, dhe sesi ai është i shqetësuar për të ardhmen e rajonit, rajonit ballkanik, ku 100 vjet më parë Lufta e parë Botërore filloi, dhe 100 vjet më pas, në 2014, jetojmë vitin e parë të paqes, pa luftë, pa asnjë konflikt sepse kemi të gjithë vendosur të bashkohemi drejt Europës. Dhe Europa, është ideali i Europës, është objektivi i Europës që na bëri të gjithëve të mbyllnim një kapitull të dhimbshëm konfliktesh dhe luftrash vëllavrasëse dhe të hapim një kapitull të ri bashkëpunimi rajonal. Dhe Presidenti është shumë, shumë i kujdesshëm për këtë fakt.
Ai iu shprehu qartësisht një mbështetje për kandidaturën tuaj apo ishte më pak eksplicit?
Preferoj të pres Samitin ku do të merret vendimi sepse është një punë në vazhdim dhe nuk është vetëm Franca por janë shumë vende të cilët duhet të arrijnë në një konkluzion dhe i duhet lënë kohë kohës.
Në debatin për hyrjen eventuale të Turqisë në Bashkimin Europian dhe faktin se është një vend mysliman, argument që thirret shpesh kur hapet kjo çështje. Nga ana tjetër Shqipëria me një popullsi në shumicë myslimane, a besoni që kjo shtrohet si problem për Shqipërinë apo mund të shtrohet në të ardhmen?
Nuk ka krahasime, edhe pse, ka një reflektim për t’u bërë, në rastin e Turqisë, një Turqi në Europë do të ishte sot një Turqi me demokraci shumë më solide. Pikë. Por edhe ky është një diskutim tjetër. Kjo do t’i bënte më shumë mirë sesa keq Europës.
Por Shqipëria është tërësisht një rast tjetër, Shqipëria nuk është një vend mysliman, Shqipëria është një vend europian, me mysliman dhe të krishterë që festojnë së bashku, Ramazanin dhe Krishtlindjet. Është një rast unik dhe i mrekullueshëm i bashkëjetesës që do t’i vlente shumë edhe Europës. Dhe jam i bindur që Shqipëria dhe Ballkani ka nevojë për Europën ashtu si Eurpoa ka nevojë për Shqipërinë dhe Ballkanin.
Shqiptarët, qytetarët, populli, klasa politike ka një dëshirë për Europën që shprehet shumë qartë. Për çfarë arsye? Çfarë prisni ju prej Europës?
Çfarë Schumani, Adenaueri, De Gaulle, Mitterrand, Helmut Kol, çfarë të gjithë këta njerëz, dhe jo vetëm, kërkonin nga Europa? Një hapësirë të re për njerëzimin dhe qytetërimin tonë, një hapësirë me shumë më tepër perspektivë për brezat e rinj. Nuk mund t’i japim një perspektivë brezave të rinj duke folur për identitetin kombëtar që është në rrezik, për papunësinë që vjen si rrjedhojë e myslimanëve, për shkak të shqiptarëve, emigrantëve apo të gjitha këto. Të gjitha këto janë diskutime që bien në veshë të predispozuar si rrjedhojë e frustrimit të krijuar nga një Europë e paaftë për të ecur më tutje drejt projektit origjinal, drejt një Bashkimi Europian politik, drejt një BE që mbështetet shumë më tepër në identitetin e përbashkët europian, në vlerat dhe principet që na bëjnë europianë dhe shumë më pak në teknikalitetet financiare dhe në lojërat që janë të lidhura me zgjedhjet në çdo vend anëtar.
Si e gjykoni ju mënyrën, me të cilën Bashkimi Europian u soll me ukrainasit?
Kriza e Ukrainës besoj se është një shembull shumë i qartë se përse kemi nevojë për një Europë më të fortë, për një Europë politike dhe strategjike. Komuniteti Europian nuk mund të sillet ndryshe pasi qëndron pikërisht këtu dobësia. Ajo qëndron në faktin se Bashkimi Europian nuk është ende një projekt i realizuar. Është një projekt në zbatim, por ende i papërfunduar. Bota po ndryshon shumë më shpejt nga çfarë mund të imagjinohet, ndërsa Europa nuk ka ndryshuar me shpejtësinë me të cilën bota.
Nuk mund të shpërfillim ndikimin e Rusisë dhe Vladimir Putin, që janë armiqësor ndaj idesë së përfshirjes së një ish-sateliti të tyre në Bashkimin Europian?
Unë do të thosha se nëse do të kishim një Europë të ndryshme, atëherë do të kishim edhe një Rusi që do të sillej në mënyrë të ndryshme, pa dyshim.

Le te behemi me realist shoku KM….
Ne akoma nuk kemi bere asgje. Per sa kohe qe drejtesia eshte ne duart e korrupsionit eshte e kote te flitet me tej. Nese sot njerezia ka frike te shkoje te kurohet ne spitale eshte e kote te flasim per status.
Mbase eshte e vertete ajo qe ka thene Nano vite me pare qe shqiperise i duhen 50 vjet te beje nje kthese te vertete.
Ne ju votuam qe te shporrnim Berishen, tani ju qe keni voten perdoreni per te rregulluar cdo gje.
Statusi nuk na ben me te mire. Duhet te fillojme te punojme me veten me shume se cduhet sepse ju e dini shume mire qe mentaliteti eshte pengesa kryesore.
Mbaj mend njiher kur Kryeministri Turk Mesut Jilmaz i tha jo BE ata i luteshin per antaresim
ky i tha jo negociatave sepse BE tallesh me Turqit dhe sot tallen me Turqine nuk e fusin se ka nji reliev shume te hapur dhe kshu ata i tremben xhihadit qe ka marre permasa alarmante
Megjithate ne jemi tjeter dhe turqit jane shum larg nesh me BE
Albania e meriton Statusin kurse Kosova nuk do ta marri kurren e kurres ;
Interviste fine,me pergjigje elegante.Bravo Edi.
ZGJOHUNI NGA GJUMI O NJEREZ.
BE-JA KA EDHE VETEM 10 VITE JETE.
KY SHEKULL ESHTE SHEKULLI I AZISE.
TURQIA ESHTE DERA E AZISE NE BALLKAN, DHE NE KEMI FATIN QE I KEMI TURQIT MIQ.
KUFOMAT QE ECIM MERREN AKOMA ME BE-NE
Ju e dini se si veproi Gjermania me ish diktatoret e DDR, e pra Gjermanet i bejne punet e sakta, ata i vene pikat mbi i, kurse ne pisllikun e meshehim poshte krevatit, kurre se kemi bere nje pune si duhet bere prandaj jemi ne kete gjendje. Dhe kerkojme ti bashkangjitemi Gjermanit ne Europe, ne nuk mund te krahasohemi me karakterin gjerman
a ka arsye te egzistoje BE qe trumbetohet kaq me te madhe dhe qe pervec taksave qe i voli popujve te unionit nuk ka bere asgje tjeter????? une mendoj qe jo, qe eshte nje institucion pa vlere dhe ku vota e sovranit tregoi shume qarte.
Te shkojsh n’evrope me i dhane mènd evropes se si duhet te jeté ajo jug vete je brekgrisur eshte pak-eufemizm-arrogant nga anà e ministri tone…po eshte tipike albanistaneze kjo sjellje!
Edhe te dallish me ju thane se nuk ju duhet identiteti kombtare jug popujt e evropes votojne en masse per te Djathten extrem eshte thane bute naivitet politique,po ma shume idioti albanistaneze …po duhet se albanistanezet ishin e Jane fanar i botes!pffffffh!…