Rama: Synimi ynë është shtetndërtimi, jo spastrimi i administratës publike

redaktor

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi sot se ligji për statusin e nëpunësin civil, është i pazbatueshëm ndaj për këtë arsye paçka se ai është votuar me 3/5 e votave në parlament, kërkon ndryshime.

“Nuk ka debat mbi statusin e nëpunësit civil, ka vetëm domosdoshmëri për të bërë të zbatueshëm ligjin që është miratuar me 3/5 dhe që është i pazbatueshëm, pasi nuk janë nxjerrë aktet nënligjore për të barë të zbatueshëm. Dhe kjo që kërkojmë të bëjmë kërkohet dhe nga partnerët tanë, për të ndërtuar ligjin në fjalë dhe për të bërë ato ndryshime që duhen”, u shpreh Rama.

Në një interevistë për Zërin e Amerikës, kryeministri shqiptar hodhi poshtë akuzat e opozitës, se mazhoranca po tenton të spastrojë administratën . Rama tha se puna e 100 ditëve të para ka nisur në të gjitha drejtimet, me aksione të cilat sipas tij synojnë të shkundin thellë një administratë të përgjumur, të demotivuar.

-Para se të merrnit votën e parlamentit, ju thatë se kishit përfunduar së përcaktuari piketat për 100 ditët dhe 300 ditët e para të qeverisë. Në fakt, cilat do të jenë ndërhyrjet tuaja të para, cilat do të jenë objektivat përparësore që do të keni?

Praktikisht, ju e keni ndjekur, puna e 100 ditëve të para ka nisur, një punë në të gjitha drejtimet, me aksione konkrete në çdo fushë, aksione që synojnë të shkundin thellë një administratë tërësisht të përgjumur, të demotivuar, dhe që ka shumë për të bërë, e mbi të cilën ne do të mbështetmi fuqimisht. Por, nga ana tjetër dhe të godasim, në ato aspekte dhe në ato drejtime, ku ne kemi identifikuar se duhet të nisë një luftë kundër korrupsionit dhe beteja për të ndërtuar shtet në shërbim të qytetarëve.

-Keni përmendur disa herë vendosjen e kontrollit mbi territorin. E kuptoj që kjo ka qenë një përparësi e juaja. Praktikisht, kontrolli mbi territorin nënkupton ndërtimet e paligjshme, shkatërrimet e tyre, sidomos të atyre  në bregdet. Këto zona në fakt janë të kontrolluara nga socialistët dhe vazhdojnë të kontrollohen nga socialistët. Çmendoni ju për këtë?

Së pari, unë nuk e ndaj në socialistë apo në demokratë, përgjegjësinë. Kjo është një përgjegjësi kombëtare, kjo është një përgjegjësi qytetare dhe padyshim është dhe një përgjegjësi politike e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Të fshihesh pas flamurit të një partie kundërshtare për të kërkuar përgjegjësi që janë të tuat, është një mënyrë që i takon së shkuarës. Është një metodë qeverisëse që shqiptarët e ndëshkuan me 1 milion vota. Është një rrugë që nuk të çon asgjëkundi. Për ne, kjo është një përgjegjësi e jona, e  Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Ne do ta marrim këtë si përgjegjësi tonën dhe në ditët  në vijim, do të vëmë në zbatim një plan, që po detajohet imtësisht, për një aksion që nuk do të ndalet, deri kur kontrolli mbi territorin të jetë vendosur dhe ligjshmëria mbi territor të jetë e pakontestueshme nga askush, apo nëse dikush e konteston të përkthehet në ndëshkime të forta, të cilat do të jenë shprehje e domosdoshmërisë që ndaj territorit të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe të jemi të gjithë bashkëpunues.

-Debati mbi çështjen e statusit të nëpunësit civil. Ka një debat të fortë në Tiranë, këto ditë, për këtë çështje, për çështjen e shtyrjes që kërkon mazhoranca. Opozita ka një akuzë shumë të fortë ndaj jush, se ju po përpiqeni të spastroni administratën me shtyrjen të hyrjes në fuqi të këtij statusi. Çmendoni?

Nuk ka debat për statusin e nëpunësit civil. Ka vetëm  një domosdoshmëri për ta bërë të zbatueshëm ligjin,  që është miratuar me tre të pestat, përpara zgjedhjeve dhe që është i pazbatueshëm, pasi në të gjithë këta muaj, nuk janë nxjerrë aktet e domosdoshme nënligjore për ta bërë atë të zbatueshëm. Kjo, çka ne kërkojmë, sugjerohet nga partnerët tanë, që kanë bashkëpunuar me ne, për të ndërtuar ligjin në fjalë dhe për të bërë ato ndryshime që më pas u votuan nga parlamenti.

E dyta, akuzat për spastrime, janë të gjitha, le të themi, shembuj të asaj shprehjes, që thotë: “kush shpif ndaj teje, e bën duke u nisur nga çka është në gjendje, në fakt, të bëjë vetë”.  Ne nuk kemi plane spastrimi. Ne kemi një projekt të madh të shtetndërtimit dhe të ndërtimit të një shteti në shërbim të qytetarëve dhe të një administrate, që është aty, për t’u shërbyer qytetarëve, të një raporti të ri mes shtetit dhe qytetarit.

-Ju me siguri e dini që në administratat e kaluara, gjithmonë ka patur spastrime. Ky është njëfarë rregulli në Shqipëri. A do ta ndryshoni ju këtë?

Ky është një rregull për të cilin duhet të përgjigjen ata që u larguan nga pushteti më 23 qershor dhe jo ne që kemi ardhur në qeveri me një mandat shumë të fortë për të ndërtuar një shtet që ju shërben qytetarëve, të cilëve iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni, nga nëpërkëmbja, nga moszbatimi i ligjit, nga pandëshkueshmëria, nga gjithë ajo tërësi fenomenesh dhe sjelljesh që e kanë mbajtur Shqipërinë larg BE.

Ne jemi këtu për të mos përsëritur gabimet dhe aq më shumë fajet dhe mëkatet e së shkuarës, por për të shkuar përpara, duke respektuar mandatin e fortë që kemi. Dhe në fund fare, askush të mos ta harrojë, që ky është ligji i miratuar me 84 vota dhe për ta bërë atë të zbatueshëm duhet një ndërhyrje, që përsëri kërkon miratimin me 84 vota. Për këtë arsye, ne si asnjëherë më parë një qeveri tjetër, i jemi drejtuar opozitës, i jemi drejtuar të gjitha pjesëve të opozitës, në kërkim të një konsensusi, në rrugën e një arsyeje shumë të thjeshtë: Ligji është i pazbatueshëm.

-Zoti Rama ju keni premtuar disa herë se do të ktheni sa më shpejt borxhet e biznesit dhe nuk janë pak. Janë 400 milionë euro. A do ta filloni ju qeverisjen me borxhe të reja? A do të merrni borxhe nga FMN? Dhe nëse po sa do të merrni?

Ne kemi premtuar se do të ndalim ecurinë e mëtejshme në rrugën e  rrënimit të biznesit dhe jemi zotuar se do t’i shlyejmë sipërmarrjes ato borxhe të mëdha të akumuluara për punë të papaguara, sepse për ne ekonomia nuk është dy, ekonomia është një dhe këto borxhe kanë sjellë pastaj rëndesa të mëdha në raportet me bankat dhe në raportet e bankave me vetë tregun.

Kjo është një shlyerje që duhet bërë një orë e më parë dhe ne do ta bëjmë këtë. Se si kjo, pastaj, ka të bëjë me një skemë shumë të qartë financimi që ne po e ndërtojmë në dialog me një grup këshilltarësh të nivelit më të lartë botëror, në dialog me FMN-në dhe me Bankën Botërore, në dialog edhe më sipërmarrjen, në mënyrë që këtë gjendje krize të rëndë që kemi trashëguar dhe përmasat e së cilës do t’i shohim plotësisht kur të bëjmë auditin e pavarur ndërkombëtar, ta përballojmë të gjithë së bashku, por jo duke hedhur barrën e krizës mbi sipërmarrjen dhe aq më shumë akoma mbi qytetarët.

– Z.Rama kohët e fundit midis jush dhe opozitës ka pasur një të ashtuquajtur luftë fotografish, ku jeni angazhuar ju vetë. A nuk ju takon ju si kryeministër për të mos e ulur nivelin e debatit tek fotografitë e kryeministrisë, por për ta ngritur atë tek nevojat e qytetarëve, tek nevojat e vendit dhe tek çështjet thelbësore.

Unë nuk kam bërë asnjë debat për çështje fotografish dhe as kam ndërmend ta bëj me ju. Thjesht ne kemi ekspozuar fotografi të mjediseve të kryeministrisë apo mjedise të tjera dhe kjo besoj është një normalitet. Edhe fotografitë e kryeministrive të vendeve të Evropës ndahen me qytetarët. Qytetarët mund t’i vizitojnë kryeministritë online. Ne thjesht kemi fotografuar çfarë kemi gjetur brenda. Pastaj të tjerët janë ndjerë keq nga ato fotografi, kjo është një çështje e tyre, nuk është çështje e imja, unë nuk bëj debat fare për këtë.

-Pyetja ishte se kjo tingëllonte si një fyerje ndaj opozitës?

Unë po ju them edhe njëherë tjetër që ne kemi ekspozuar fotografi të mjediseve të kryeministrisë jo skenografi, apo imazhe imagjinare. Se kush fyhet nga kjo, nuk është çështja jonë. Ne nuk e kemi bërë për të fyer njeri. Ne e kemi bërë për t’u thënë qytetarëve shikoni kryeministrinë, apo shikoni ministrinë e Brendshme, apo shikoni spitalin, apo shikoni mjedise që ne kemi gjetur dhe ku po punojmë dhe do të punojmë për t’i shërbyer qytetarëve.

-Heqja e portretit të Presidentit u duk si një hap impulsiv…

Ne nuk kemi hequr portret të Presidentit. Ne në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë kemi bërë një propozim për të vendosur portretin e Ismail Qemalit si një figurë unifikuese për të gjithë shqiptarët. Si një figurë shumë simbolike dhe domethënëse për shtetin shqiptar dhe si një figurë që i jep fund një historie qesharake fotografish që hiqen e vihen për shkaqe të politikës së brendshme. Ne këtë kemi bërë.

-Përshtypja që u krijua, kritikat në qoftë se kjo drejtohej ndaj presidentit aktual, ndaj opozitës…

Unë nuk merrem me përshtypjet, as me kritikat. Unë jam këtu për t’ju thënë se çfarë kemi bërë ne. Se cilat janë përshtypjet e disave apo të disa të tjerëve kjo pastaj është një çështje që lidhet me opinionet, këndvështrimet, botëkuptimet, dëshirat, interesat e secilit. Di vetëm një gjë që vendosja e fotografisë së Ismail Qemalit në Këshillin e Ministrave dhe në zyrat e shtetit shqiptar është pritur jashtëzakonisht mirë nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Kjo mjafton.

-Z.Rama në qoftë se i hidhni një vështrim historisë shqiptare cili është ai shef ekzekutivi, apo shefa ekzekutivi nga të cilët ju do të dëshironit të mësonit, të thoshit nga ky dua të mësoj.

Nuk e kam menduar këtë gjë të them të drejtën, po nëse e kërkoni vërtet që unë t’ju them se nga kush unë dëshiroj të mësoj unë kam shumë njerëz që janë shkak që unë merrem me politikë apo që sot jam në krye të qeverisë që nga Abraham Linkolni deri tek Tony Blair.

 

Share This Article
13 Comments
  • Nenpunesi civil duhet te jete nje personazh i edukuar dhe me autoritet, i ndjeshem per hallet e njerezve, i besueshem ne ate qe thote, por dhe paraqitja ka ate qe njerezit e kerkojne, kur shofin ne zyrat e shtetit, nje zyrtar serioz, te veshur me sqime, jo per ballo, as me xhnset e malokeve, atehere edhe njerzit qe kane halle, do te jene me te ndergjegjshem, se ketu funksionon shteti ligjor dhe jo tarafi dhe bakshishi dhe do te dine te presin rradhen si njerez, jo ca te mbarojne pune ne deren e pasme qe eshte per personeli dhe ca fakire qe skane para dhe miq, te gdhihen me dite te tera per te mbaruar pune.
    Keto cilesi qe une parashtrova, administrata e Saliut, nuk i ka patur, keshtu duhet qe e gjithe ajo administrate banditesh dhe talebanesh, duhet pushuar nga puna dhe ky pushim te behet si ne komunizem me vije te kuqe ne libreze, qe te mos kene te drejten qe te punojne ne asnje zyre shteti, se zyrat e shtetit kerkojne njerez me kulture dhe jo gomere me kulture, qe i binden shefit dhe te ngrejne nervat kur krekosen me diplomen e Cilit, qe e moren si dhurate per sherbime te medha ndaj partise.
    Te gjithe hiqini, te shpetojne njerezia nga shpellaret e qelbur.
    Si gjithmone kur flas per shpellaret, me duhet te kujtoj se i respektoj malesoret, qe skane asnje lidhje me shpellaret e Saliut.

  • Pershendetje, “DITA” jone!
    Me se fundi Rama foli pa dorashka dhe trocc. Mire e ka kryeministri i ri qe shporri xhaketat e vjetra te Ps dhe jo me te keta horrat e administrates qe ende jane neper kembe dhe qe na u shpifen kudo qe shkonim. I lutem ministrit te Brendshem t’i heqe te gjithe tropojanet, mirditoret dhe pukianet nga Policia Rrugore sa me shpejt te jete e mundur, se e qelben fare ne ato 8 vite qe iken.
    Se dyti , sa me shpejt shporrni nga shkollat, spitalet etj. drejtoret e Sales, qe ua nxine jeten punonjesve dhe ua leshuan dinjitetin ne toke mesuesve, pedagogeve, mjekeve e specialisteve me ato mitingjet ne rresht, me porosite e xhindosura per te fotografuar voten me moton e famshme te ish drejtorit te DAR Tirane qe foli serbes-serbes, pa i luajtur qerpiku “trimit” te PD dhe i tha mesuesit te nderuar: “Ligji jemi ne, qe kemi pushtetin!” dhe u mbeshtet nga zv. ministri i Arsimit, H. Shamata!”
    ata qe duan te mbeten ne administrate, te hyjne ne shoshen e “pastrimit” te kolektivave me pare, se ndryshe do ta semurin me keq se me pare: jane viruse te rrezikshme !

  • Kam kerkuar nje sherbim ne sportelet e Bashkise se Tiranes ,me 2008-en.Jam ndjere si ne perendim nga standarti i seriozitetit dhe perkushtimi i sherbimit.Uroj qe kjo te behet ne te gjithe territorin shqiptar,sepse njerzit jane te uritur per rregull,drejtesi,reciprocitet dhe transparence.

  • Shume mirë!Ne punesi duhet te jete pasqyre e shtetit! Ai te kete faqen e tij te Facebook; si nënpunës…drejtperdrejte me qytetarin të ndihet pergjegjes ndaj tij, jo të abuzoje!Per rradhe si ne posta e vende të tjera te kete makineri qe japin numera per rradhe,nuk eshte burokraci, por edhe tregues i sasise e cilesise se punes!Ne Europe ku duhet te shkojme nuk ka rradhe bythe me bythe,por rregull, numër!…E di qe Rilindja e ka pak veshtire kete,por eshte konkrete, e mundshme!… Natyrisht nje mendim!

    • Shume bukur e shkruan ne rradhe me numra si ne boten perendimore, dhe rradhat hiqen vetvetiu se kur shikon numri qe ke eshte shume larg, per takimin qe ke, del dhe pi nje kafe apo shetit deri sa mendon se tani jam afer numrit qe kam dhe cdo gje behet me shume pak shpenzime se jane thjesht aparate qe kur i blen me shumice, kushtojne ndoshta me gjysem cmimi, por qe mbarojne pune dhe nuk stresojne njerzeit ne hall.

  • “Ligji i hekurt”, keshtu e mbajti ENVERI qetesine dhe rregullin qe
    perfundoi ne kete “derexhe”:
    -Arme neper duar,
    -shkaterro dhe grabit toka dhe prona,
    -vidh pronat e shtetit dhe shiti ato,
    -mbill “droge” dhe shit vajza,
    -nxirr bythen dhe nda familjen,
    -shaj dhe fyej ne parlament,
    -vrit dhe mos gjyko,
    -Injoranca mbyt kulturen,
    -i forti ben c’te doje …. e shume e shume te tjera qe po ndodhin.

  • Te largohen urgjentisht sherbetoret e Sali Berishes nga administrata shteterore.Ky eshte mesazhi kryesor i nje milion votave kunder bandes Berishiane.Te nise sa me shpejt shkaterrimi i bandes kriminale qe ka zaptuar institucionin e drejtesise shqiptare.

  • I lutemi Qeverise spastroni nga institucionet spitalet shkollat drejtoret nendrejtoret qe kane patur poste politike pa merita profesionale duke i sherbyer me devotshmeri pushtetit jo punes duke na vene ne resht ne mitingjet e Berishes .Po keta njerez thone sot jemi me LSI .

  • O edi, i vetmi argument per shtyrjen dhe amendimin e ligjit per sherbimin civil eshte fakti qe Saliu per tete vjet nuk pyeti perl ligj por e shkeli me dy kembe ate… keshtu eshte kur miratoni ligje, jepni konsensues pa i lexuar ato… hani dynjane tani per te perballu Salen per shkelje te ligjit dhe kushtetuetes…

  • Jam nga Elbasani dhe puna na e do te kemi lidhje me zrat e shtetit. Cna shohin syte perdite e cna degjojne veshet duhen dite e nete per ti treguar, por une po tregoj disa fakte te thjeshta e konkrete. Ne Drejtorine Rajonale Tatimore te Elbasanit, gjeni inspektore e drejtore qe jane mesues fizkulturem mesues gjeografie e historie, pa arsimin perkates si shofere e shume te tjere qe jane futur ne pune si militante te PD-se. Keni nje administrate me militante te tille qe ne kohen e zgjedhjeve vetem benin listat per te mblerdhur leke e per te vendosur gjobam duke filluar nga Drejtor i institucioniti, drejtori i kontrollit, inspektore e sherbetore te cilet liftuan me cdo kusht per fitoren e PD-se. Sot ti degjosh keta e te tjere, dikush thote se ja-nem me Ps-ne, LSI etj qe sot jane ne aleance. A e kuptoni se kush eshte nepunesi qe sot kerkon te fshihet pas Statusit. Edhe dicka, ne kete administrate qe eshte sot, sa % e tyre eshte futur ne pune pas zgjedhjeve te majit te vitit 2005? Po ku “kryetari i ri i PD-se” cfare beri me Bashkine Tirane? Ju lutem shume ndryshoni fytyren e ketij shteti qe kemi deri me sot me njerez te edukuar e profesioniste, sepse votat e ndryshimit ishin qe te mos shihen e mos degjohen keto fytyra.

  • Jam nga Elbasani dhe puna na e do te kemi lidhje me zyrat e shtetit. Cna shohin syte perdite e cna degjojne veshet duhen dite e nete per ti treguar, por une po tregoj disa fakte te thjeshta e konkrete. Ne Drejtorine Rajonale Tatimore te Elbasanit, gjeni inspektore e drejtore qe jane mesues fizkulture mesues gjeografie e historie, pa arsimin perkates si shofere e shume te tjere qe jane futur ne pune si militante te PD-se. Keni nje administrate me militante te tille qe ne kohen e zgjedhjeve vetem benin listat per te mblerdhur leke e per te vendosur gjoba duke filluar nga Drejtor i institucioniti, drejtori i kontrollit, inspektore e sherbetore te cilet luftuan me cdo kusht per fitoren e PD-se. Sot ti degjosh keta e te tjere, dikush thote se jam me Ps-ne, LSI etj qe sot jane ne aleance. A e kuptoni se kush eshte nepunesi qe sot kerkon te fshihet pas Statusit. Edhe dicka, ne kete administrate qe eshte sot, sa % e tyre eshte futur ne pune pas zgjedhjeve te majit te vitit 2005? Po ku “kryetari i ri i PD-se” cfare beri me Bashkine Tirane? Ju lutem shume ndryshoni fytyren e ketij shteti qe kemi deri me sot me njerez te edukuar e profesioniste, sepse votat e ndryshimit ishin qe te mos shihen e mos degjohen keto fytyra.

  • Kuptimi i nderrrimit te pushteteve

    Do ta filloj per kuptuar me ca pyeje per nje Shou te pa nevojshem !
    Me sa duket duket vetem per te prodhuar lajme, gazetareske, jo per pune ! Nuk e shikoj akoma si pune:
    Per mazhorancen: Qeveria e cdo digasteri e ka filluar jo mire!
    Ku te shkojne si po vijne, te njetat thone:
    ” Do te dergojme, do te bejme , ne hetuesi, gjygje ne burg e kane vendin…”!
    Tere lajme errore, sikur do te behet hataja, “lufte”, aksidente, prishje, gjyqe …etj!
    Kryeministri perhere ka shprehut “mjafte me…!
    Po Tani ku e keni mjaften…, Ju ?
    Lereni format e vjetra te inateve , te mllefit!
    Kush nuk ka pozicionin e duhur, apo ka gabuar, ka organe kopetente qe do te merren pa bere asnje zhurme!
    Vendi ka nevoj per pune!
    Per pune dhe akoma me te mira , prandaj populli deshi ndryshimin, per te mirat e premtuara prandaj dhe u votoj!
    Tani pergaditemi per pune konkrete te shumta dhe jo te lehta per te vashduar drejt trendit qe deri tani gati eshte ndalur!
    Si do pritet nderrimi i pushteteve?
    Perseri shou nga opozita! Ska me cfare merret!

    ..Edhe kur eshte ne vedin e gabuar, mos te levis?
    Edhe kur deri tani ka marre copen pa merit… dhe te huajne?
    Edhe kur t’a ka dhene, apo e ka vene partia?
    Edhe kur s’je i besuari i digasterit, apo i politikes?
    Pse behen fushatat, premtimet, platformat, shpalosjen e politikave ne baze?
    Pse shkojne njerezit pas politikes?
    Pse i more votat dhe te besuan? Per t’i lene perseri ne pune ata qe jane dhe keta qe po presin te kruane dhembet, kur jane me performance dhe me zotesi?!
    Ata qe mendohet qe nuk eshte bere mire dhe prandaj kemi /vjen /i besohet ndryshimin?
    Po mos te ishin keto levizje kush do punoj?
    Po pse u zevendesuan Ministrat?
    ” Edhe ne kosheren e bletes komandusja rrine dhe punon bashke me pjellen”!
    Po ju sjell ne vemendje nje ndodhi reale gjate fushates zgjedhore. Si kjo e ndodhur perhere dhe kudo:
    Dy persona kandidat per deputet!
    Qe te dy u zgjodhen ne parlament nga te dy kampete politikes PD : PS!
    Kandidati I PD ishe shume i aferti I familjes…! Kushriri I pare nga Babi,-“Vella”!
    Shume punonin keta te “PD” tek kandidati tjeter i PS,-ky si biznesmene !
    Fillon fushata , kerkohet vota, behen takme, gjurmime me format e tyre…!
    …Kushriri (PD)i tha: “Vota eshte e ‘detyrueshme’per Ju se jemi ashtu si jemi!
    Une jam dhe i detyruar per te gjitha…! Une duhet te jemi i pari per Ju!” Edhe eshte Pedagog ne nje Universit e Tiranas !
    “Por si do ti behet se duhet, t’i largoj nga puna, pasi me duhet te votoj per ty dhe po ti kaloj nga ju pse duhet dhe vota? Jo ,-ia ktheu kushriri kandidat per deputet, -Une s’kam pune!
    Pas votimeve, po!
    Po si thua Une te ushqehem familjerisht tek Ai dhe te mos I jap voten?!
    A eshte normale kjo,- hajde se po e bejme?
    Ku ngelen morali, buka e dhene , mirnjohja…!
    Ja nje thenie e mencme:
    ” Njeriu më i lig është mosmirënjohësi !” -Victor Hygo
    Vazhdojme me poshte !
    A u bene zgjedhet apo jo?
    Kjo fjale cfare thot/ nenkuptojme, si e ka kuptimin?
    Te pranohet perseri sistemi monist apo sistemi plulalist?!
    “Vjen emerimi nga lart! Drejtimi behet dhe varet tek njeri per shume vjet! “
    Nese behen zgjedhjet , per ke behen vetem per ministrant?
    Po njerezit e tjere qe u eshte premtuar per te qene me merite, ku vendet e zevendesuara zoterohen dhe profesionalisht, pasi e kane mundesine dhe kontigjentin e pergaditur?!
    Ka vende politike qe hapen si pasoj e nderrimit te pushteteve dhe prandaj quhet i tille!
    Si Administrator, behet mjafte mire per te cuar perpara reformat e nisura, apo ne vazhdim, ne zbatim etj.
    A ka mundesi qe nje kundershtare politik ne nje front te behet tani pale?
    Une mendoj qe per sa kohe je /keni pranuar per t’i sherbyer politikes, te lirojne dhe vendet duke gjetur vetveten ne ate qe ti mendon dhe meriton ose e ben mire!
    Po ata qe kan pritur, jane te pergaditur, qe u eshte premtuar? Pse ?
    Jane dhe me begraun te pasur, te kualifikuar, preferenc-merite-rezultat?!
    Po ne Shqiperi do punojne vetem ata qe paten nje mik , apo ne politike dhe u futen si u futen, e tani, jane po ata,?!
    Keta do te mbajme perhere?! Si mendoni eshte e drejte?!
    Kjo eshte edhe politika opozitare qe kapet pas gjerave te vogla fare!
    Krahet/ kahet nuk kane vetem keta? Ashtu mendohet?!
    Vetem keto qe jane dhe duhet te jene?
    A punohet me ate qe je atakuar, kundershtuar, denigruar e perbuzur, ofenduar, apo te ka penguar…etj ?
    Meghithese fjala nuk eshte veper…, ajo le gjurme!
    Thithja e kontigjentit behet me pune , bindje, dhe me te mbush mendjen per ate qe premton!
    – Te behet opozite duke qene perhere ne oponence me te pa drejten ne sherbim te popullit!
    – Te shpalos perhere plateforma te reja, qe dollohen nga e para dhe te jete me e besueshmja ne prespektive!
    – E gateshme per te mare me merite perseri pushtetin, qofte edhe duke ja shkeputur para perfundimit te mandatit, konforme rregullave demokratike, ne interes dhe jo me demtime!

    Nje perllogaritje shabllon:
    Sa eshte administrate Publike?! Sipas ndarjeve
    Sa jane te depolitizuar dhe istitucione te pavarura nga politika, ne sheterbim te perhershem, ose me kohe tjeter administrimi, te shtetit , popullit, atedheut?
    Sa jane kontigjent partiak? Pse vetem keto?
    Jane PD?! Pse duhet te qendrojne vetem keta?
    Jane te PS?! Pse duhet vetem keta?
    Sa jane me Status te Nenunesit Civil ne te gjitha institucionet e vendit?
    I gjithe populli jane ne marrdhenie politike sepse jeta lidhet me pulitikat edhe pse thuhet nga dikush qe s’jam me kete apo me ate!
    Sejcili krah ka nje kontigjent te mjaftueshem per te derejtuar shume mire politikat dhe nevojatt qe ka vendi !
    Te tjere duhet te jetojne ndryshe apo duhet te vdesin!
    Po digasteret me ke do mbahen?
    Sejcili ka vendin , vlerat e veta!
    Vendet e hapura politike do te zihen, vazhdojne te zihen , perhere do te levizin, pervecse nje kontigjenti te qendrueshm te vecanete profesinalishte, apo te pergaditur per nje drejtim qe I sherbejne te gjitheve pa prejashtim ne sherbim Kombetare!

    As kryeministri nuk do t’ja arrije me te drejte, pamvaresishte se e thote, por nuk eshte i vetem ose per te larguar…, do te nxjerr rregulla e urdheresa, per te filtrar “dyndjet”, “me konkurse”, “mosha” apo te tjera teori…!
    Mendoj qe nuk ecet vetem me nje pale dhe pa diskutim kur nuk je dhe pale!
    Puna behet mire kur e zoteron, e zbaton dhe kur ke nje obligim dhe pa diskutim perkushtim!
    Kundershtari politik duhet te pranoj!
    Te largohemi nga informaliteti, fobia, servilizma, te qenurit me shume sandarte etj
    Puna kerkon pune jo pse kerkon pune

    INSTITUCIONE TE PA VARURA/ PUNONJES TE DEPOLITIZUAR
    1- PRESIDENCA si vjen? Me MERITOKRACI?
    Po /jo!
    Politik/konsensual ! I zgjedhur ne parlament duke marre votebesimin parlamentare
    2- GJYKATA KUSHTETUESE MERITOKRACI?Po!
    Profesionist; Karrerist Akademik; Begraun te pasur professional; Edhe politikisht!
    3- GJYQESORI NE KOMLEKS: PROKURORI; RENDI- POLICI.
    Me MERITOKRACI? Po! Profesionist; Karrerist Akademik; Begraun te pasur professional Edhe politikisht
    4- USHTRIA,- MERITOKRACI? Po! Profesionist; Karrerist Akademik; Profesional Politikisht me pak/ frik
    5- UNIVERSITETET MERITOKRACI? Po! Profesionist; Karrerist Akademik; Begraun te pasur professional. Edhe politikisht ne drejtim por me zgjedheje te vecanta
    6- NE SPITALE PJESA E URGJENCASVE , ANALIZAVE, KIRURGJIA; IMAXHERIAetj. MERITOKRACI? Merite- Preference- Status e Nenpunesit Civil- Nevoje- Rezultat
    ….
    A- NIVELI I PERE LARTE :
    1- KRYEMINISRTI MERITOKRACI? Po, politike! Si politikane ne krye te shumices!
    Autorizohet nga Presidenti per te formuar qeverine!
    2- ZVKRYEMINISTRI MERITOKRACI?
    Po me CV te pasur! Politiksht me shume sipas marrveshjes qeverise per nje mandate …!
    B- NIVELI I II MESEM:
    1- DREJTOTIT E PERGJITHESHME MERITOKRACI?
    Po , por me shume i perzgjedhuri politik, besnik, dhe I obligueshem partiak
    2- DREJTORET MERITOKRACI? Po, litikisht duke bazuar sipermarrjen besimin, zbatimin dergimin e politikave te parties…!
    3- DREJTOR DREJTORISH MERITOKRACI? Politikisht me shume se sa merit profesionale!
    4- PERGJEGJESAT MERITOKRACI? PO/JO! Rrall me merite, por dhe ka dhe vlera! Me shume premtim, zevendesim politikisht ne pune!
    C- NIVELI I TRETE I ULET: ADMINISTRATA PUBLIKE : NE BAZE DHE NE FRONT!
    – NE NEVOJEN DIGASTERIALE PROFESIONALE,
    – PROFESIONALISHT SPECIALISTE;
    – TE PERGADITUR
    – TE KALIFIKUAR;
    – KETO KANE EDHE STATUSIN E NENPUNESIT CIVIL
    MERITOKRACI?
    Po, apo JO !
    Me Statusin Nenpunesit Civil,- PO!
    Politikisht,-Po
    Duhet te behet Politikisht,- JO
    Duhet te merren me politike,-JO
    Po qe se ngaterrohet puna me politiken,- Po!
    Ka kontestime ,-Po
    A eshte e drete kontestimi,-PO
    A fiton? Po /Jo
    PROCEDURA :E VERTETE sipas politikave; E RREME me shkurtime te vendeve te punes, shkrirje institucionale etj.
    Konkurset? Po apo Jo! Me shume JO!

    Me shume fallsitet, por jeta profesionale edhe te flak

  • Metush! Nuk kam ndonje rezerve kushedi per ato qe komenton por kam nje vrejtje miqesore: shkruan me mjaft gabime ortografike,me disa fraza gjysmake dhe behesh i véshtirë ne te kuptuar! Sinqerisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *