Rama-kryepolicëve: Provoni që e meritoni postin

redaktor

“Ju sot keni marrë përsipër një detyrë që të tregoni veten pas një karriere me ulje, ngritje, ulje, për të treguar vlerën e madhe që keni. Jeni të gjithë njerëz që nuk keni ardhur në këto pozicione as nga rekomandimet e partisë as nga rekomandimet e klaneve, por nga rekomandimi që përbën karriera dhe puna juaj. E pra sot është dita që ju të tregoni vlerën e një karriere të bërë mes shumë sakrificash dhe padrejtësish duke ruajtur dinjitetin e reformës dhe të familjes tuaj”

Ishte ky një prej mesazheve që kryeministri Edi Rama u dha shefave të policisë shqiptare sot në ambientet e kryeministrisë.

Sipas kreut të qeverisë, Policia e Shtetit është një organizëm i prekur thellë nga krimi dhe korrupsioni, një polici ndaj të cilës asnjë qytetar shqiptar nuk e ndjente që ishte i mbrojtur.

“Po shkojmë drejt objektivit të një policie që është unifikuar në qëllime dhe është terësisht e integruar në mekanizmat që veprojnë sot dhe pa u lodhur për vite të tëra, deri sa të kemi arritur të marrim mbrapsht suksesin që kërkojmë, jetën e çdo qytetari, pasurinë si dhe pronën private të çdo shqiptari. Policia e shtetit do të marrë përsipër të mbrojë çdo m2 të Republikës së Shqipërisë, tokë buke, plazh, kodër, pyll apo shtrat lumi, burimet ujore , burime natyrore, çdo byrim të mirëqënies së këtij populli dhe të garancive së mirëqënies së gjeneratave të tjera, që do të thotë se policia e shtetit do t’ju përgjigjet qytetarëve kur ata janë pre e kërcënimeve për pronën e tyre apo që ngrenë zërin për të shprehur shqetësime.”

Gjithashtu Rama u shpreh për fuqizimin e komisariateve kryesisht në zonat me lëvizje të mëdha demografike, duke hedhur hapa për të konceptuar dhe drejtuar policinë e shtetit si partner me qytetarët.

Nga 811 oficerë të lartë, që ishin tërësisht të shkëputur me realitetin, mbledhur të tërë në një strukturë amorfe, tërësisht inegzistente, ne do të kalojmë në 255 funksionarë. Ndërkohë që të gjitha funksionet e tjera që ishin pjesë e strukturës do zbresin në terren për betejen e sigurisë së popullit. Është një betejë për të emancipuar policinë e shtetit me një forcë, që është forca që mbrohet qytetari. Kjo reformë synon të profilizojë detyrën e policisë, si një trup strategjik drejtues dhe monitorues dhe nga ana tjetër të fuqizojë trupën policore operacionale me funksione të drejtëpërdrejta.”

Drejtësia kërkohet sot nga shumë nëna dhe familje të cilat janë përvëluar nga goditje të tilla kriminale, prandaj detyra jonë parësore është që të kthejmë policinë e shtetit në krye të detyrës

 

 

Share This Article
10 Comments
  • I nderuar Kryeminister Rama..Ju lutemi ,mendohuni edhe per familjet qe jane ne gjak ne veri te shqiperise.Edhe kjo gje do t’ju ngreje vlerat akoma me shume.
    Ata lazaratasit qe hiqen si trima,vuri ne zap.Mos degjo opoziten qe edhe mund te te thot diktator.Ku eshte pare e deghuar qe nje fshat te mos zbatoj ligjet e shtetit?Ne kohen e Enverit rrinin si majmun,punonin ne kooperative dhe nuk benin asnje ze’.

  • Kriteret shkencore në emërime ku janë??? V. R!!! Të shohim? Fjalët janë fjalë. Mandej këto fjalê jane lakuar në çdo ndryshim policor. Nuk e besoj qe nuk jane rekomandime partiakesh dhe klanesh! Atehere si u përzgjodhën te emeruarit ? Sepse konkurime nuk pati,kritere nuk pati,komunitetet nuk u panë te rekomandonin!? Si pra? Na e shpjegoni sadopak mënyrën. Fjalët dhe një risaktesim i misionit policor jane inspiruese por vepra akoma nuk e dimë si do të jetë. Natyrisht më e mire se ajo e sali berish antishtetit do të jetë,s’kam dyshime për këtë por për aftesite dhe potencialin policor ne përshtatje me rritjen e potencialit kriminal dhe me modernizimin e padukshmërise se tij më mbetet te jem pak i tërhequr në optimizëm. Shto këtu dhe tërheqjen qe vjen nga padukshmëria e kritereve në emërime dhe nga vyshkja profesiònale e disa të ricikluarve!?

  • Jam tejet e impresionuar nga ky fjalim.
    Cdo fjale e Kryeministrit Rama eshte shprehje e nje pergjegjshmerie shtetare qe u duhet,se pari efektivave te Policise se Shtetit, e se dyti njerezve ne cdo dite e ore te jetes e punes se tyre.

  • 811 Oficera policije te larte, katastrofe, dhe kryeministri e beri me 255 oficera te larte, shume mire, se shumica e grupit ciftelija e hanbuken kot, ishin aty vetem per te vjedhur dhe mbrojtur shpellarin me gjithe pinjollet e tij.
    U be gjysma e shqiptareve police dhe gjysma tjeter administrate, dhe kerkon qeveria e re se ku shkuan parate, i ka saliu.

  • Z. Rama ,po marrim vesh lajme qe nuk i dinim e nuk na i merrte mendja kurre. Kur flitet me fakte emra e shifra ajo eshte e verteta. Raporti 811 me 255 eshte skandaloz , mbase kjo ndodh vetem ne Shqiperine e mjeruar , nga ish-pushteti SALIST. Pune te mbare per RILINDJEN e vendit !!!

  • habitem po cfare konkursi kerkoni more, te tere kuadrot me te mire u hoqen nga sala e u z vendesuan nga disa obeze pa piken e autoritetit dhe qe e kishin mendje tu vinin gjoba emigranteve te shkrete. nuk ua mbante te ndalonin asnje makine me xhama te erreta por mereshin me ndonje fakir.kalonte makina lluksoze me 200km/h e ua verviste balten surratit

  • Jane shtesa organikash ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise, te mbushur me shpellar dhe kriminel besinik te Saliut, me kriterin e vetem jo profesional, por kush ka teseren e PD.

  • Policia e shtetit po merre fizionomin e vertet shterore. Deri tani qe 23 vjet populli nuk eshte perballur me shtetin pore eshte perballur me vakabande, me rrugace dhe nje pjes e tyre edhe killere. Me kujtohej sa her shifsh polic fjalet e Faik Konices. ai thoshte.Sa hyra ne portin e Durresit u perballa me shtetin domth.me policin. Pra polici eshte figura e shtetit. Ne se nje minister ben nje gabim nuk bjen ne sy per momentin se ai eshte civil si te tjeret.Ne se nje polic ben nje gabim ai menjeher ne opinion penalizohet si fugure e shtetit. Ndaj perzgjedhja e ketyre figurave ishte detyre imedjate dhe operative c`far Ministri i Rendit Sajmir Tahiri ja doli ne nje kohe rrekorde.!
    Ky takim krijon shum optimizem pore si z.Edi Rama ashtu edhe z.Ministre i Rendit duhet ta dijne mire se perball nuk ka nje partner qe te kerkoj qe punet te ecin mire pore ka nje partner qe vetem keq bene dhe mendon ne ter strategjin e tije te beje keq.Ecja e punve ne shtet eshte denancim per ta ndaj dhe une e falenderoi Kryeministrin i cili tha qe mos shikoni ase mejtas e as djathtas, e mose degjoni ase majtas ase djathtas pore vetem ligjin perpara. Kjo eshte shume optimiste pore dhe realizimi i saje eshte shume i veshteir me kete partner qe kemi qe vetem partner nuk eshte. Sa here qe qeveria e majte ka leshuar pe ata gjithmon kan perfituar terren ne kundershtim me intersat e shtetit.Kete duhet ta keni te qarte ne se juve e harroni ben gabim te madh.Berisha eshte i pa bes dhe nuk e dije mire ne se z.Minister i Rendit i ka pikasur killeret apo i jane fshahur. Pa i lekujduar killeret e Berishe e keni shume te veshtire te realizoni endrrat e shqiptarve ne ruajtjen e shtetit, dhe te qytetarve.! Une ju falenderoi pore mos ma merrni per te keqe keto qe une shpreha,!

  • Mendoj se mafies i duhet destabilitet,prandaj riformatimi i policise eshte kryesori,jo te mbroje partite por ligjet,..vetem atehere do themi se po rithemelojme integrimin e vendit.,shtetin.
    Natyrisht kjo ka ardhur nga integriteti intelektual idy partive te maxhorances ne pergjithesi..

  • po pse, ju komentues te nderuar mund te quhet shtet dhe qeveri ajo qe iku ,polici ajo qe kishim cdo gje mund te ishin vetem te tilla jo shpresojme qe keta qe erdhen te jene shtet qeveri dhe polici e rend sepse te tilla gjera nuk ka patur me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *