Rama: Do ngremë Agjencinë e Bregdetit (duhej të ishte krijuar që në shtator)

anazapta

Kryeministri Rama këtë fundjavë ka zhvilluar disa takime në qytetin e Sarandës, i shoqëruar nga ministrat  Eglantina Gjermeni dhe Bledar Çuçi. Tema kryesore e këtyre takimeve ka qenë çështja e disiplinimit të vijës bregdetare në Shqipëri. I pranishëm ka qenë edhe prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, në makinën e të cilit dy ditë më parë u gjet një sasi eksplozivi ndërsa po hynte në godinën e Kryeministrisë. Gjatë kësaj vizite në Sarandë, Kryeministri Rama gjatë një takimi me krerët vendorë, ka theksuar nevojën urgjente për disiplinimin e ndërtimeve në bregdet, domethënë prishjen e ndërtimeve të paligjshme që janë bërë gjatë viteve të fundit nga Vlora deri në Butrint.

Në takimet e zhvilluara në Sarandë Kryeministri Rama ka njoftuar ngritjen së shpejti të Agjencisë për Bregdetin. Ky është një premtim i Edi Ramës që kur ai ende nuk e kishte marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit. Në një mbledhje të kabinetit të tij bashkë me krerët vendorë të Vlorës në muajin gusht, Rama premtoi prishjen e gjithë ndërtimeve të paligjshme.

E thënë ndryshe, kjo Agjenci është  premtuar qysh në muajin gusht kur Rama ishte Kryeministër i zgjedhur por ende jo në detyrë, madje ishte planifikuar që brenda muajit Shtator struktura e kësaj Agjencie speciale të ishte konstituuar ligjërisht dhe praktikisht. Por asnjëherë nuk është vonë. Dy ditë më parë u shemb një nga ndërtimet më problematike dhe më të përfolura në Vlorë, kompleksi ‘Jon’ që ishte nën emrin e vjehrrit të Lulzim Bashës. Por me sa duket, aksioni do të vazhdojë me këmbëngulje edhe më tej nga Vlora në drejtim të Sarandës deri në Butrint. Rama ka folur në takimet e fundjavës edhe për strategjinë dhe detyrat konkrete të Agjencisë për Bregdetin.

 

Share This Article
14 Comments
  • Kur vijne para zgjedhjeve bejne nga 10 dite fushat per te mbledhur njerezit .Ndersa tani vetem mbasi kan ikur meret vesh se paskan bere takim .

  • Do te jete madheshtore rregullimi i Bregedetit te pakten ne ato nivele qe e la viti 1990. Te vjen te lkajthitesh kur e shikon Bregdetin shqiptare ne ate gjendje te mjeruar.! Qeveria shqiptare ka mbeshtetjen e te gjithe shqiptarve per ta ber nje gje te tille.
    Gjate ketyre 23 vjetev e gjith puna e qeverise tradhetare ka sulmuar e shkaterruar sektoret me vitale te shtetit shqiptare ashtu sice eshte edhe turizmi shqiptare.
    Forca Edi Rama! Mos e ndale vrullin se pervece se shqiptaret kem bindje se ne se ka zot diku ai do te ndihmoje ne vendosjen e kesaj drejtesiene kete Bregdet qe zoti na e dhe si blatim.
    Zoti nuk eshte ne ajre ai eshte ne toke teke ne, teke ate qe bejne vetem mire sic po ben Edi Rama.Turpa per keta qe e katandisen shqipoerin keshtu.Keta jane me Satanajne ua thefte qafet nje ore e me pare.!

  • Ky burre i mençur qe e ka emrin Edi Rama, punon me plan dhe projekte. Ky burre shteti punon me KONCEPT ! Nuk ka me te rendesishem se KONCEPTI. KONCEPTI eshte largpamesi, vizion, planifikim, organizim, konstruktivizem, qe i sheh gjerat paraprapakisht ashtu si duhet te jene, ne vendin e tyre te duhur, dhe jo ne kaos, rrumpalle, abuzivitet dhe poshtersi ashtu si i gjeti nga paraardhesi dinak, medioker dhe i lig. Qe nuk kishte asnje vizion vecse te mbante pushtetin me cdo kusht, per inat malesori, dhe te korruptonte sa te mundte kasten e vet te hienave te egra qe kishte rrotull. Mos harroni o popull! Sali Berisha e tromaksi e terrorizoi kete vend dhe kete popull me sulme te panderprera ndaj shtetit dhe ligjit sa here qe qe ne opozite, me qellim qe te harrohej gjema dhe tmerri qe i shkaktoi ketij vendi ne opozite! Perdori Azem Hajdarin, sulmoi me antitanke shtetin e brishte ne 98-ten, u vrane dhe u gjymtuan me mijra njerez per shkak te dinakerise dhe ligesise se tij per te ardhur dhe per te mbajtur me cdo kusht pushtetin. Nese ne pjesen e pare kur qe President ai donte vetem te mbante pushtetin me cdo kusht, ne pjesen e dyte sa qe kryeminister per 8 vjedh ai e vodhi kete vend me shpurren e vet. E varferoi dhe e la “lakuriq me duar ne xhepa”! Ai nuk e ka dashur kete popull kurre, perkundrazi e ka perbuzur, nenveresuar me arrogance dhe urryer, eshte hipokrizi ajo c’ka flet per per shqiptaret!

  • Vazhdo keshtu Edi Rama,se ke urimet e popullit te thjeshte,qe te votoi me 1 miljon vota.Duam qytetari,duam natyren e paster qe na kane lene te paret ,pa kuvlite,karakatinat e malok babezise,pushtuesit ndotesit me te qelbur te kesaj toke,Sali Vucidollit.

  • Gazetat me mire ti thone pallati JON, se po ti thone pallati BASHA atehere me pare se te Lulzim Basha duket se eshte pallati i Linda BASHES NE Tirane, gruas se Ed RAMES.

  • Zoteria akoma nuk e ka kuptuar qe te huajt vizitojne me shume zonat malore kur vijne ne Shqiperi. Te zhvillohet edhe ky turizem.

  • Pallati i Linda Bashes eshte ndertuar ne kohen kur Berishizmi ishte nem pushtet.Ne se ishte pa leje perse nukme prishet.? Kush ju ndaloi.? Ne s e jeni ne gjendje te argumentoni paligjeshmerin e ketij pallati ju flisni se e prish Edi Rama.! Pore Pallati i linda Bashes nuk eshte ndertuar ne dete. ai eshte ndertuar ne toke.
    Ka ardhur koha te lejme menjeane llafet e kota.! Ka ardhur koha ku shqiperia te kaloj ne veprimemkonkrete.Mjafte me llafe per konsum.Nuk shkon me .Tani duhetn veperime konkrete.Bregdeti eshte bere hale dhe njerzit me shum semuren se sherohen kur shkojne ne plazh.
    Juve qe flisni kunder jeni autore dhe aktore te masakres urbanistike ne shqiperi.!

  • Per te qene i besueshem RAMA ta filloje nga pallatet e miqve te tij, e me tej nga denoncimi i aleateve te tij LSI-ste ish-ministra te Berishes per korrupsion. Per sa kohe nuk e ben kete vetem kenaq psiqiken e disa militanteve te vet dhe vetem kaq.

  • Kemi degjuar qe do ndertohet nje autostrade Kanine-Radhime-Tragjas. Ajo zone nuk ka nevoje per ate lloj rruge. Eshte me e bukur dhe me turistike ashtu sic eshte. Rruget qe ekzistojne jane te mjaftueshme per keto fshatra dhe per turizmin. Apo ndoshta rruga iu duhet atyre qe ua kane vene syrin per tu rrembyer tokat e per ti mbushur me vilat e agallareve te rinj e te vjeter. Sa me pak asfalt e beton ne ato zona, aq me mire do te jete. Ata qe duan te vizitojne bregdetin nga lartesia e te shijojne natyren, le tu ngjiten kodrave e malit ne kembe.

    Vecanerisht Tragjasin e munduar ta lene te qete ata qe mendojne si tia zhvasin tokat bujqesore e kullotat. Tragjasi do behej edhe me i bukur jo duke ndertuar autostrada qe e shemtojne, por duke e ndihmuar te zhvilloje bujqesine e blegtorine. Keto do e benin Tragjasin edhe me te bukur per banoret e tij dhe per turizmin kombetar e nderkombetar, do e benin nje qyteze te bukur.

  • Zoti Ed Rama kryeministri i Albanise .
    Ben mire qe e krijon ket Drejtori dhe vendos pa me te voglin dyshim
    Kolonel Myslum Pashain ne krye . pik kaq kisha

  • Aliu nga Selenica:Ju si nje socialist i thekur qe jeni gjithcka thot Rama ju e quani te kryer.Per deri tani ai vetem shkatrrim ka bere.Me fale ka punuar kryeministrin.Te kishte punuar mire duhet tu kishte dhene parat te pa aftve qe kan 4 muaj pa marr leket.Si ta mban goja te thueni ka punuar mire kur po ule pensionet.Si e quani se ka punuar mire kur te pernjekurve politik po u ule fondet.Nje here partia nga ka dale PS i pushkatoj i denoj i internoj pa faj. me parullen e pa shkruar: Ca ti pushkatojm ca ti denojm ca ti internojm,te tjert rrine vet Ne demokraci ishte gjithmon kunder,deri nje raste qe arriti nje grup ti korruptoj te vihen kundra PD,po edhe i futi te ndizeshin me benzine.Tani ju jap te drejt se me sikuri keni marr shperblimin ta kan gjetur rilindja nje pune..

  • @mark.uk

    O mark ti je shume kompetent per komentet e bukurosheve kur pyet ; a asht e virgjen? te keshilloj te mbahesh vetem tek ky lloj komenti, se te tjerat jane shume per ty.

  • ec para o ed,duhet lopata dhe kazma per te pastruar halene qe la pas sala,me injorancen totale dhe shkaterrimin qe mbolli ne territor.pamja qe kane marre sot lagjet e brendshme te qyteteve dhe bregdetit jane te krahasueshme vetem me lagjet famekeqe favelas ne brazil.kete zhvillim na la sala.

  • Po tokat kur do ti kthehen pronareve zoti Kryeminister? Ne po tregohemi perseri te civilizuar dhe po presim me durim, duke i dhene kohe qeverise se re te marri frenat ne dore, por kur nje kryeminister i thote popullit se prioriteti i pare ne punen e tij eshte identiteti dhe prona e shqiptarit dhe pas 3 muaj pune spo degjohet te behet asgje, them se edhe dicka nuk shkon. PRONAT e mbajtura peng, duhen kthyer, eshte shume vone, Katovica po fiton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *