Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Gjermani për një vizitë dyditore u ndal paraditen e së mërkurës në Bundestagun gjerman.
Rama njofton përmes rrjeteve sociale se në parlamentin federal të Gjermanisë takohet me kreun e këtij institucioni, Wolfgang Schauble.
Në Bundestag është planifikuar një seancë bashkëbisedimi mes Kryeministrit dhe Komisionit të Jashtëm. E veçanta është se ky Komision drejtohet nga Gunther Krichbaum, ai që ditët e fundit është vënë në qendër të një përplasjeje të re mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryeministrit Rama.
Në fundjavë, Basha akuzonte kreun e Qeverisë se po financonte një fushatë denigruese me shënjestër kreun e Komisionit për Çështjet e Europës në Bundestag. Deklarata e Bashës shkaktoi reagimin e Kryeministrit përmes një postimi në Facebook
“Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë I huaj I interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!”, u përgjigj Rama.
Kryeministri Rama dhe deputeti gjerman do të jenë ballë për ballë për të përplasur argumentet e tyre.
Po kush është Gunther Krichbaum, deputeti i partisë së Merkel, që disa herë ka trazuar politikën shqiptare? Ai mban poste shumë të rëndësishme në partinë e Kancelares, britanikët e quajnë “qen sulmi i Merkel”, etiketim që i ka mbetur nga koha e Brexit. Ai mban disa tituj dhe vlerësime, ndërsa në Shqipëri i janë bërë shumë akuza duke e quajtur antishqiptar, pasi deklaronte se nuk është koha për Shqipërinë dhe se kërkesa e Shqipërisë për hapjen e negociatave është e papjekur.
Akuzohej si proserb dhe për standarde të dyfishta me qëndrimin pro integrimit të Serbisë, edhe pse në atë vend nuk ka nisur një reformë në drejtësi, apo kur kërcënonte Kroacinë që të mos bëhej pengesë për Beogradin. Akuzohet edhe për qëndrime proruse duke arritur deri aty sa te thuhet se është në borderotë e Vladimir Putinit.
Megjithatë, gjithçka pritet të përballet në takimin që do të zhvillohet në Bundstagun gjerman. Vendimi për t’i dhënë Shqipërisë lejen për nisje e bisedimeve do të merret nga Bundstagu, ku roli i Kancelares Merkel dhe i social-demokratëve gjermanë është vendimtar.
o.j/dita

Hapja e bisedimeve per futjen e Shqipnise ne BE nuk bahet se Shqipnia e meriton te jete ne BE, por qe Shqipnia mos te perfshihet ne zonen Putin-Erdogan-Iran.
Kjo bile asht arsyeja qe USA ka dergue shume mjete ushtarake dhe armatime dhe po krijon ne Shqipni tri baza te mdhaj ushtarake.
Se ashtu beson ti
Ok vazhdo
Nuk ka thm kote Edi Rama. Shqiperia ka nevoj per Evropen pore edhe Evropa ka nevoje per shqiperine..
Shqiperia pavarsishte se eshte e vogel si shtet pore hapsira e saj ne ballkan eshte me e madhe se edhe e Greqise. Pra sote numrohen 25 milion shqiptar ne Ballkan.
Kjo ka nje rendesi te madhe pasi Ballkani perendimore banohet me shum nga shqiptaret se kombesite e tjera. Nje vend kaqe strategjik Evropa nuk munde ta lejo gjat jashte dyrve te saje.
Bile mendoi une qe Evropa ka humbur shum me vonesen e shqiperis ne pranimin e saje ne gjirin e BE-se.
Te mos harroje Evropa edhe kohenm e Komunizmit.Pavarsishte sistemi qe kisheim ajo grim shqiperi, nuk pranoj qe ne kufijte e Evropes te behet molle sherri per shtet e Bashkuera te Evropes.
Pra shqiperia edhe ne kate kohe ishte faktor stabiliteti per vendet Evroipiane.
E perse te mo e kujtoje edhe keteo dite te arta qe shqiperia e voge u solli indirekte vendeve evropiane.
Pra historikishte shqiperia qe nga koha e Skenderbeut e deri ne dite e sotem ka qe krahu stabiliteti i Evropes.
E perse neve sote te jemi jashte Evropes kur asaje ne c`do situat kemi qen ne krahe te saje.!
Kuadrot drejtues te BE -se duke perfshire edhe kundershtaret duhet te hejdhi nje retrospektiv historike te shqiperis ne sheku e cila gjithmon ka qen ne krahun e tyre.
Ne se ka aso kuadro Evropa qe te heje nje veshtrim ne reprospektiven Historike neve qe sote duhet te jemi Andare te Bashkimit Evropiane.!