Rama takon Lu, në fokus lufta kundër terrorizmit

Dita

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Donald Lu. Në qendër të këtij takimi ishte miqësia e ngushtë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në kuadër të aleancës në NATO.

Kryeministri Rama e njohu Ambasadorin Lu me prioritetet e qeverisë shqiptare dhe e siguroi atë për rolin e vazhdueshëm që Shqipëria, si vend anëtar i NATO, do të luajë në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Roli i Shqipërisë në koalicionin global kundër ISIL dhe promovimi i harmonisë fetare në vendin tonë ishin gjithashtu çështje të rëndësishme të diskutimit. Kryeministri e falënderoi Ambasadorin amerikan për kontributin e vyer që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për shqiptarët dhe Shqipërinë si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane ndaj integrimit europian të vendit tonë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *