Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin e tij të takimeve me personalitete të ndryshme në Europë, për t’u konsultuar mbi qeverisjen e PS-së, në rast se kjo e fundit vjen në pushtet. Ai ka qenë gjatë ditës së sotme në Turqi, ku është pritur në një takim nga kryeministri Erdogan.
Gjatë takimit Edi Rama dhe zoti Erdogan biseduan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e institucional, intensifikimin e shkëmbimeve tregtare, konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe për miqësinë tradicionale mes popullit shqiptar dhe turk që qëndron në themele të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Rama e njohu Kryeministrin Erdogan me programin për Rilindjen dhe vendosmërinë për të jetësuar në Shqipëri një proces transformimi dhe modernizimi të ekonomisë, qeverisë dhe shërbimeve publike, duke u nënvizuar faktin se për herë të parë në programin për Rilindjen, Turqia konsiderohet, krahas Italisë dhe Greqisë, si një partner strategjik.
Kryesocialisti shprehu, po ashtu, admirimin e tij për arritjet e zotit Erdogan në luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë, në ndaljen e rrënimit në arsim e shëndetësi dhe në transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë turke.
Ai i kërkoi zotit Erdogan ndihmë të mëtejshme për të çuar përpara axhendën modernizuese për Shqipërinë. Zoti Erdogan shprehu kënaqësinë për vizitën dhe respektin e tij të madh për Shqipërinë e shqiptarët.
Ai konfirmoi, po ashtu, edhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë për t’u zhvilluar ekonomikisht dhe për të luftuar varfërinë e papunësinë.
Pas takimit, Edi Rama shkroi në faqen e tij në Twitter se kujtimi më i bukur nga kjo vizitë ishte libri që i dhuroi kryeministri Erdogan me dedikimin: “Të dashurit Edi Rama me urimet e mija për sukses…” T. Erdogan!
me e.ramen kryeminster eshte normale se do kemi mardhene te mira me jashte sepse do jemi nje vend demokratik dhe jo si sot vendi i vetem komunist ne europe
Po keto nuk jane takime rastesore keto jane mbeshtetje qe e gjithe bota po i jep Edi Rames, me saliun jemi ne sherr me gjithe boten me ramen do kemi mbeshtetjen e gjithe botes.
Rama ate foton e coverit me obamen mos e hiq kurr nje her ndersa ketyre te tjereve sdi si do ja besh po te gjithe meritojn nje vend per mbeshtetjen e madhe qe po te japin, marrdheniet e mira me nderkombetaret eshte gjeja e pare qe duhet bere dhe po e ben me se miri.
Rama eshte i vetmi lider qe ka krijuar marrdheniet me te mira me vendet e huaja dhe kjo duhet pergezuar!
Ai jo vetem qe do permiresoje mirqenien ne vend, por do krijoje mundesi edhe per invesitore te huaj te punojne ketu, dhe si pasoje te rrise ekonomine vendase!
Edi Rames i ka dhene me shume rendesi perfaqesuesit e huaj thjesht duke qene kryetar opozite, imagjino si do permiresohen marrdheniet kur te behet kryeminister pas 23 qershorit! 🙂
ftoj gjithe qytetaret te votojne per PS epse eshte rruga e vetme per mardhenie te mira me jashte dhe per BE
Turqia i ka dhene nje mbeshtetje te rendesishme Shqiperise, nderkohera. dhe marrdhenjet e mira me kete shtet jane ne favorin tone .
ku e ke pare mbeshtetjen nder shekuj ti mor hajvan. prej asaj turqie jemi sot turqi nga mendja.
Takime shume interesant , turku eshte shteti qe na perkrah ne keto raste te veshtira . Pale si do jete bo Saliu ne keto momente qe e ka lexuar kete lajm , do jete ber me fol me vete , Saliu ne takimet e tij shumica se duan , e marin inat te gjithe , nrml gje qe pritet se ai eshte shuuuum injorant . Bravo Edi Rama RILINDJE
thjesht hap fb e edi rames ku koveri eshte nje foto me obamen nje foto sa per 1 mije fjale
o daku bishat takohen me bishat !! bravo njisho ka lezet kshtu jo si keto legenat qe kan frik me dale ne debat elektoral. Myte edi je me i miri e gjithe shqiperia eshte me ty ska me asnje me ate budallain qe vetem vjedh
Rama po kerkon ku te shkoje pas humbjes te 23 qershorit.Ka frike se do i marrin pasurine e fituar nga 20% mos kerkon ti fsheh ne bankat turke se Qipro mori fund. .Me Erdogan kane shkembye librin Kurban me librin e Davitologut per mbetjet Osmane ne Ballkan.Kete se duen populli i vet e po kerkon tna mbushe mendjen se e duen te huejt.O Rame kaqoli :shqiptarve ju duhet ai qe dishrojne shqiptaret se te huejt shikojne punet e veta
dhashte zoti dhe behet i pergjegjeshem nese fiton se ne rast se beht i papergjegjeshem kam hallin e lenc legenit se cdo na thote.
Enveri dhe Sali Berisha e kan izoluar kete vende nga bota ata jane te dy njesoj
Edi Rama eshte europian dhe duket qe bota e mbeshtet Saliu ka nivel kulturoro politik shume me te ulet se edhe Enver Hoxha ,Gjynah per kete popull per 20 vjet te humbura.
RAMA duhet te behet kryeminister votoni o njeres te regulloni te ardhmen tuaj