Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i partisë Socialiaste Fatos Nano kanë zhvilluar një takim kokë më kokë pasditen e sotme. Sipas Balkanweb, ata janë takuar në vilën e kryeministrit në Durrës.
Kreu i qeverisë Edi Rama dhe ish-kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano kanë kaluar pasditen bashkë në vilën e Kryeministrit në Durrës. Sipas burimeve, ata janë takuar në zonën e vilave qeveritare në Durrës rreth orës 17.30 pasdite. Ish-kryeministri Fatos Nano është parë duke hyrë pas shumë vitesh në atë zonë.
Fatos Nano dhe Rama kanë ndenjur për më shumë se dy orë së bashku. Të njëjtat burime tregojnë për “BalkanWeb” se më pas Edi Rama është larguar drejt Tiranës, ndërsa Fatos Nano drejt Golemit në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi. Nuk dihet se për çfarë ka folur Edi Rama me paraardhësin e tij, po kjo nuk është hera e parë që të dy takohen larg vëmendjes së mediave.

Fotosi minister i jashtem. Pazare
Pepsia, tepsia u nda pa u bere zgjedhjet.
Zgjedhjet jane farse, populli gjysma gomar dhe gjysma dele do shkojne te “votojne” me 25 qershor.