Rama takohet me presidenten e Kongresit të Deputetëve: Faqe e re në marrëdhëniet me Spanjën

J L

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Spanjë, u prit sot në një takim nga Presidentja e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Meritxell Batet.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e pritjes solemne, ku sipas tij hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale.

“Pritja solemne nga Presidentja e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Meritxell Batet Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë Gracias”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë në Spanjë nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *