Rama takon aleatët, koalicioni i opozitës me rreth 30 parti

redaktor

Pas rreth 80 minutash ka përfunduar takimi i Partisë Socialiste me Aleatët, i pari i këtij lloji për vitin 2013.

Në takimin me kreun e socialistëve, Edi Rama, morën pjesë kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ai i PSV ’91, Petro Koçi dhe kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela.

Pas daljes nga takimi që nisi në orën 17:00, krerët e partive të vogla opozitare thanë se objektivi është realizimi i një koalicioni për rrëzimin e kësaj qeverie. Kreu i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi tha se opozita është e bindur në fitoren e 23 qershorit.

Koalicioni aktual i provuar në zgjedhjet lokale, është mekanizmi fitues për opozitën në zgjedhje, deklaroi kreu i PSV ’91, Petro Koçi, ndërsa kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela vuri theksin tek mbrojtja e votës dhe për këtë opozita, sipas tij, ka një plan perfekt.

“Ka nisur të rritet numri i partive të koalicionit, por cdo njëri prej nesh duhet të jetë i përqendruar në mbrojtjen e votës sepse Partisë Demokratike i kanë rënë aksionet. Ne kemi një skemë perfekte për mbrojtjen e votës”, tha zoti Ngjela.

Sipas Ngjeles nurmi i partive te koalicioni do te jete rreth 30.

Share This Article
1 Comment
  • A’ishte takimi i Mukjes!? po legaliteti çfar kerkon?…Ç’far fshihet prapa krahve te socialistve me keto pefajqesues te tradhtarit Zog ????!!!Keta s’kan çfar bejne me socialistet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *