Rama takon deputetët e Korçës, Sotiraq Filo drejt rikandidimit

redaktor

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me deputetët e Qarkut Korçë në selinë e Partisë Socialiste.

Takimi i parashikuar është zhvilluar për të përcaktuar paraprakisht emrin e kandidatit për kryetar bashkie në këtë qytet.

Sipas burimeve brenda PS-së, mësohet se deputetët kanë mbështetur emrin e Sotiraq Filos për kandidat të mundshëm, i cili e drejton bashkinë e Korçës prej dy vjetësh pas dorëheqjes së Niko Peleshit dhe emërimit të tij si zv/kryeministër.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *