Rama takon Hollande, optimist për marrjen e statusit

redaktor

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim sot me Presidentin francez, Fransua Hollande.  Pas përfundimit të këtij takimi, keu i qeverisë shqiptare është shprehur optimist në lidhje me statusin e vendit kandidat në BE.

“Takimi me Presidentin i kaloi pritshmëritë tona. Ishte një takim shumë i hapur, shumë miqësor, shumë i drejtpërdrejtë. Patëm mundësinë të shtjellojmë në gjithë përmasat e veta domosdoshmërinë që ka sot Shqipëria dhe Ballkani për t’u integruar në Bashkimin Europian. Por, edhe domosdoshmërinë që ka Bashkimi Europian për të kuptuar se sa të nevojshëm e ka Shqipërinë dhe Ballkanin.

Nga ana tjetër, sigurisht biseda u shtri dhe në dimensionin e bashkëpunimit ekonomik, një bashkëpunim që do të intensifikohet. Ashtu siç do të intensifikohen bashkëpunimet kulturore apo ato në nivelin e ekspertizës për të mbështetur vazhdimësinë e procesit të integrimit.

Pjesa tjetër e vizitës kishte të bënte drejtpërdrejtë me sipërmarrjet franceze. Ishim në organizatën më të madhe të sipërmarrësve francezë, ku patëm mundësinë të flasim dhe të dëgjojmë, të japim vizionin tonë dhe disa nga tiparet kryesore të modelit të ri ekonomik që po ndërtojmë, dhe të marrim shprehje të ndryshme interesi nga investitorët francezë për të ardhur dhe për të investuar në Shqipëri.

Unë jam optimist dhe e konsideroj këtë vizitë, një vizitë përtej pritshmërive”, u shpreh Rama, pas takimit.

Takimi mes tyre zhvillohet pak ditë para se Këshilli Europian të marrë një vendim për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

Kreu i qeverisë Rama është takuar dhe me Presidentin e Senatit, ku i ka përcjellë dhe falenderimet e kryetarit te Kuvendit per mbeshtetjen e tij per statusin.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Paris, Rama ka zhvilluar një takim në organizatën prestigjioze MEDEF (Lëvizja e Sipërmarrësve të Francës).

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se në këtë takim u bisedua për potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Share This Article
7 Comments
  • Ju lumte, z. Kryeminister! Po e beni detyren tuaj me perkushtim. Uroj qe te na prije e mbara si shtet dhe si komb!

  • Ju lumt Z.Rama,lobimi juaj eshte i perkryer dhe jo hipokrit si ai Bahes,ku thot se e duam statusin por qeveria eshte e korruptuar dhe duhet te largohet e te vij ky pa zgjedhje.

  • Entretien avec avec le Premier ministre albanais, M. Edi RAMA
    Publié le 11 Juin 2014

    Le Président de la République s’est entretenu, en début d’après-midi, avec le Premier ministre albanais, M. Edi RAMA.

    Le Président de la République et le Premier ministre albanais sont convenus de donner une nouvelle impulsion à la relation bilatérale, notamment dans le domaine économique.

    L’entretien a permis également de faire le point sur le rapprochement de l’Albanie avec l’Union européenne et, plus particulièrement, la question de l’octroi à l’Albanie du statut officiel de candidat à l’Union européenne, après la publication du rapport de la Commission le 4 juin dernier.

    Le Président de la République a rappelé le soutien de la France à la perspective européenne de l’Albanie et encouragé M. RAMA à poursuivre dans la durée les efforts engagés en vue d’améliorer la gouvernance et l’Etat de droit et de lutter contre la corruption et la criminalité organisée dans le pays.

    Les autorités françaises continueront à apporter leur appui au gouvernement albanais afin de mettre en œuvre les réformes attendues à cet effet.

    Enfin, le Président de la République a marqué l’importance d’un renforcement de la coopération entre les pays des Balkans, essentielle à leur modernisation et leur rapprochement avec l’Union européenne, comme il l’avait souligné lors du Sommet des chefs d’Etat de la région à Brdo en juillet 2013.

  • Arbeni: Edhe per Nanon kur ishte ne krye i thuanit si ju si ata qe e fyejn.Nga e more vesh se eshte i zoti apo nuk ju leshon kurrsesi servilizmi.Duhet ti shifni se cfar beri e jo cfar foli.Do ta bej thuhet ne fushatm,tani duhet thene e beme.

  • Per integrimin, pishman te ngelet kur nuk ben tenden. qeveria e beri te sajen. Kaq. Boten nuk e urdherojme ne por nese na i bejne me hile dhe tregohen tendencioz, te ndryshojme dhe ne qendrim ndaj kujtdo qe na i punon. Ka plot vende te zhvilluara edhe pa qene ne BE dhe investime merren nga te katra anet. Per ate jemi keq jo statuse formale. Edhe ato pallavrat per 30 apo 70 vite per te arritur BE jane idiotizma sepse parashikojne se do ngelemi ky vend i korruptuar sic jemi sot. Po te hapen burgjet per maskarenjte e medhenj qe bejen sehir nga shumekatshit, per 10 vjet me investimet e duhura nga bota, behemi po aq te lakmueshem sa dhe BE. Aq iu desh tigrave te azise, Irlandes…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *