Rama takon ministrat e Brendshëm të Francës dhe Gjermanisë

redaktor

Kryeministri Edi Rama priti në një takim ministrat e Brendshëm të Francës dhe të Gjermanisë, përkatësisht Bernard Cazeneuve dhe  Thomas de Mazière.

Në takim u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit midis vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit, si fenomene që kalojnë përmasat e një vendi.

Kryeministri Rama i njohu ministrat me projektin për reformimin e njësive ligjzbatuese dhe fuqizimit të procedurës së hetimit, përmes ngritjes së Byrosë  Kombëtare të Hetimit, projekt i cili u vlerësua nga të dy ministrat.

Ministrat Cazeneuve dhe de Mazière, duke njohur përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nënvizuan se bashkëpunimi dhe një komunikim më i fortë mes vendeve është e rëndësishme në suksesin e kësaj lufte.

Ata siguruan për mbështetjen e vendeve të tyre në përballja e këtyre sfidave që kërkojnë bashkimin e përpjekjeve, të ekspertizave dhe mundësive.

Në takim u vlerësua gjithashtu, suksesi i aksionit të Policisë së Shtetit në Lazarat, si dëshmi e vullnetit të fortë të qeverisë në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Share This Article
5 Comments
  • Po e prangoset Berishen & co mbajeni mend; do te jeni ne pushtet deri kure ta dorzoni vete, sepse eshte e vetmja gangren qe kane shqipeteret…ne te kundert e keni te veshtire ne zgjedhjet e ardhshme

  • Arsyeja reale e ardhjes se 2 ministrave te brendeshem gjerman dhe francez nuk thuhet nga ky shkrim. Por ato ministra nuk erdhen per te pare Tahirin apo Ramen, por sepse eshte dy fishuar numri i azil kerkuesve shqiptar ne keto vende. Kjo ishte arsyeja e vizites se tyre. Dhe kjo tregon se sa pak po i besojne perrallave te Rilindjes shqiptaret.

  • ka ndryshyar imazhi i shqiperise te kjo e tregon vizita e dy ministrave me te fuqishem te kontinentit dikush mund te shfaqi inat e dikush tjeter pakez smire por kryereforma e te gjith reformave eshte burgosja e sali berishes e te gjith kupoles se tij kriminale qe sot bejne qengjin e urte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *