Vizita në Bruksel, takimi me përfaqesuesit më të lartë të institucioneve europiane dhe integrimi I vendit në Bashkimin Europian kanë qënë në fokus të takimit të sotëm mes amabsadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe kreut të PS-së dhe kryeministrin e zgjedhur Edi Rama.
Në një prononcim për mediat pas takimit, Rama është shprehur se qeveria e re do të angazhohet plotësisht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Takimi ishte në kuadër të vizitës së ardhshme në Bruksel, ku do të diskutojmë për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian në funksion të një Shqipërie që duhet të jetë anëtare e denjë e Bashkimit Europian por edhe një vend me mundësitë e duhura për të gjithë shqiptarët që të ndihen zot në vendin e tyre” tha Rama.
Rama ka shtuar se ky është një moment shumë I rëndësishëm që duhet të shfrytëzohet sa më mirë që vendi të integrohet në Bashkimin Europian
“Të mos e lëmë që treni i Europës të largohet, por për ta kapur një orë e më parë atë” tha Rama, duke shtuar se është diskutuar edhe për një proces të brendshëm në institucionet e shtetit duke filluar nga ministritë.

Mire e ke ti mre Edo,mir.
po si ta kapim ne te shkretet trenin e Evropit,kur stacioni ka shkue prej Tirane ne Vore???