Edi Rama takoi sot në në ambientet e godinës Liria në Qytetin Studenti, studentë të ekselencës në Universitetin e Tiranës.
Kryetari i PS, Rama gjatë bisedës me studentë të ekselencës theksoi se opozita nuk ka shërbyer asnjë cast për bllokimin e integrimit të vendit. Sipas Ramës, përgjegjësitë e qeverisë, nuk mund ti përvishen opozitës.
“Shqipërinë e ka vrarë politika shpesh herë, por të thuash që politikanët janë njësoj dhe se i përkasin të njëjtës specie vrasësish, nuk është e vërtetë. Tani vijmë tek bllokimi. Është term propagandistik. Bllokim integrimi nuk ka pasur. Procesi i integrimit në BE është një proces që lidhet me shumë standarde. Kjo nuk ndodh se zgjedhjet vidhen, nga zgjedhje të vjedhura burojnë pushtete që nuk kanë legjitimitet, por për shkak se votën e popullit e kanë marrë dhe pse populli nuk ua ka dhënë. Pak pyesin për popullin, por duan të bëjnë punët e tyre. Sot Shqipëria, e ka një pushtet gjyqësor të pavarur, sic e ka cdo vend i BE? Ky pushtet ka dhënë prova të mjaftueshme që në Shqipëri mund të luftohet ajo që quhet, kultura e pandëshkueshmërisë?
Sot Shqipëria e ka një pushtet ekzekutiv që buron nga vota e qytetarëve dhe zgjidh problemet e qytetarëve, duke filluar nga problemi i lirive dhe të drejtave që sot mbetet i pazgjidhur….etj
Nuk më rezulton se këto janë probleme që i zgjidh opozita. Ne kemi miratuar një numër të pafundëm ligjesh që quhen ligje që lidhen me procesin e integrimit, nuk miratojmë dy ligje që lidhen me Gjykatën e Lartë, Administratën Publike sepse, në momentin kur u paraqit ligji për Gjykatën e Lartë, qeveria refuzon të zbatojë një vendim të Gjykatës së Lartë, për t’i dhënë fund zgjedhjeve të virti 2011”, u shpreh Rama.
Replika me zv/rektorin
Në fjalën e tij, kryetari i PS përmendi dhe zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Tiranës, duke akuzuar se në procesin e votimit për këtë cështje u grabit vota. Zv/rektori, Ervin Demo, që shoqëronte Ramën në podiumin e fjalimit, e kundërshtoi kreun e PS për deklaratën me grabitje votash. Sipas Demos, edhe zgjedhja e tij ka qenë transparente ndaj nuk pajtohet me fjalën e Ramës.
Zv/rektori: Unë jam zgjedhur me votë dhe e di që nuk është vjedhur asnjë votë gjatë votimit.
Rama: Por zgjedhja e rektorit, pati vjedhje votash. Procesi i zgjedhjes në rektoratin e Universitetin e Tiranës e kemi ndjekur me shumë vëmendje, dhe çfarë cilësie kanë pasur zgjedhjet dhe nuk kanë qenë as të lira as të ndershme. Presioni mbi trupën zgjedhore ka qenë i pranishëm dhe kjo nuk ju bën aspak me faj juve personalisht, kjo bën të detyrueshëm, një proces transformimi shoqëror në raport me procesin e zgjedhjeve në shoqëri. Kush më thotë se në zgjedhjen e rektorit nuk ka pas kërcënime mes pedagoëve apo studentëve, thjesht do thotë një të pavërtetë.
Zv/rektori: Nëse mendon që një pedagog kërcënohet i bie që shoqëria nuk funksionon më!
Rama: Nuk do merremi vesh këtu e nuk do merremi vesh në të gjitha.
Arsimi e cilesia
Duke iu referuar eksperiencës së tij në Bashkinë e Tiranës, Rama tha se gjatë takimeve të tij me të rinjtë vërente se ata nuk kishin dëshirë të punonin në shtet. Kjo sipas tij, vinte për shkak të mosbesimit tek sistemi, imazhit të keq të shtetit dhe të ardhurave financiare.
Ai tha se pas 23 qershorit do të përpiqet të krijojë një sistem besimi mes shtetit dhe të gjithë atyre që kanë aftësi të posaçme dhe dëshirë të kontribuojnë për shtetin, duke u krijuar mundësinë gjithmonë bazuar në konkurencë dhe meritë.
Po kështu, Rama premtoi rritje të cilësisë së sistemit arsimor. Ai tha se konkurrenca dhe merita do të jetë përcaktuese për vlerësimin e studentëve, pedagogëve dhe mësuesve.
Mikrokreditimi, Rama: E hartuam ne, e vunë më në fund në zbatim
Kreu i PS iu referua dhe projektit më të fundit të Bashkisë së Tiranës, mbi mikrokreditimin.
“Me shumë bujë u lancua para dy ditësh, një projekt i Bashkisë për mikrokreditimin e ideve më të mira, ishte një projekt që e kërkova unë dhe u kërkua financimi nga Banka Botërore, ngjalli shumë debat me Bankën Botërore, sepse nuk ishte e lehtë të kalonte në portofolin e Bankës Botërore, e kemi hartuar dhe e kemi dorëzuar së bashku me kryetarin e Bashkisë së Durrësit dhe mbasi e kanë lënë në sirtar të harruar, e kanë financuar për fushatë. Por shpresoj të mos përfitojnë djemtë e tezes, e hallave të tyre, të mos përfitojë dhe ndonjë teze që shfaqet si e ekselencës dhe tani duhet të përfitojë se ka ide të reja. Por të përfitojnë realisht të rinj që kanë ide dhe të bëjnë diçka për jetën e tyre. Unë ju konfirmoj se kemi mundësinë që me Universitetin të ndërtojmë një sinergji të re”./BW
Rama ishte nje 0 me studentet.Turp
Eshte nje fjal e urte : Marrja rrine e i zoti nuk e lene.Edi po tregon se cfar niveli zotron.