Rama: Taksat janë ulur. Debati që bëhet rreth tyre bazohet në propagandë

Bledar Lumani

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Fierit, ku një ndër temat e diskutimit ka qenë ajo e taksave.

Sipas Ramës, taksat janë ulur, dhe debati që bëhet rreth tyre bazohet në propagandë.

“Kemi rritje të konsumit, ulja e taksave solli rritje të fuqisë blerëse“, tha ai.

Rama ka folur edhe për vjedhjen e energjisë, duke thënë se aho është një plagë e thellë, nga e cila shteti pëson një humbje të madhe.

Vjedhja e energjisë është plagë e thellë.

Nga vjedhja e energjisë humbasim aq sa fitojmë nga tatimi i kompanive.

Hajdutët u fshehën pas fashës mbrojtëse, por ne do ndalim vjedhjen”, tha ai.

Tjetër problem i madh, sipas Ramës, janë ndërtimet pa leje:

Ajo që po bëjmë për prishjen e ndërtimeve pa leje është komplet tjetër gjë me atë që po bëjmë për legalizimin” u shpreh ai.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *