Magma e zemërimit për regjimin e Berishës është aq e madhe, sa kot lodhen shoqatat dhe grupet e sondazheve për të matur pulsin e votuesve. Ne patëm fatin e keq në këto 8 vite për të provuar një diktaturë në demokraci. Një shans na ka ardhur, dhe quhet Edi Rama. Kush nuk e kupton, më keq për të. Sigurisht ai nuk e ka shkopin magjik për të ndrequr vendin sa hap e mbyll syte. Se i ligu ka bërë shumë të liga. Ne do presim dhe këtë vit për t’u vënë në vend drejtësia ashtu si premtoi Rama. Vjeshta po vjen dhe drejtësia do shkojë në shinat e saj.
E kam shkruar edhe përsëris. Edi Rama asnjë sekondë nuk duhet të flerë gjumë. Jo çdo gjë po shkon siç parashikon misioni i Rilindjes. Ka të meta në shërbimin ndaj popullit të cilat i shpreh edhe gazeta Dita. Pyetjen shpesh e shtrojmë kur bëhen gafa: Ç’bën Rilindja? Me këto zgjedhje qe po bëjmë, me drejtësinë që do rregullojme dhe me rritjen ekonomike deri në fund të vitit shanset për të jetuar më mirë i kemi të mëdha. Këtë të dielë mbarojmë gjysmën e punës që kemi bërë më 23 qershor. Ju jap dorën e miqësisë të gjithëve ju që e doni Rilindjen, atdheun dhe gazetën Dita.
Letër e nënshkruar,
Vasil Puci
