Rama: Të hartojmë projekte për thithjen e investimeve në bujqësi

anazapta

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një  takim me fermerët në Malësinë e Madhe. Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, Rama u kërkoi fermerëve të hartojnë projekte për thithjen e investimeve nga Bashkimi Europian. Rama shtoi se duhet punuar më shumë për të rritur prodhimin “Made in Albania”.

“Duhet të hartojmë me kujdes programet aplikuese që të përfitojmë sa më shumë fonde nga Bashkimi Europian. Energjitë tona të jenë të bashkuara. Fermeri shqiptar do të përgatitet të për rrugën drejt Evropës. Jemi të kënaqur me aplikimet e deritanishme”, tha Rama.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *