Kryeministri Edi Rama u shpreh të shtunën se objektivi i qeverisë është pastrimi i mëtejshëm i Shqipërisë në të gjitha aspektet, duke filluar nga rendi dhe ekonomia.
Gjatë prezantimit në Korçë të formatit “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, nismë ku do të prezantohen arritjet e këtyre dy viteve të qeverisë së majtë dhe projektet për të ardhmen, Rama tha se “jemi në një moment kyç të mandatit tonë dhe të rrugës së vendit që nga fillimi i përpjekjes për të ndërtuar një shtet evropian”.
“Ne kemi pasur kurajon të ndërmarrim disa reforma që të tjerët para nesh nuk e kishin”, theksoi kreu i qeverisë.
“Dy vjet më parë ishim në një fushatë elektorale, kur nga veriu në jug, të gjithë ishin të shqetësuar për krimin. Të gjithë kërkonin rend dhe mbrojtje fillimisht. Sot, shumëkush e ka harruar këtë situatë pasi e keqja harrohet kollaj kur kalon. Kemi të drejtë të themi që e rikthyem Policinë e Shtetit”, deklaroi Rama.
Në lidhje me situatën ekonomike të vendit, Rama tha: “Kemi shumë për të bërë për ekonominë, por mos të harrojmë se dy vite më parë ekonomia ishte në buzë të humnerës. Nuk mund të shpenzosh më shumë seç ke dhe nuk mund të jetohet me borxhe. Ne bëmë të mundur që shtëpinë tonë të përbashkët ta përforconim në themele, për të qenë të sigurtë se nuk do të na zinte brenda. Kemi ende shumë punë për të bërë tani që ta mobilojmë”./TCH

Dushi per te hequr zhulin fillon nga koka dhe Jo nga kembet.Po qe se gje I kohe te pastroni koken do te ju mbeshtesim
Pastro vehten nga berja e te paditurit dhe e te pafuqishmit per krimet antishqiptare, antikombetare , ekonomike,juridike,politike dhe ushtarake te Sali Berishes pastaj te behesh i besueshem. Ti nuk meresh.me pastrimin e te sterrosurve deri ne fyt e jo me te meresh me pastrimet e tjera ? Ti nuk je trim Rama?Ti je fishek manovre jo fishek luftarak. Nuk.pastron dot gje ti. Edhe shtepine me gjethe nuk po e lyen dot jo me te pastrosh Shqiperine ? Ha ha ha… pastrim nga Rama me administraten e Saliut ! Ec e mos u cudit pastaj ?
Shko or pirdhu ti surrogato frilacak!Ti spastron vetem njerezit e shtepise dhe fakir-fukarane qe paguan taxat.
Pastroni njehere vetveten nga korrupsioni dhe hajdutlliku i papare ndonjehere
Filloi perseri me mashtrime ky i pa turp .
A KA BYTHE RAMA TA FILLOJE PASTRIMIN NGA KOCO?
Mos e shani Kocon, por shani Ramen, qe e ka kapur Koco prej me se 15 vitesh dhe e vjel ne menyre porfesionale. Qe nga rruget e Tiranes, qe i jepte Rama e deri tek vjedhja profesioniste qe i ben naftes shqiptare e aseteve te tjera.
Bile per te gjithe zbulimet arkeologjike te Apollonise, vendeve te tjera antike dhe ikonave Koco Kokedhima ka bere nje bande me hajdute antikiteti, qe i paguan me rroge tek Albpetroli dhe kane mbi dy vjet qe vjedhin per llogari te tij.
I sygjeroj prokurorise te kontrolloje katin e siperm te pallatit te Kocos, se do te gjeje antikitete e ikona te vjedhura ne permasa skandaloze.
Por te nderuar socialiste te lodhur, KOCO KOKEDHIMA KA PER T’JU MARRE PARTINE SOCIALISTE dhe do te shenderrohet ne nje Sali Berishe te dyte.
Rama eshte teveqel dhe Kocua do t’ja marre PS-ne.
Prisni dhe shikoni.
Mos thoni qe nuk ju thashe.
Kur te ndodhe me coni e-mail: [email protected]
Te pastrojme parlamentin… Qeverin …administraten shterore. Dhe ne fund bregun e durresit o Ram Wood