Rama: Të shkojmë drejt ambasadave të përbashkëta

Elton Tafaruci

Në fushën e politikës së jashtme dhe ofrimit të shërbimeve nga ambasadat dhe konsullatat, kryeministri Edi Rama pati kritika për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai vlerësoi si mjaft të suksesshme hapjen e konsullatës së përbashkët të dy vendeve në Milano, ndërsa njoftoi se shumë shpejt do të hapet edhe një e ngjashme në Mynih.

Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme, sipas kryeministri. Ai kërkoi që të shqyrtohet mundësia edhe për të patur ambasada të përbashkëta.

“Ndaj, në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive nuk duhet të na vini vetëm me konsullatën e Mynihut, por të shtoni edhe disa të tjera që të tregoni që miqësia juaj është produktive”, iu drejtua ai dy ministrave të Jashtëm.

Share This Article
1 Comment
  • Ambasada te perbashketa? Wow, ti ose je Rrote K…., ose keto “shashka” i hedh per konsum politik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *