Z. Thano! Nuk më mbetet qejfi nëse e botoni apo jo letrën time. Por meqenëse nuk ka asnjë mundësi tjetër po të lutem që Gazeta jote t’i bëjë thirrje hapur dhe urgjentisht Edi Ramës që të dalë përpara shqiptarëve dhe të sqarojë ekzaktësisht se çfarë kërkon ai nga biznesi. Çfarë detyrimesh, ligjesh, çfarë pikash duhen plotësuar. Dhe pikërisht ato që ai të kërkojë, po këto gjëra të kërkohen edhe në terren nga tatimorët e tij. E them këtë sepse ditë për ditë dyqanet dhe bizneset e popullit po sekuestrohen duke jua lënë bosh ambjentet edhe aty ku ka licensë, kasë, kupon tatimor, siguracion, listë çmimesh. Dhe megjithëse egzistojnë të gjitha këto, gjobat vazhdojnë me goditje të përqendruar dhe të majme fare biles. Në këtë situatë të bën përshtypje të jashtëzakonshme që asnjë gazetë dhe asnjë kameraman nuk është në terren. Askush nuk e paraqet dhe nuk e përshkruan gjendjen se çfare po ndodh. Ç’është kjo?!
Populli e don ligjin. Por sot ka me qindra “Maliqë” që po ngjallin frikë dhe po shkaktojnë dhunë në të gjitha format. A kanë dalë tatimorët në terren që të të kapin se s’bën në gabim, apo që ky shtet të bëhet me ligj, moral e drejtësi? Është gjëja më e thjeshtë që këerkohet : TE SQAROHEN TE GJITHE SHQIPTARET. Faleminderit, L.M!

Pershendetje
Jam nje lexues i hershem i gazetes suaj dhe shpresoj qe te mbani te njejtin qendrim konseguent edhe ne te ardhmen
Jam nje biznesmen dhe dua te shpreh opinionin tim per aksionin qe ka ndermare qeveria se fundmi kunder informalitetit,
Si nisme duhet pershendetur dhe inkurajuar. por besoj se klima e krijuar duke permendur vazhdimisht VETEM fjale ndeshkuese dhe shifra bombastike si 100 000usd gjoba apo konfiskim malli eshte e ekzagjeruar dhe krijon kudo ne ambjentet e biznesit nje klime terrori
Ne nje shtet demokratik qellimi i ndeshkimit eshte edukimi i individit per te zbatuar ligjet dhe jo per te mbushur arken e shtetit ne kete moment te veshtire te tij me konfiskimin e pasurise se biznesmeneve
Masat ndeshkuese duhen te jene te ashpra por te arsyeshme ne te kundert do te kthehet ne bumerang sepse ne nje klime terrori shume biznese do te shkojne drejt mbylljes per te rruajtur pasurine e krijuar me aq mund e sakrifica sa vetem biznesmenet e dine
Fjala aksion gjithmone shpreh nje veprim te sforcuar qeveria thote se ky aksion do te vazhdoje 300 dite po pastaj ???
Jo lufta kunder evazionit nuk duhet te behet me aksion 300 dite apo 300 vjet sepse nuk eshte nje aksion per ndertimin e urres se fshatit si ne kohen e kaluar dhe nqse nuk arihej afati priteshin disa koka per sabotim. lufta kunder evazionit duhet te jete e vazhdueshme dhe e mire studiuar nga specialiste dhe jo nga politikane qe nuk kane bere biznes qofte edhe 1 dite te vetme ne jeten e tyre .por kane bere VETEM politike dhe ne Shqiperi politika eshte biznesi me fitimprures dhe njekohesisht edhe me informali
Qeveria thote se ky aksion do te jete vepra me e rendesishme e mandatit 4 vjecar kurse opinioni I shendoshe publik dhe sidomos votuesit e PS shpresonin qe diten e pare te fitores se PS .se vepra me e madhe e saj do te ishte reforma ne drejtesi e cila do te realizonte edhe endren e Shqiptareve te ndershem( dhe ata jane shume pavaresisht forcave politike qe ju perkasin ) qe te vihen pas hekurave gjith ata politikane qe kane abuzuar me pasurite e kombit shpesh degjojme nga foltorja e kuvendit se IKS politikan ka vjedhur 230 miljon EURO nga rruga e kombit dhe se ky politikan DUHET TE VETEPARAQITET para drejtesise keshtu ka thene para disa kohesh deputeti i nderuar T.B por si mund te shkoje ai IKS deputet te paraqitet vete me deshiren e tij para drejtesise per tu denuar per ate vjedhje kur ai mezi shpetoi nga drejtesia duke perdorur artificat proceduriale
Prandaj mendoj se AKSIONI ME I RENDESISHEM I KESAJ MAXHORANCE ESHTE REFORMA NE DREJTESI sepse vetem keshtu politikane abuzues nuk do te shkojne me deshire perpara drejtesise. por do te detyrohen dhe terrorizohen nga forca e ligjit .por kjo shtyrje e reformes ne drejtesi per kush e di se kur. mbase ne legjislaturen e ardhshme na ben te dyshojme se mbase asnje politikan nuk e do kete reforme. sepse nqse behet me ne fund mbase do te te behet lufta kunder informalitetit te pasurive te te gjithe politikaneve qe biznesin e tyre e shohin tek politika
Nje sugjerim per stafin qe do te hartoje planin e AKSIONIT kunder informalitetit
Supozohet se ne shqiperi ka reth 25 vjet informalitet dhe tani brenda 1 muaji biznesi duhej te merrte masa per te qene ne rregull nje shqetesim i madh tek biznesi tani eshte sepse nuk kane fatura per te justifikuar blerjen e mallit dhe sipas ligjit keto mallra konfiskohen , deshira e biznesmeneve eshte qe te gjejne fatura TVSH por eshte e pamundur. pra ka vetem 2 alternativa ose te sekuestrohet malli ose qeveria te beje nje forme amnistie per te formalizuar mallin pa fature ( ashtu sic veproi me ligjerimin e zaptimit te tokave ne bathore e gjetke )duke ju dhene mundesi biznesmenve qe te vetedeklarojne gjendjen e mallit prane zyrave te tetimeve dhe vetem keshtu te filloje nje epoke e re ku pas kesaj nuk ka me justifikim
Sa per vleren e gjobes kam qene prezent ne nje vend perendimor kur pronari i nje bar restoranti u gjobit per mos leshim te kuponit tatimor me VETEM 300 EURO ne nje vend ku te ardhurat jane disa here me te larta se ne dhe biznesi ka shekuj qe lulezon
Nuk dua te zgjatem me shume dhe ju falenderoj per kohen
Me rrespekt
D.M