Rama në Durrës: Brenda 2020, të gjithë do jenë me shtëpi

J L

Kryeministri Edi Rama është duke parë nga afër atë çfarë ka mbetur nga pallati 6-katësh i rrënuar në lagjen nr 18 të Durrësit.

Aty, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë rënë në gjurmët e dy trupave, ndërsa mes rrënojave mund të jenë 4 persona.

Edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu po monitoron operacionin e kërkim-shpëtimit në këtë zonë.

Rama tha se beson që brenda 2020 të gjtha shtëpitë do të ndërtohen.

“Është situatë shumë e vështirë, por besoj që do t’ia dalim. Ajo që nuk bëjmë dot është të kthejmë në jetë ata që humbën jetën.

Kemi shumë të plagosur, pjesa më e madhe me plagë të lehta. Kemi gatishmëri për t’i çuar edhe jashtë.

Është një super skuadër, janë të përgatitur të gjitha ekipet. Me njerëzit që janë jashtë kemi vendosur t’i akomodojmë në hotele sepse nuk mund të rrinë në çadër në dimër.

Në momentin kur ndodh krizë e tillë të gjithë mblidhen. Kemi shumë suport të gjitha vendet. Banda 2020 besoj do i kemi futur të gjithë në shtëpia”, tha kryeministri Rama.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • Cfare quan besim qe do ja dalin ky more, qe deri tani humben jeten mbi 30 persona?
    Po te ra nje termet para 3 muajsh o hajvan, ti cfare masash more si qeveri? Apo nje mut vetem vodhe me halete qe ke verdalle!
    Ky eshte i mbaruar fare, vetem propagande si enveri ben.

    • Pa vënd e përdore Enverin. Atij i ofronin ndihmë dhe thosh s’kemi nevojë. Tani mbajmë sytë nga jashtë.
      Rindërtimi shtëpive bëhejj në kohë rekord. Pyet për Baçallëkun, në se ske dëgjuar.
      Ghej ndonjë event tjetër për sharje, me që të pëlqen. Lëre politikën në këtë fatkeqësi.

  • Dhe Rama e mban fjalen, ka dhene prova! Ja, pati premtu 300 000 vende pune kur mori pushtetin (sa nuk premton as kandidati per president ne USA) dhe ja ka gjetur punen, i ka nisur ne emigracion…biles e ka tejkalu shume shifren e premtu.

  • Ahahahaha…e bukur kjo fotografia (shpresoj mos ta nderroni). Policia duke nxjerre nga germadhat kete zdapin e gjate qe ngjan ca me timonierit te tepsise pushtetit.

  • Qeveria te nxjerre pergjegjesine per shkaterrimet qe marrin jete njerez . Te gjithe e dime nga “rregjimi i shenjte ” se ndertimet shumekateshe ne vend jane te pa pranueshme shkencerisht . Ku i shpje “mushka” keta aventuriere te pa imagjinueshem ..?!

  • Premtimi megjithmend qe pozitiv por duhet te dijsh dicka;deri atehere kushedi sa bishta do te dalin mbrapa si psh ,jo nuk jane legalizuar,nuk kane paguar taksen e siguracionit ,jane pa leje etj sic ndodhi me ndertesat e Astirit qe para se te vinte ne pushtet i premtoi te gjitheve legalizi biles edhe pa leke .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *