Kryeministri Edi Rama ndodhet në urën e Mifolit për të monitoruar situatën.
Rama falënderoi kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, i cili dje në mbrëmje “shprehu mirëkuptimin për të ndërprerë diskutimet që ishin në rend të ditës lidhur me buxhetin dhe të na japë mundësinë ta mbyllim seancën”
“Përsëris apelin të gjithë qytetarëve në zonat e paralajmëruar si të prekshme nga prurjet e lumit Vjosë të jenë të vëmendshëm dhe tu përgjigjën kërkesave për tu evakuar dhe për tu spostuar. Të shpëtojmë jetët e njerëzve, sa të mundemi bagëtitë dhe më pas kur vjen dielli vjen pjesa tjetër e bilanceve“, theksoi Rama.
Rama nuk la pa falenderuar ministren e Mbrojtjes, të gjithë prefektët por dhe krerët e bashkive të cilët u angazhuan gjatë natës për përballimin e situatës.
Gjithashtu shprehu ngushëllime për elektricistin i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme.

TE MEREN GJITHE MASAT PER RUAJTJEN E KALIT TE XENIT NE SUEDI E TE LOèES SE BASHES APO ‘ZONJES SE PARE’ NE HOLLANDE..
Sot falënderon Bashën !
Më parë falënderoi Berishën , për kontributin që kish dhënë për demokracinë . Më pas falënderoi dhe dekoroi Vishon e Gazidedes , pastaj falënderoi Metën …..!
Rroftë gënjeshtra shqipëtaro- euro atllantike që quhet
VETTING !
Je bërë bajat , more Edi Rama , ç’do ditë e më shumë !