Teknologjia dhe inovacioni janë vlerë themelore e komunikimit dhe për shoqërinë shqiptare. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të konkursit mbarëkombëtar “Albanian ICT Aëards II”. Sipas tij, këto aktivitete përbën investim për të ardhmes.
“Gjithë hapësirës shqiptare i rikujtoj se inovacioni është një vlerë themelore e një kohe tërësisht të re të komunikimit dhe se bota është vetëm një fshat global”, tha kreu i qeverisë.
Kryeministri Rama përcolli gjithashtu një propozim insistues të skuadrës qeverisëse që merret me problemet e inovacionit, për të shtuar edhe një çmim tjetër përtej çmimeve që jepen në këtë ngjarje të përvitshme nga “Albanian ICT Aëards”, një çmim të kryeministrisë për gruan e vitit në inovacion.
“zhvillimet në teknologji dhe veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit janë si një revolucion po aq formësues e transformues për shoqërinë tonë dhe shtetet dhe qeveritë që nuk e kuptojnë këtë apo shoqëritë që nuk arrijnë të adopotohen janë të destinuara të përfundojnë si ai mbreti i përhumbur të humbasin kokën dhe drejtpeshimin. Kjo na kujton dhe na vë në zemër të këtij revolucioni, në ndodhje e sipër që po transformon botën jo më me vite, por me sekonda”, tha Rama
