Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë udhëtuar së bashku në Berlin, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron.
Thaçi, Haradinaj dhe Rama kanë udhëtuar nga Prishtina me avionin privat të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka udhëtuar se bashku me ta.
Bashkë me ta ka udhëtuar edhe ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj.
Në Samitin e Berlinit janë ftuar presidentët dhe kryeministrat e Kosovës, Serbisë e Malit të Zi e dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe kryeministrat e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Kancelarja Merkel, përveç takimit të përbashkët me liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të ketë takime të veçanta me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

l.h/ dita

Te marrin me vete edhe Batonin e UDB-se, por mos te harrojne Ambasadorin e Putnit ne Tirane,
sepse:
MUND TE JAPE SHUME KESHILLA TE VLEFSHME
Ne fund te fundit Pacolli lekat per aeroplane private tek goza e Elcinit ne Rusi i beri pale pale.
Nuk bie mortja ne hale…sikur..
OUuuuuuuuu…tani komente se kjo seshte pordhe e zakonshme ,kjo eshte pordhe e madhe…
Filluan keta te papunet qe vene tritol rrugeve. Emrat (peudo ashtu si jane vete) bien era qe m’at’ane gardhit, mirel intelektual, pordhikal . Pse nuk lexova diçka serioze dhe qe te vlente per diskutim!